• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një shpjegim i shkurtuar për Besart Xhaferin, rreth atyre që “i kanë dalë zot Berishës” në ditë të vështira

by Mero Baze
22/10/2025 19:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze 

Tradita më e vjetër dhe më shkatërruese në Partinë Demokratike, që është kthyer në mekanizmin kryesor për karrierë brenda saj, është ajo e “t’i gjendesh në ditë të vështira Sali Berishës”. 
Ka qenë kështu që nga viti 1992. 

Kur Berisha u përball për herë të parë me kritikët e tij – Gramoz Pashkon, Preç Zogajn, Arben Imamin e Neritan Cekën – ata që iu gjendën në krah u shpërblyen menjëherë: u bënë ministra, drejtues institucionesh dhe morën postet kyçe në PD.

Pasi morën gjithë pushtetin që kishin ëndërruar, duke mbrojtur Berishën nga “armikët e brendshëm” – të cilët, sipas tij, ishin futur nga Ramiz Alia – pas disa vitesh kuptuan se kishin mbrojtur një monstër politik. Dhe pak nga pak, të gjithë filluan të përballeshin me të. 
I pari ishte Eduard Selami, që e vuri Berishën në pozitë të vështirë pas humbjes së referendumit për Kushtetutën, duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë dhe bashkimin e postit të kryeministrit me atë të kryetarit të PD-së. 

Sërish, në atë kohë, dolën “ata që i dolën zot Berishës në ditë të vështira” – Forumi Rinor i PD. 
Edhe ata, më pas, u integruan në grupin parlamentar të vitit 1996 dhe në kryesinë e PD-së. 
Pastaj erdhën trazirat e vitit 1997, dhe shumica e qeverisë së Berishës – ku spikasnin pikërisht ata që e kishin mbështetur më fort në 1992 – u kthyen kundër tij. 

Berisha mbeti me një grusht njerëzish. Pollo dhe Azem Hajdari, të rikthyer në PD, ishin të vetmit që e shoqëronin, duke udhëtuar në të njëjtën veturë, por duke ëndërruar si ta hiqnin qafe njëri-tjetrin – dhe të dy bashkë Berishën.  Në fund, lojën e fitoi Berisha. Më 1998 hoqi qafe Azemin, dhe më 1999 Pollon.  Ata që iu gjendën pranë në ato momente të vështira ishin disa nga figurat e vjetra të mbetura në PD, si skalion i dytë, dhe disa të rinj si Topi, Mustafaj apo Ngjela, që iu afruan si “intelektualët e rinj”. 

Edhe këta i përfshiu në betejë me njëri-tjetrin, duke u hequr qafe brenda një dekade, dhe më 2005 u mbështet tek brezi i ri i KOP-it – rojet politike të vajzës së tij në PD.  Mes tyre shkëlqeu Lulzim Basha, të cilit vendosi t’i jepte gjithçka. 
Pas një qeverisjeje problematike 8-vjeçare, tërësisht nën kontrollin e djalit e vajzës së tij, shokët e tyre morën pushtetin, duke përzënë të gjithë ata që dikur “i kishin dalë zot Berishës”. 

Kur humbi më 2013, Berisha ishte i qetë – sepse partinë ua kishte lënë fëmijëve, me një përfaqësues besnik si Lulzim Basha.  Ai nuk u mërzit asnjëherë që Basha humbiste rregullisht më 2015, 2017, 2019 dhe 2021. Të gjitha humbjet e Bashës i justifikoi, i mbrojti, madje i quajti “heroizëm të një politikani me perspektivë”. 

Mjaftoi shpallja e tij non grata nga SHBA që Basha të detyrohej të zgjidhte mes SHBA-ve dhe Berishës – dhe zgjodhi SHBA-të.  Atëherë Berisha i vërsuli kthetrat mbi pronën e tij: Partinë Demokratike.  Ata që iu gjendën pranë në atë moment të vështirë ishin sërish Forumi Rinor i PD-së, me në krye Këlliçin, dhe gardistët e përhershëm të opozitës: Noka, Vokshi e Paloka. 
Pasi mori vulën dhe siglën e PD-së, Berisha humbi zgjedhjet e 2023 dhe 2025 pa Bashën. 
Tani të gjitha akuzat që ia kishte bërë Bashës bien mbi fytyrën e tij, por ai nuk mërzitet – sepse në kokën e tij “PD është ende gjallë”. 

Sot, ata që i dolën zot në ditët e vështira të vitit 2021 – si Këlliçi, Xhaferi e të tjerë – thjesht po i kujtojnë se kur i dolën zot, vendosën disa rregulla që duhen respektuar. 
Kaq ka mjaftuar që gjithë njerëzit periferikë të PD-së të ngrihen, të kërkojnë linçimin e tyre dhe të dalin përsëri në mbrojtje të Berishës, që “të mos i lëvizë askush kolltukun”. 
Në Partinë Demokratike, nuk është problem humbja e zgjedhjeve apo paaftësia për të fituar me Berishën.  Problemi është frika se mos dikush kërkon ta largojë Berishën.  

Ndaj kryetari i FRPD-së, Besart Xhaferi, do ketë telashe. Situata është aq serioze, sa Berisha u detyrua t’ia bënte të qartë publikisht se nuk do ta respektojë “nenin Basha” që vetë futi në statut – nen që përcakton se, nëse kryetari humbet zgjedhjet, duhet të japë dorëheqje, edhe nëse pretendon se ato janë manipuluar.  Pra, në PD nuk po ndodh asgjë e re. 

Është përsëritja e pafund e të njëjtit cikël: njerëzit që i kanë dalë zot Berishës në një betejë të mëparshme kthehen në viktima të tij, dhe në vend të tyre dalin “dalzotës” të rinj. 
Në gjithë këtë histori duket sikur fiton gjithmonë Berisha, sepse ai mbetet aty dhe të tjerët ikin. 
Por në fakt, fitimtarët e vetëm janë ata që ikin prej tij.  Ata që shpëtojnë nga ajo çmendinë politike dhe e lënë të vetmuar në “ditët e përjetshme të vështira” që ai vetë i krijon. Kur të mos i mbetet askush, do gjendet gjithmonë ndonjë nga qeveria që t’i qëndrojë pranë, që të mos duket vetëm. 
Mos u shqetësoni për fatin e tij – atë nuk e lë pushteti as të vdesë, as të iki. 

Por kushdo që ikën, shpëton veten.  Sepse PD nuk mund ta shpëtojë dot nga Berisha. 
Prandaj, merreni lehtë.  Nuk po humbni ndonjë gjë me vlerë. Po humbni Sali Berishën – dhe kur ta humbni, do kuptoni më në fund çfarë keni fituar. 

Next Post
Vrasja e dyfishtë në Manëz, gjendet makina e 21 vjeçarit të arratisur/ “Me gjurmë plumbi”, ja ku e kishte fshehur..

Vrasja e dyfishtë në Manëz, gjendet makina e 21 vjeçarit të arratisur/ "Me gjurmë plumbi", ja ku e kishte fshehur..

Comments 2

  1. Respekt për ko,entuesit says:
    1 year ago

    Nga fillimi më 1991 evoluimi i Sali Berishës, është :
    Nga tualet u bë WC,
    nga WC u bë Nevojtore,
    nga Nevojtore u bë halé,
    nga Halé u bë qenef,
    nga qenef u bë yzyrhane,
    nga Yzyrhane u bë gjiriz,
    nga gjiriz u bë mut,
    nga Mut u bë MUTSIHANE.
    Po ka më për të shtuar, si këto që shkruaj, u lutem komentuesve, le ti shtojnë, duke pasuruar kolorin e karakterit të SalBERRishit.

    Reply
  2. Respekt për komentuesit says:
    1 year ago

    Nga fillimi më 1991 evoluimi i Sali Berishës, është :
    Nga tualet u bë WC,
    nga WC u bë Nevojtore,
    nga Nevojtore u bë halé,
    nga Halé u bë qenef,
    nga qenef u bë yzyrhane,
    nga Yzyrhane u bë gjiriz,
    nga gjiriz u bë mut,
    nga Mut u bë MUTSIHANE.
    Po ka më për të shtuar, si këto që shkruaj, u lutem komentuesve, le ti shtojnë, duke pasuruar kolorin e karakterit të SalBERRishit.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhjet në Serbi, radhë kilometrike në disa pika kufitare

Zgjedhjet në Serbi, radhë kilometrike në disa pika kufitare

October 25, 2026
Arjani dhe arnat-at e rrjetit

Tirana në vandalizëm: Dhuna nuk është protestë, dialogu është e vetmja rrugë!

October 25, 2026
“Gati paketa me 6 instrumente kundër anarkisë”, Rama: Mercenarë nga Spanja në protestën e djeshme

“Gati paketa me 6 instrumente kundër anarkisë”, Rama: Mercenarë nga Spanja në protestën e djeshme

October 25, 2026
Rama sfidon opozitën pas protestave të dhunshme: Kush kërkon dorëheqjen time, gabon nëse mendon se mund të ma imponojë me dhunë

Rama sfidon opozitën pas protestave të dhunshme: Kush kërkon dorëheqjen time, gabon nëse mendon se mund të ma imponojë me dhunë

October 25, 2026
“Maskat përfaqësojnë krimin e organizuar”/ Rama: PD doli nga prapavija në ballë të dhunës urbane

“Maskat përfaqësojnë krimin e organizuar”/ Rama: PD doli nga prapavija në ballë të dhunës urbane

October 25, 2026
Plagosja e 28-vjeçarit në protestë, Armand Duka: FSHF e gatshme të ndihmojë për trajtimin dhe rikuperimin e tij

Plagosja e 28-vjeçarit në protestë, Armand Duka: FSHF e gatshme të ndihmojë për trajtimin dhe rikuperimin e tij

October 25, 2026
Rama paralajmëron masa kundër dhunës: Gjobë deri në 500 mijë lekë! Prindërit paguajnë për dëmet e të miturve

Rama paralajmëron masa kundër dhunës: Gjobë deri në 500 mijë lekë! Prindërit paguajnë për dëmet e të miturve

October 25, 2026
Demo pas protestës së dhunshme: Hetim për financuesit dhe nxitësit, në lupën e drejtësisë organizimi i akteve të dhunës

Demo pas protestës së dhunshme: Hetim për financuesit dhe nxitësit, në lupën e drejtësisë organizimi i akteve të dhunës

October 25, 2026
VIDEO/ Protesta në Tiranë, Rama prezanton paketën e re ligjore kundër dhunës dhe anarkisë urbane

VIDEO/ Protesta në Tiranë, Rama prezanton paketën e re ligjore kundër dhunës dhe anarkisë urbane

October 25, 2026
PS ngre alarmin: Dhuna po dëmton imazhin e turizmit shqiptar, bizneset raportojnë anulime rezervimesh

PS ngre alarmin: Dhuna po dëmton imazhin e turizmit shqiptar, bizneset raportojnë anulime rezervimesh

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In