• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një shqiptar nga Kosova për herë të parë në krye të Federatës Vatra: Do mbështesim çdo lider nga Tirana e Prishtina

by Java News
28/01/2020 19:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në krye të Federatës Panshqiptare Vatra në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është zgjedhur Ilmi Berisha, shqiptaro-amerikani i parë nga Kosovë që drejton këtë federatë në mbi 100 vite të krijimit të saj.

Gjatë një interviste për Zërin e Amerikës, Berisha shpalosi planin e tij për atë që ai e quan vizioni i shekullit XXI.

Intervista e plotë:

–Ju vini në krye të organizatës vini në një moment jo të lehtë. Disa anëtarë të vjetër janë përjashtuar. A keni ju një plan për ta unifikuar Vatrën?
Asnjë anëtar i Vatrës, anëtarë të cilët kanë mbështetur vatrën në 50 vite nuk janë përjashtuar. Ju siguroj që një gjë e tillë nuk ekziston. Ka mendime të ndryshme dhe kjo është traditë.

-Ju jeni një aktivist i hershëm i komunitetit dhe keni kontribuar materialisht për kauza të ndryshme. Jeni i pari nga Kosova që drejtoni Vatrën. Çfarë ju motivoi për ta marrë përsipër këtë sfidë?
Shqiptaro-amerikanët janë pjesë e rëndësishme e krijimit të shtetit të ri të Kosovës. Këto energji që kanë mbretëruar në 100 vite dhe pjesa tjetër e 30 vjeçarit të fundit, mendoj që është e nevojshme të vazhdojmë organizimin e shqiptarëve në Amerikë për të kontribuar më së mirë për vendin e origjinës.

-Si mund të bëhet Vatra ombrellë e shqiptaro-amerikanëve pavarësisht bindjeve që kanë për qeveritë në vendin amë?
Kur është krijuar Vatra nga Noli dhe Konica kjo ka qenë ideja themeltare e tyre, pra Vatra të shërbejë si ombrellë. Unë mendoj që tani me energjitë e reja, mentalitetin e shekullit 21 që do ta promovoj unë do të krijojmë infrastrukturë që do të jetë joshëse për gjeneratat e reja të shkolluar që kanë mundësi për ta shtyrë Vatrën edhe më fuqishëm dhe ta vënë interesin e shqiptarëve atje ku e meriton,.

-Në komunitet ka pikëpamje të forta politike pro ose kundër kësaj qeverie në vendin amë…
Ajo gjithmonë do të ekzistojë sepse ka preferenca personale ndaj lidershipit në Tiranë dhe Prishtinë. Vatra e shekullit 21, unë dhe ekipi im do të përqendrohet pak më ndryshe. Ne do të promovojmë çdo lider që vjen nga Prishtina dhe Tirana zyrtare dhe do t’i trajtojmë të gjithë me dinjitet sepse është e vetmja mënyrë të krijojmë kredibilitet të vazhdueshëm në Uashington, duke mos u marrë me njëri-tjetrin por duke ecur përpara për një perspektivë më të përshtatshme.

-A mund të jetë Vatra një instrument influencimi pranë administratës amerikane për sfidat e mëdha siç janë integrimi i Shqipërisë apo normalizimi Kosovë-Serbi.
Konica mendonte se Vatra do të ishte një ombrellë e shqiptarëve në Amerikë. Pas ombrellës, Konica dhe Noli e kuptonin fare mirë se ndonte se vatra duhet të influencojë për interesat e shqiptarëve në Ballkan. Është koha që Vatra të kthehet në substancën e saj. Ajo është përkujdesja për interesat e shqiptarëve në Ballkan. Është koha që ndoshta Vatra të mendojë dhe të përqendrohet në të njëjtën elementë me qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës karshi bisedimeve që po vonohen me Serbinë dhe të cilat do të rezultojnë aty ku Kosova duhet të jetë.
Unë mendoj që duhet të kthehet përkushtimi i shqiptaro-amerikanëve, në këtë rast Vatra si ombrellë dhe të tjerët dhe të forcojmë marrëdhëniet tona 100 vjeçare me Shtetet e Bashkuara dhe t’i vendosim atje ku duhet.

-A e shihni Presidentin Trump si një shans për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
Unë ndihem shumë mirë dhe modest me politikën e Presidentit Trump. Shqiptarët duhet të vetëdijesohen dhe të koordinohen si në Tiranë dhe në Prishtinë, por edhe një koordinim i ri duhet të bëhet me mërgatën në SHBA. Ne jemi të gatshëm të kontribuojmë dhe të japim energjitë tonë pozitive rreth bisedimeve dhe mundësive që të krijojmë ura të reja dhe të krijojmë pa asnjë dilemë shtetin e Kosovës, i cili ka kaluar një çikë në zbehje për sa i përket njohjeve të reja. Koordinimi me Vatrën do të hapë rrugë të reja dhe të fuqishme rreth forcimit të mëtejshëm të shtetit të Kosovës.

-Si kryetar i ri i Vatrës, a shihni ju shanse për ngritjen e nivelit arsimor të Vatrës duke ftuar anëtarë të rinj, pasi dihet se ka të rinj që janë doktor shkencash, inxhinierë të zotë, etj.
Ky është qëllimi jonë! E vetmja mënyrë që Vatra të ecë në rrugën 108 vjeçare, është inkuadrimi i sa më i shpejtë i të rinjve dhe të rejave që janë këtu në Amerikë. Në të ardhmen e afërt, e tërë Vatra do të kalojë në duart e të rinjve që janë stazat më të larta të edukimit dhe zhvillimit në Amerikë. Kjo do të ketë edhe ndikim pozitiv në ekonominë e vendit nga kanë ardhur. /voa/

Next Post
Kreshnik Spahiu shënon daljen e dytë nga çadra: PD e ka gabim për Jeruzalemin

14 arsye, pse ambasadorja amerikane s’duhet të takohet me modelin Berisha?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

Protesta si qar i Ramës dhe Berishës

September 29, 2026
Përplasja te Konferenca e Kryetarëve për rrogat e magjistratëve, Balla opozitës: Ne nuk protestojmë si ju kundër gjykatave, respektojmë Kushtetuesen

Balla reagon pas vendimit të Kushtetueses: Falenderoj opozitën për kandidaturën e Endri Shabanit! Ky është shembull i mirë kur ka bashkëpunim

September 29, 2026
“Non-grata e Berishës nuk është hequr, lajmi i gazetarit amerikan për efekt fushate”

Ambasadori i ri i SHBA, non grata e Berishës dhe keqkuptimi i madh

September 29, 2026
“Kapitulli i ri” i Eric Wendt? Ka ardhur një sherif i ri në qytet!

“Kapitulli i ri” i Eric Wendt? Ka ardhur një sherif i ri në qytet!

September 29, 2026
Ndeshja me San Marinon, FSHF udhëzon tifozët kuqezi për aksesin në stadium dhe parkimin

Ndeshja me San Marinon, FSHF udhëzon tifozët kuqezi për aksesin në stadium dhe parkimin

September 29, 2026
“Keni nevojë për unitet”- Skandali në SHISH, flet zv/ministri i Jashtëm polak: Shqetësues, por Shqipëria është në rrugën e duhur drejt BE-së

“Keni nevojë për unitet”- Skandali në SHISH, flet zv/ministri i Jashtëm polak: Shqetësues, por Shqipëria është në rrugën e duhur drejt BE-së

September 29, 2026

Kur askush nuk e ndien erën e vet

September 29, 2026
Trump për arrestimet pranë RAF në Britaninë e Madhe: “Zhvillim fantastik”, po planifikonin të shkaktonin dëm të madh (VIDEO) -

“Nuk do kenë kurrë armë bërthamore”- Trump: Konflikti me Iranin do të marrë fund shumë shpejt, çmimet e naftës do bien

September 29, 2026
Siguria në shkolla, Kumbaro nga Kamza: Paketa e sigurisë, standard i njëjtë në të gjithë vendin!

Siguria në shkolla, Kumbaro nga Kamza: Paketa e sigurisë, standard i njëjtë në të gjithë vendin!

September 29, 2026
Përplasja për 7 Tetorin, ish-kreu i “Shin Bet” padit për shpifje Netanyahun: E paralajmërova për një katastrofë me përmasa të papara, por e injoroi

Përplasja për 7 Tetorin, ish-kreu i “Shin Bet” padit për shpifje Netanyahun: E paralajmërova për një katastrofë me përmasa të papara, por e injoroi

September 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com