• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Politikë

Ornela Çuçi, “ambasadorja” e parë nga Ballkani në Fondin e Klimës

by A R
03/07/2020 20:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zv/ministrja e Turizmit, Ornela Çuçi është zgjedhur anëtare e Bordit të organizatës ndërkombëtare të Fondit të Gjelbër të Klimës.

Është hera e parë, që një përfaqësues nga Ballkani ngjitet si anëtar me te drejta te plota dhe te drejtë vote në bordin e GCF, i cili ka një vëllimi të përgjithshëm financimit deri në 10 miliardë dollarë. Çuçi do t’a mbajë për dy vite pozicionin e anëtares se Bordit prestigjioz. Gjithashtu ajo prej 2019-ës është pjesë e Bordit të GEF(Lehtësirat Globale të Mjedisit) që ka një vëllim të përgjithshëm financimi 32 miliardë dollarë.

“Prej disa muajsh jemi duke punuar ngushtë me kabinetin e Kryeministrit në mënyrë që të nxisim një iniciativë rajonale, te kryesuar nga Shqipëria, për një qasje rajonale ne akselerimin e fondeve për vendet e Ballkanit Perëndimor”-shprehet Çuçi pas zgjedhjes në Bordin e Fondit të Gjelbër të Klimës.
Sipas saj rajoni ofron shumë mundësi për luftën kundër ndryshimit të klimës, por për fat të keq, GCF ishte në gjendje të aprovojë vetëm tre projekte në vendet e Ballkanit Perëndimor deri më tani. “Rajoni përballet me sfida të shumta për shkak të kapaciteteve të kufizuara institucionale dhe bashkëpunimit. Për më tepër, reagimi i vendeve ndaj efekteve të ndryshimit të klimës është sporadik, i drejtuar nga projekte sporadike dhe jo i bazuar në një qasje rajonale”, shprehet ajo.

Fondet për mjedisin në OKB por edhe në BE, kanë marrë një fokus të veçantë, gjatë 10 viteve të fundit të fundit. Në këtë kuadër, edhe Shqipëria aderon prej vitesh në organizma të tillë si Global Environment Facilities dhe Green Climate Fund, siç edhe vendet e Ballkanit. Mundësia e thithjes së këtyre fondeve, kryesisht GRAND, por edhe mundësi për kredi, është pothuaj e pashfrytëzuar fare, si nga vendi ynë, edhe nga të gjithë vendet e Ballkanit, të cilat janë gjithnjë në fund të tabelave statistikore për financim.

Fondi i Gjelbër i Klimës është i vetmi entitet financiar multilateral, mandati i vetëm i të cilit është t’i shërbejë Konventës së Ndryshimeve Klimatike dhe që synon të sigurojë shuma të barabarta fondesh për zbutjen dhe adaptimin. GCF është një entitet kryesor operativ nën mekanizmin financiar të Konventës Kuadër të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimin e Klimës (UNFCCC) i cili përpiqet të japë një kontribut ambicioz në përpjekjet globale drejt arritjes së qëllimeve të përcaktuara nga bashkësia ndërkombëtare për të luftuar ndryshimin e klimës”.

Konferenca e Palëve në UNFCCC themeloi GCF për të bërë një zhvendosje të konsiderueshme drejt rrugëve të zhvillimit të qëndrueshëm të emetimeve dhe klimës në vendet në zhvillim dhe për të ndihmuar në arritjen e qëllimit për të mbajtur një ngritje globale të temperaturës nën 2 gradë Celsius.

Në vitet e fundit GCF ka kaluar nga axhenda e investimeve shumë të pasura dhe të suksesshme për zbatimin e marrëveshjeve multilaterale, në drejtime të reja në fusha shtesë që kërkojnë të përqendrohen strategjikisht në investimet për të katalizuar ndryshimet strukturore në fushat kryesore ku përllogaritet një humbje e madhe mjedisore

Sipas një analize financiare të ekonomisë mjedisore të UNDP, sot globi investon 143 herë më shumë burime financiare në aktivitete që gjenerojnë shpyllëzime sesa ato që të gjitha qeveritë investojnë çdo vit në ruajtjen pyjeve. Në të njëjtat linja, OECD tregon se sot ne investohet rreth 82 miliardë dollarë në ruajtjen e natyrës nga të gjitha burimet në të njëjtën kohë që ne globalisht investohet 500 miliardë dollar në “investime potencialisht të dëmshme për biodiversitetin”.

Për të rikuperuar të gjitha këto humbje, në të gjithë sektorët e mjedisit, fonde të tilla si Global Environment Facilities apo Green Climate Fund, janë bërë tashmë, shtylla e financimit të qëndrueshmërisë mjedisore.

Pas hapit fillestar të ndërmarrë nga Shqipëria për të paraqitur një “Udhëzues për rajonin e Ballkanit Perëndimor në përshpejtimin e qasjes në financat e klimës” diskutuar në një takim të nivelit të lartë në Tiranë në prill 2019, Shqipëria po eksploron mundësitë për të:

• Inicimi i një qasje rajonale për ndërtimin e mekanizmi rajonal, i cili të përbëjë zërin e rajonit të dëgjuar në kontekstin global të fondeve të mjedisit, si dhe të përfitojmë nga sinergjitë për një përdorim më të harmonizuar të fondeve të disponueshme të donatorëve;

• Promovimi i përpjekjeve dhe projekteve të përbashkëta rajonale që çojnë në një ekonomi të de karbonizuar, efikase dhe qarkulluese, si një mënyrë për t’u përfshirë me aksionin e Marrëveshjes së Gjelbër të BE-së “Axhenda e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor” por njëkohësisht, GREEN DEAL është tashmë kryefjalë në UN dhe BE.

/a.r

Next Post
Kishte ardhur për pushime në Shqipëri, mbytet në det te “Shkëmbi i Kavajës” pushuesi nga Kosova

Kishte ardhur për pushime në Shqipëri, mbytet në det te "Shkëmbi i Kavajës" pushuesi nga Kosova

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ja e vërteta për Zvërnecin”, reagon Kushner: Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë

“Ja e vërteta për Zvërnecin”, reagon Kushner: Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë

October 8, 2026
Alarm te republikanët, bie mbështetja e latino-amerikanëve në Teksasin Jugor

Alarm te republikanët, bie mbështetja e latino-amerikanëve në Teksasin Jugor

October 8, 2026
“Ngritja më e madhe e pensioneve”, Balla i drejtohet opozitës: Ju keni hallin e pensionistit tuaj

Protestat, Balla e drejton gishtin nga fqinjët: Të bindur që duhet të ndërtohet në Zvërnec

October 8, 2026
J.D. Vance akuzon Microsoft-in për abuzim me vizat e punës: Pushuan 6 mijë amerikanë dhe morën të huaj

J.D. Vance akuzon Microsoft-in për abuzim me vizat e punës: Pushuan 6 mijë amerikanë dhe morën të huaj

October 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Reforma Territoriale e imponuar me arrogancë, PS duket sikur ka bërë autogol

October 8, 2026
Balla reagim nga Kuvendi: Korrupsion ka edhe në BE, Shqipëria “delja e zezë” e Evropës për masa paraburgimi

“Vetëm në 2 maj jo”/ Balla tregon se kur “merr jetë” reforma territoriale

October 8, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

“Jo ‘kush’, por ‘ti’”, Erion Braçe: Rama më tha nëse votoj kundër, jam jashtë Grupit Parlamentar

October 8, 2026
“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

“Reforma nuk bëhet për ndikim elektoral”/ Mazniku: PS do e fitojë prapë Korçën, s’ndryshon asgjë

October 8, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

Komisioni i Posaçëm për Territorialen, mazhoranca do të heqë paritetin me opozitën

October 8, 2026
PD kërkoi Komision Parlamentar për KAYO-n, Balla në Konferencën e Kryetarëve: Nuk plotëson kriteret kushtetuese dhe ligjore!

“Donim 49 bashki, por s’kishim votat”, Balla nxjerr sekretet e reformës se 2014-ës

October 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com