• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Protesta si qar i Ramës dhe Berishës

by Dritan Hila
29/09/2026 18:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Dritan Hila

Para tetë vitesh, një grup personazhesh emergjente në politikë (pak a shumë janë po ata që bëjnë protestat e përnatshme në bulevard apo rrjetet sociale), dhe qejflinj politike, bënin në Facebook qeverinë ideale, duke i caktuar njëri-tjetrit poste ministrash.

Deri këtu asgjë e keqe, madje zbavitëse. Spartak Ngjela, me sensin e tij të autoironisë, për të stigmatizuar këtë fenomen thoshte se në Spaç edhe unë jam bërë tre herë kryeministër në qeveritë që bënim në burg.

Protesta që po mbyll muajin e katërt mesa duket është një masturbim mendor i ngjashëm me historitë e të shkuarës. Edhe këtë radhë protestuesit kishin filluar ndanin postet dhe drejtoritë, çka tregon që nocioni i tyre sesi merret pushteti e mbahet shteti është përtej fëminores. Dhe duke parë kualitetin që është në shesh, nuk është çudi.

Nisja e protestës pati në fillim një pjesëmarrje të larmishme ku nuk mungonin edhe njerëzit e mërzitur nga shumë faktorë të pushtetit. Mirëpo zmalti ra shpejt dhe pjesa e shëndoshë u tërhoq. Ata që prisnin të shfaqej Mesia, profeti që do shkatërronte këtë klasë politike, partia dhe intelektualët të cilët do ishin pa emër por me aureolën e të dërguarit të Zotit nuk dolën.

Shqiptarët që mendojnë se një dorë e fshehtë, okulte, do t’i përmbyste politikanët e sotëm, nuk u shfaq. Pas rënies së zmaltit, avash-avash, tani kanë mbetur vetëm teneqet e saj të cilat sulmojnë njerëzit në rrugë, në rrjetet sociale dhe natyrisht vënë edhe gjoba.

Nga protesta janë tërhequr jo vetëm ata që kanë një formim logjik, por edhe shtresa e mesme, biznesmenët e vegjël dhe të mesëm, njerëz që veprojnë të programuar, pasi panë që nga sheshi nuk po dilte asnjë projekt, përkundrazi, me kalimin e ditëve u mbizotërua nga njerëz banalë. Dhe sot, në muajin e katërt, kanë mbetur një grusht njerëzish që nuk përbëjnë më as lajm, përveçse për kanalet qe nuk kanë të paguajnë punonjësit dhe mbushin programacionin duke ngulur kamerat në bulevard.

Në fakt ky është shërbimi më i madh që po i bëjnë Ramës, por edhe Berishës. Mjafton të ndjekësh një ditë atë zallamahi mendjesh e fjalimesh, dhe çdokush bindet se ende opsioni më i mirë për të hedhur votën, mbetet PS ose PD. Ndaj edhe të dy udhëheqësit ndihen të qetë në monopolet e tyre, madje duket se e stimulojnë atë për ta mbajtur të ndezur, si për t’u thënë njerëzve që ikja e tyre do sjellë këtë amalgamë tekahytësh.

E tepron nganjëherë Rama kur tallet dhe hap fjalë që do dorëhiqet, çka bën që në çetën e protestës të hyjë sherri i posteve dhe të nesërmen kur shpresa shuhet, të fillojnë të ëndërrojnë prapë për qeverinë e radhës. Por fundja të papunë janë dhe kjo është një kalim kohe më e mirë se të vrasësh miza, zanat që shumica e tyre e ushtrojnë qysh në shkollën tetëvjeçare./dritare.net

Next Post
Rruga drejt BE-së, ministri Hoxha nga Vjena: Shqipëria përparim mbi bazën e meritave, do vazhdojmë të sjellim rezultate!

Rruga drejt BE-së, ministri Hoxha nga Vjena: Shqipëria përparim mbi bazën e meritave, do vazhdojmë të sjellim rezultate!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Agasi mohon takimin me Hysenin! Avokati sfidon SPAK dhe kundërshton pretendimet për dokumentet në makinë: Asnjëra nuk qëndron!

Agasi mohon takimin me Hysenin! Avokati sfidon SPAK dhe kundërshton pretendimet për dokumentet në makinë: Asnjëra nuk qëndron!

September 29, 2026
Zjarri i madh në Gorishovë shkrumboi edhe ullinjtë shekullorë, Policia shoqëron 78-vjeçarin e dyshuar si piroman!

Zjarri i madh në Gorishovë shkrumboi edhe ullinjtë shekullorë, Policia shoqëron 78-vjeçarin e dyshuar si piroman!

September 29, 2026
Aksident dramatik në aksin Lushnjë-Berat, motori me 2 emigrantë nga Bangladeshi përfundon në kanal, njëri përfundon në spital

Aksident dramatik në aksin Lushnjë-Berat, motori me 2 emigrantë nga Bangladeshi përfundon në kanal, njëri përfundon në spital

September 29, 2026
Listë me çmime fikse për 3 muaj, ministrja Ibrahimaj: “Pasqyra e Çmimeve” për 160 produkte del në tetor!

Listë me çmime fikse për 3 muaj, ministrja Ibrahimaj: “Pasqyra e Çmimeve” për 160 produkte del në tetor!

September 29, 2026
Galopi i investimeve të huaja direkte

Galopi i investimeve të huaja direkte

September 29, 2026
Muzika shqiptare te filmi “Odisea”: Kuvendi i përcjell mirënjohjen mjeshtrit Vendim Kapaj!

Muzika shqiptare te filmi “Odisea”: Kuvendi i përcjell mirënjohjen mjeshtrit Vendim Kapaj!

September 29, 2026
Liga e Kombeve/ Zbulohet formacioni i kuqezinjve përballë San Marinos! Kërkohet fitore bindëse në transfertë, Maran me 6 ndryshime

Liga e Kombeve/ Zbulohet formacioni i kuqezinjve përballë San Marinos! Kërkohet fitore bindëse në transfertë, Maran me 6 ndryshime

September 29, 2026
Historike në Marok, mbreti Mohammed emëron gruan e parë në krye të qeverisë!

Historike në Marok, mbreti Mohammed emëron gruan e parë në krye të qeverisë!

September 29, 2026
Siguria në shkolla bën bashkë katër ministri, prezantohet dhe paketa: Implementim në të gjithë vendin, vija e kuqe…

Siguria në shkolla bën bashkë katër ministri, prezantohet dhe paketa: Implementim në të gjithë vendin, vija e kuqe…

September 29, 2026
“SPAK gaboi me Vlora Hysenin”- Martin Leka: Kreu i SHISH arrestohet vetëm në raste flagrante!

“SPAK gaboi me Vlora Hysenin”- Martin Leka: Kreu i SHISH arrestohet vetëm në raste flagrante!

September 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com