• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, May 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një kryeministër që nuk mërziti askënd, pa llogaritur Albinin!

by Mero Baze
03/07/2020 20:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka rikthyer paqen politike mes Kosovës dhe Shqipërisë në Tiranë. Ai është pritur me tapet të kuq nga kryeministri Rama, “me shumë dashuri” nga Ilir Meta, “me shumë kënaqësi” nga Sali Berisha, “me shumë shpresë” nga Lulzim Basha dhe mbi të gjitha, me shumë qetësi nga qytetarët shqiptarë.

Pas kaq kohësh, vizita e një kryeministri nga Kosova nuk kthehet në betejë politike në Tiranë dhe aq më tepër, në një instrument për të nxitur sherret politike mes dy vendeve.

Kjo në të vërtetë nuk është një traditë e re, por kthim në një traditë të mirë që kanë pasur raportet politike Shqipëri- Kosovë dhe më herët.

Prej vitit 1990, kur Kosova nisi rrugën e shtetformimit të saj, liderët e saj politikë në Tiranë kanë prodhuar neutralitet dhe konsensus.

Pas vitit 1999, vizita e çdo udhëheqësi të Kosovës në Tiranë, ka qenë ceremoniale dhe ka qenë një shkak për të demonstruar solidaritetin, më shumë se sa protagonizmin politik.

Kjo ka ndodhur dhe kur Hashim Thaçi, i lidhur fort me socialistët, ka vizituar Tiranën duke qenë jo miqësor me Berishën, por dhe kur Ibrahim Rugova ka shkelur për herë të parë pas çlirimit të Kosovës në Tiranë, në vitin 2004, duke i takuar të gjithë e duke mos prodhuar debate.

I vetmi që e prishi këtë traditë dhe që prodhoi më shumë lajme për ndarje mes Prishtinës dhe Tiranës, ka qenë Albin Kurti, ai që në fakt ka kauzë fallco të tij bashkimin e shqiptarëve, që në fakt, në mendjen e tij, nënkupton nënshtrimin e shqiptarëve para delirit të tij.

Vizita e tij në Tiranë, apo e kundërta, kur politikanët e Tiranës vizitojnë Prishtinën, për të kanë qenë rast për të prodhuar protagonizëm politik dhe sherre politike.

Kështu ka ndodhur dhe pas fitores së tij si parti e parë në zgjedhjet e vitit të shkuar në Kosovë. Politikani që kishte fituar 25 për qind të votave të Kosovës, nisi një si “Marshimi mbi Romë” drejt Tiranës, a thua se tani kishte ardhur dita që njerëzit të dilnin në rrugë t’i puthnin këmbët si i dërguar i Zotit.

Pasi u soll kafene me kafene me një enturazh gazetarësh propagandistë të tij, pastaj filloi të prodhojë lajme pas çdo takimi, duke sajuar histori të pabëra dhe dialogje të ëndërruara.

Ai ka qenë politikani i parë dhe shpresoj i fundit i Kosovës, që tentoi të përdorë vizitat politike në Tiranë, si një rast për të prodhuar debate ndarjesh me Tiranën dhe për të manipuluar me mikëpritjen dhe protokollin e detyrueshëm vëllazëror që ka Tirana me Prishtinën.

E njoh gjuhën përçmuese të “Vetëvendosjes” ndaj një teknicieni si Avdulla Hoti. I kam parë dhe lexuar fushatat linçuese të trushpëlarëve të Albin Kurtit, ndaj kryeministrit që mendojnë se u ka marrë hisen e diellit.

Është e njohur po ashtu gjuha e tyre hipokrite për bashkim kombëtar dhe bashkim të shqiptarëve, që justifikon fushatat linçuese. Kjo sjellje politike e ka çertifikuar “Vetëvendosjen” si e vetmja forcë politike, që ka shkaktuar ndasi dhe mllefe politike mes shqiptarëve. Është e vetmja forcë politike, që është përzier dhe në politikat ditore në Shqipëri, duke u angazhuar politikisht.

Albin Kurti është i vetmi politikan që ka marrë rrugën nga Prishtina në Tiranë, për t’u bërë thirrje shqiptarëve të rrëzojnë dy ministra të Kosovës që janë në Qeverinë e Shqipërisë, edhe pse e mban veten si aspirues i bashkimit kombëtar.

Nuk është ndonjë mëkat të shkarkosh Gent Cakajn apo Besa Shahinin nëse punojnë keq, por këtë e bëjnë ata që i kanë emëruar. Ti shkarkosh si “kosovarë” që nuk duan Albinin, është racizëm politik. Dhe Albin Kurti është i vetmi që ka kërkuar të shkarkohen si “kosovarë”, ndërsa mban ndezur retorikën e nacionalistit.

Sot në Tiranë ishte një kryeministër nga Kosova, që e pranuan të gjithë, e përshëndetën të gjithë, dhe mbi të gjitha, e nderuan të gjithë. Ne nuk kemi tagër të gjykojmë as performancën e tij profesionale në Kosovë, as legjitimitetin politik të tij, pasi ato i vendos Kosova. Ne kemi të drejtën tonë të gjykojmë sjelljen e tij normale në Tiranë. Dhe ai provoi sot se është  kryeministër që së paku nuk bezidis asnjë shqiptar. Pa llogaritur Albinin!

Next Post
Ornela Çuçi, “ambasadorja” e parë nga Ballkani në Fondin e Klimës

Ornela Çuçi, “ambasadorja” e parë nga Ballkani në Fondin e Klimës

Comments 1

  1. comment says:
    6 years ago

    shko mer lamash i ramutit
    bej zanatin si vegel e ramalidjes se kush po i referohet truve te tua

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e diel 31 maj 2026

May 30, 2026
Nga Stresi e Armaldo Kllogjeri te vajza e Nishanit dhe djemtë e Olldashit dhe Azem Hajdarit, zbulohet lista e kandidatëve të PD për në Këshillin Kombëtar

Nga Stresi e Armaldo Kllogjeri te vajza e Nishanit dhe djemtë e Olldashit dhe Azem Hajdarit, zbulohet lista e kandidatëve të PD për në Këshillin Kombëtar

May 30, 2026
Lukashenko-Macronit: Mos ia lini udhëheqjen e procesit të paqes Melonit, është grua!

Lukashenko-Macronit: Mos ia lini udhëheqjen e procesit të paqes Melonit, është grua!

May 30, 2026
Dorëzohet Qendra e parë e Çaktivizimit të Armëve, Lamallari: Investim që afron Shqipërinë me standardet europiane

Dorëzohet Qendra e parë e Çaktivizimit të Armëve, Lamallari: Investim që afron Shqipërinë me standardet europiane

May 30, 2026
BBC: Ukraina intensifikon sulmet ndaj autokolonave ruse me dronë me inteligjencë artificiale

BBC: Ukraina intensifikon sulmet ndaj autokolonave ruse me dronë me inteligjencë artificiale

May 30, 2026
Për herë të parë në Shqipëri, projektligj i posaçëm për Inteligjencën Artificiale! Mbikëqyrje për sistemet IA me rrezik

Për herë të parë në Shqipëri, projektligj i posaçëm për Inteligjencën Artificiale! Mbikëqyrje për sistemet IA me rrezik

May 30, 2026
Berisha kopjon qeverinë, i nis punimet e Kuvendit me video me AI: Unë jam Skënderbeu, jo ai i Elisës!

Berisha kopjon qeverinë, i nis punimet e Kuvendit me video me AI: Unë jam Skënderbeu, jo ai i Elisës!

May 30, 2026
Pas incidentit në rus në Rumani, një dron ushtarak i dyshuar sinjalizohet mbi Mynih! Mbyllet aeroporti

Pas incidentit në rus në Rumani, një dron ushtarak i dyshuar sinjalizohet mbi Mynih! Mbyllet aeroporti

May 30, 2026
Miratohet Komisioni i drejtimit të punimeve të Kuvendit Kombëtar të PD

Miratohet Komisioni i drejtimit të punimeve të Kuvendit Kombëtar të PD

May 30, 2026
Mbështetja e qeverisë/ Shoqëritë e transportit përfitojnë 50 lekë për çdo litër karburant, Tatimet hapin aplikimet deri më 1 gusht

Mbështetja e qeverisë/ Shoqëritë e transportit përfitojnë 50 lekë për çdo litër karburant, Tatimet hapin aplikimet deri më 1 gusht

May 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In