• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një përsëritje e fotografisë me Trumpin, në Bruksel

by Mero Baze
04/12/2017 19:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Fjalimi i Lulzim Bashës në Bruksel nuk është aspak shqetësues për Shqipërinë. Nëse e lexon me qetësi, Lulzim Basha nuk i thotë Brukselit, se çfarë duan shqiptarët nga Brukseli, por u thotë shqiptarëve, çfarë do të donte ai, të dëgjonin ata nga Brukseli. Dhe kërkesat e tij ishin dy. E para, ai u thoshte eurodeputetëve, “se ju keni një stepje për të hapur negociatat me Shqipërinë…” (pas kësaj u stepën shumë eurodeputetë) dhe e dyta, u thoshte se “ju keni në dorë të na hiqni lëvizjen e lirë”. Pra, në thelbin e vet, fjalimi i Bashës ishte më shumë një përpjekje si duhet ta kuptonin shqiptarët qëndrimin e Europës, sesa si duhet ta kuptonin europianët qëndrimin e shqiptarëve. Ishte një vizitë me bileta të paguara nga Brukseli, për t’u thënë shqiptarëve se si ka dëshirë ai të flasë Brukseli.

Kjo nuk ka ndonjë ndryshim të madh nga udhëtimi i tij i shtrenjtë, që tani po i kushton shumë më shtrenjtë atij dhe PD-së, për të dalë një fotografi me Trumpin. Në kulmin e braktisjes së madhe në çadër në Shqipëri, ai u nis për në Uashington me shpresë se disa lobistë grekë do të mund ta çonin të dilte një foto me presidentin Trump. Nuk ja doli dot. Shkoi dy ditë në Uashington, torturoi dhe disa pagatorë me vete, dhe nuk bëri dot gjë.

Pas dy javësh e nxorri nga sikleti shoku i tij i ngushtë Kamil Ekim Alptekin. Në atë kohë, Kamil Ekim Alptekin, po merrej për të paguar këshilltarin e sigurisë kombëtare të presidentit Trump, zotin Flynn, për të rrëmbyer klerikun Abdullah Gulen, nga SHBA, e për ta degdisur në Turqi. Për këtë tentativë dhe të tjera lidhura me ndikimin rus në SHBA, Flynn është sot para drejtësisë amerikane dhe ka pranuar pjesërisht akuzën, duke kërkuar gjykim të shkurtuar. Por duket se drejtësia po i shkon deri në fund, dhe nuk dihet kë merr me vete.

I njëjti pagues i Flynn, me lekët e kompanisë që ka regjistruar në Utreht, në lagjen ku ka jetuar me Luzlim Bashën, duke qenë dhe shok shkolle, janë mbuluar dhe shpenzimet e fotos së Lulzim Bashës me Trump, për të cilën Basha tani duhet të shpjegojë, si i ka transferuar 670 mijë dollarë në të zezë nga Shqipëria në parajsën fiskale në Belize, e prej andej, në SHBA. Sot emri i Lulzim Bashës në botë është i lidhur me një nga njerëzit më të përfolur në gjithë globin, që fatkeqësisht, është shoku i tij i ngushtë, i cili ka tentuar të devijojë politikën amerikane pro Rusisë, ka tentuar të ndalë sulme të SHBA kundër ISIS dhe ka bërë dhe një foto të Bashës me presidentin Trump. Cdo gjë që mund të ndodhë apo ka ndodhur në Shqipëri, kurrë nuk do jetë kaq në qendër të vëmendjes me një ngjarje kaq të errët me të cilën lidhet direkt Lulzim Basha. Dhe këtë në Bruksel e dinë. Gazeta zyrtare e BE e kishte shkruar që në mëngjes, pa mbërritur avioni i Bashës.

I gjithë ky stërmundim i Bashës atëhere, ishte t’u thoshte shqiptarve, se ju vërtet më braktisët në çadër, por unë kam mik Donald Trumpin.

Tani që zgjedhjet mbaruan dhe Lulzim Basha humbi jo vetëm elektoratin e vet, por duket se po humbet dhe besueshmërinë brenda PD si një intrigant kulisash, po bën të njëjtën gjë. Po shkon deri në Bruksel dhe i kushton më shumë rëndësi gënjeshtrës që u thotë shqiptarëve nga Brukseli, se sa të vërtetave qoftë dhe të hidhura, që mund t’u thotë eurodeputetëve nga Shqipëria.

Përdredhja e gjuhës së tij, që gjoja Europa është e stepur për të hapur negociatat dhe që Shqipëria mund të humbasë vizat, nuk janë fjali të Europës, por fjali të Lulzim Bashës para Europës, për t’i dëgjuar shqiptarët, si fjali që vijnë nga Brukseli. Është ajo që di të bëjë gjithmonë. Kur nuk ka mbështetje këtu brenda, ikën ose në Uashington, ose në Bruksel, ose paguan një foto, ose përdor një podium falas, për t’u thënë shqiptarëve një gënjeshtër me shpresë që ta besojnë.

Shqiptarët e dëgjojnë nga Europa, atë që mendon Europa për ta, nuk kanë pse e dëgjojnë nga Lulzim Basha. Është njësoj sikur Edi Rama në fjalim në Bruksel, t’u tregojë eurodeputetëve, se si ata duhet të vlerësojnë brekushet e tij të sportit apo atletet “Adidas”, dhe t’u thotë shqiptarëve, “plaçi” ju që nuk i doni, se i do Europa.

Lulzim Basha bën pikërisht këtë. Shkon atje për të na thënë që andej, atë që nuk ja besojmë këtu. A thua se e ka fajin vendi ku flet apo pozon ai, që ne nuk e besojmë.

Next Post
Pamje të rënda/ Rebelët shëtisin me trupin e pajetë të ish-presidentit të Jemenit

Pamje të rënda/ Rebelët shëtisin me trupin e pajetë të ish-presidentit të Jemenit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Refuzohet ekstradimi i palestinezit që vrau vajzën në Tiranë, gjykata e shpall “të arratisur”

Refuzohet ekstradimi i palestinezit që vrau vajzën në Tiranë, gjykata e shpall “të arratisur”

April 13, 2026
Mësuesi 67-vjeçar gjendet i pajetë në banesën e tij në Korçë, dyshimet e para

Vodhën një market në Durrës, policia arreston dy autorët

April 13, 2026
Berisha si “kafshë politike” e ndjen në ajër humbjen elektorale të radhës, ja pse na urren të gjithëve

Disfata e Orban në Hungari rrëzon alibitë e humbjeve të Sali Berishës

April 13, 2026
“Do vazhdoj të flas kundër luftës”, Papa i përgjigjet Trumpit: Nuk dua debat…

“Do vazhdoj të flas kundër luftës”, Papa i përgjigjet Trumpit: Nuk dua debat…

April 13, 2026
Hyri për të vjedhur, por ngeci në dritare… Humb jetën tragjikisht një person në Fier

Hyri për të vjedhur, por ngeci në dritare… Humb jetën tragjikisht një person në Fier

April 13, 2026
Britania kundër bllokadës së Hormuzit, Keir Starmer: Nuk përfshihemi në luftë me Iranin

Britania kundër bllokadës së Hormuzit, Keir Starmer: Nuk përfshihemi në luftë me Iranin

April 13, 2026
Dëmtuan stolat e “Loro Boriçit”, procedohen 6 tifozë pas ndeshjes Vllaznia-Teuta

Dëmtuan stolat e “Loro Boriçit”, procedohen 6 tifozë pas ndeshjes Vllaznia-Teuta

April 13, 2026
Lidh Shkodrën me Malin e Zi, Koçiu dhe Karakaçi inspektojnë aksin Shirokë–Zogaj: Gati në Maj!

Lidh Shkodrën me Malin e Zi, Koçiu dhe Karakaçi inspektojnë aksin Shirokë–Zogaj: Gati në Maj!

April 13, 2026
Analiza: Nga Orban te Trump, autokratët e rinj po shkatërrojnë arritjet e vitit 1968

Intervista / Marc Lazar: Populizmi u sfidua nga humbja e Orbanit, por nuk ka vdekur!

April 13, 2026
Kronika e dëshpërimit të Nallbatit dhe të tjera gajle

Kronika si dëshmitare e arratisjes së Sypetritit të financave me linjën e Vjenës

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In