• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hita: Do të kontribuojmë maksimalisht në luftën kundër krimit të organizuar dhe kërcënimeve globale

by E S
30/05/2026 13:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita mori pjesë këtë të shtunë në ceremoninë e dorëzimit të Qendrës së Çaktivizimit të Armëve të Vogla e të Lehta dhe pajisjeve për funksionimin e saj, një investim i realizuar nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme dhe me mbështetjen financiare të Bashkimit Europian, Gjermanisë dhe Francës.

Të pranishëm në këtë takim ishte dhe Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ambasadori i OSCE-së në Tiranë, Michel Tarran, si dhe përfaqësues të Delegacionit të BE-së, ambasadës franceze e gjermane.

Në fjalën e tij, Hita e cilësoi kë ceremoni si një moment të rëndësishëm për Policinë e Shtetit dhe për të gjitha institucionet që kontribuojnë në sigurinë, stabilitetin dhe luftën kundër përhapjes dhe keqpërdorimit të armëve të vogla e të lehta.

“Mbi të gjitha, ky moment lidhet drejtpërdrejt me sigurinë e fëmijëve tanë, që janë e ardhmja e këtij vendi, çka përbën prioritetin më të lartë në punën tonë të përditshme. Bashkëpunimi prej më shumë se 4 vitesh me OSBE-në dhe partnerët ndërkombëtarë sot po konkretizohet me ngritjen e kësaj qendre moderne.”

Ai theksoi se ky investim përfaqëson një hap konkret në përafrimin e Shqipërisë me standardet e Bashkimit Europian dhe praktikat më të mira ndërkombëtare, duke dhënë sipas tij, një kontribut të drejtpërdrejtë në luftën pa kompromis kundër krimit të organizuar.

Hita gjithashtu pohoi se projekti ka mundësuar forcimin e kuadrit ligjor dhe rregullator, përmes ndryshimeve dhe plotësimeve të rëndësishme në aktet nënligjore, duke sjellë:

– Përafrimin e standardit kombëtar për çaktivizimin e armëve të zjarrit me praktikat më të mira të OSBE-së dhe standardet ndërkombëtare;

– Zhvillimin e kurseve të specializuara të trajnimit dhe mbështetjen për ngritjen e strukturave për zbatimin e saktë dhe mbikëqyrjen rigoroze të të gjithë këtij procesi;

– Sigurimin e infrastrukturës dhe pajisjeve moderne të nevojshme për realizimin praktik të çaktivizimit;

– Forcimin e kapaciteteve të autoriteteve shqiptare për të monitoruar dhe garantuar standardet më të larta të sigurisë gjatë këtij procesi.

Po ashtu, ai nënvizoi se projekti ka dhënë një kontribut mjaft të rëndësishëm edhe në:

– Në ndërtimin e kapaciteteve zbuluese të njësive K9, përmes sigurimit të pajisjeve dhe mjeteve trajnuese;

– Në ndërtimin e kushteve bashkëkohore për strehimin e qenve të policisë dhe Klinikës Veterinare, inaugurimi i së cilës pritet të realizohet së shpejti;

– Në trajnimin e specialistëve tanë dhe në rritjen e aftësive operacionale të Policisë së Shtetit, me një objektiv të qartë: minimizimin e rrezikut të përhapjes së armëve të vogla e të lehta dhe parandalimin e keqpërdorimit të tyre.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit u shpreh mirënjohës ndaj të gjithë partnerëve që kanë mbështetur Policinë e Shtetit dhe institucionet shqiptare në këtë sipërmarrje.

“Policia e Shtetit mbetet plotësisht e angazhuar në luftën kundër armëmbajtjes pa leje dhe çdo forme të kriminalitetit që cenon sigurinë publike, jetën dhe shëndetin e qytetarëve. Paralelisht, përmes strukturave tona të Policimit në Komunitet, ne vijojmë fushatat sensibilizuese, veçanërisht me të rinjtë dhe në shkolla, për të parandaluar rrezikun që sjell mbajtja e armëve, fushata këto të mbështetura fuqishëm nga OSBE-ja dhe partnerët e tjerë të Policisë së Shtetit.”

Ai përfundoi fjalën e tij duke shprehur se dëshiron t’i sigurojë partnerët dhe donatorët se Policia e Shtetit do të vijojë me profesionalizëm dhe përgjegjësi të lartë forcimin e kapaciteteve të saj në shërbim të qytetarëve.

“Në aleancë të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë, ne do të kontribuojmë maksimalisht në luftën kundër krimit të organizuar dhe kërcënimeve globale, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në vend, në rajon e më gjerë.”

Next Post
Vape apo cigare? Mjeku: Pak minuta kënaqësi, por pasoja për gjithë jetën

Vape apo cigare? Mjeku: Pak minuta kënaqësi, por pasoja për gjithë jetën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Evakuohet Terminali 1 në aeroportin e Berlinit, alarm për substancë toksike në valixhe

Evakuohet Terminali 1 në aeroportin e Berlinit, alarm për substancë toksike në valixhe

September 3, 2026
Osmani flet për 6 deputetët që refuzuan Sejdiun: Do të bllokonin çdo emër!

Osmani flet për 6 deputetët që refuzuan Sejdiun: Do të bllokonin çdo emër!

September 3, 2026
“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

September 3, 2026
“Beogradi është i shqetësuar”, gazetari: Serbia nuk e do lidhjen e familjes Trump me Shqipërinë

Nazarko: Është momenti për pakt kombëtar për integrimin e vendit

September 3, 2026
“Në kërkim është shpallur edhe një ish-politikan”/ Gazetari jep detaje nga përplasja me armë në Vlorë

“Në kërkim është shpallur edhe një ish-politikan”/ Gazetari jep detaje nga përplasja me armë në Vlorë

September 3, 2026
Non Grata “e hequr”, komplimente qytetarit Berisha, kujtesë për politikanët

Vangjeli skeptik me policinë për gjobën 5 mln euro: E njoh njërin nga biznesmenët…

September 3, 2026
“Nëse Rama jep dorëheqjen, a e ka PD-ja ekipin gati?”, debat mes pedagogut dhe zyrtarit demokrat

“Nëse Rama jep dorëheqjen, a e ka PD-ja ekipin gati?”, debat mes pedagogut dhe zyrtarit demokrat

September 3, 2026
E qëlluar nga plumbat/ Ndalohet një tjetër makinë e përfshirë në përplasjen me armë në Vlorë

E qëlluar nga plumbat/ Ndalohet një tjetër makinë e përfshirë në përplasjen me armë në Vlorë

September 3, 2026
Zhdukja e celularit të kapur si provë material në Burgun e Fierit, pezullohen 4 punonjës të IEVP

Zhdukja e celularit të kapur si provë material në Burgun e Fierit, pezullohen 4 punonjës të IEVP

September 3, 2026
Situata e zjarreve, “Mbrojtja”: Tetë vatra ende aktive. Operacionet vijojnë në Dibër, Lezhë, Tiranë e Shkodër

Situata e zjarreve, “Mbrojtja”: Tetë vatra ende aktive. Operacionet vijojnë në Dibër, Lezhë, Tiranë e Shkodër

September 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com