• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vape apo cigare? Mjeku: Pak minuta kënaqësi, por pasoja për gjithë jetën

by E S
30/05/2026 13:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Jemi në prag të 31 Majit, Ditës Botërore pa Duhan, por sot shqetësimi nuk lidhet më vetëm me konsumimin klasik të duhanit. Kohët e fundit po vihet re një rritje e ndjeshme e përdorimit të cigareve elektronike, apo vape-eve, veçanërisht mes të rinjve dhe të miturve.

Me ngjyra tërheqëse dhe shije nga më të ndryshmet, ato po promovohen si një alternativë moderne, ndërsa ekspertët paralajmërojnë se pas këtij imazhi fshihen rreziqe serioze për shëndetin. Helmi po maskohet gjithnjë e më shumë si teknologji.

Për të folur më gjerësisht në lidhje me këtë dhe të tjera, në emisionin “Aldo Morning Show” ishte i ftuar këtë të shtunë, më 30 maj, mjeku toksikolog, Alert Drishti.

Drishti pohoi se gënjeshtra më e madhe që po qarkullon sot është se cigaret elektronike nuk janë të dëmshme.

“Ai është një avull që ne do ta fusim në mushkëri, mushkëritë nuk janë të përgatitura fiziologjikisht dhe dëmtohen. Vape-et standarde kanë në përbërjen e tyre nikotinën, e cila është një substancë të cilën organizmi ynë e mbart, por mënyra se si ne e marrim atë, nëpërmjet ushqimit, në mënyrë fiziologjike, ndryshon nga marrja e saj nëpërmjet cigares apo vape-eve. Pra, nuk jemi në kushte fiziologjike dhe vetëm kaq mjafton për të thënë që janë të dëmshme.”

Mjeku sqaroi se nuk bën dot një krahasim se cila është më e këshillueshme për t’u konsumuar mes këtyre dy formave të duhanpirjes.

Ai u shpreh se konsumimi i duhanit dhe cigares elektronike mund t’i japë individit një lloj kënaqësie momentale, por dëmet janë afatgjata.

“Duhet t’i mundësojmë këtij brezi të dijë se çfarë janë këto lloj substancash dhe cilat janë ato që quhen efekte të dëshiruara dhe ato të padëshiruarat. Dhe balanca mes këtyre të dyjave anon nga ana e keqe. Pra, vërtet ti mund të marrësh një efekt të dëshiruar, një qetësim apo një fuqizim fizik ose mendor, por kjo ndodh për pak minuta, ndërkohë që dëmi është për gjithë jetën. Dëm ky, i cili përparon për çdo konsumim të këtyre substancave.”

Next Post
60 mln euro për zhbllokimin e trafikut në Elbasan/ Kompanitë, afat deri më 10 qershor për të paraqitur ofertat

60 mln euro për zhbllokimin e trafikut në Elbasan/ Kompanitë, afat deri më 10 qershor për të paraqitur ofertat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kaos pranë Piramidës, protestuesit hedhin fishekzjarrë dhe gurë në drejtim të policisë

Kaos pranë Piramidës, protestuesit hedhin fishekzjarrë dhe gurë në drejtim të policisë

October 24, 2026
“O Saaaaali nuk gjunjëzohet Shqipëria!’, Balla nxjerr videon nga protesta e dhunshme

“O Saaaaali nuk gjunjëzohet Shqipëria!’, Balla nxjerr videon nga protesta e dhunshme

October 24, 2026
Hidhen lëndë piroteknike përballë Kishës Katolike, i vihet flaka edhe koshave

Hidhen lëndë piroteknike përballë Kishës Katolike, i vihet flaka edhe koshave

October 24, 2026
Një grup protestuesish rikthehen pranë Bulevardit, policia hedh gaz lotsjellës

Një grup protestuesish rikthehen pranë Bulevardit, policia hedh gaz lotsjellës

October 24, 2026
Protestat në Francë këtë herë pa dhunë, eksperti: Reflektim i së majtës ekstreme

Protestat në Francë këtë herë pa dhunë, eksperti: Reflektim i së majtës ekstreme

October 24, 2026
Protestuesit i vënë flakën Ministrisë së Bujqësisë

Protestuesit i vënë flakën Ministrisë së Bujqësisë

October 24, 2026
Policia ndërhyn edhe në sheshin “Skënderbej”, hidhet gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit

Policia ndërhyn edhe në sheshin “Skënderbej”, hidhet gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit

October 24, 2026
Protestat dhe bllokimet e rrugëve rëndojnë transportin urban e interurban, operatorët raportojnë humbje ekonomike nga ndërprerja e linjave

Protestat dhe bllokimet e rrugëve rëndojnë transportin urban e interurban, operatorët raportojnë humbje ekonomike nga ndërprerja e linjave

October 24, 2026
Përshkallëzohet protesta në Tiranë, një protestues ngjitet në dritaret e Bashkisë, gurë drejt Ministrisë së Brendshme

Përshkallëzohet protesta në Tiranë, një protestues ngjitet në dritaret e Bashkisë, gurë drejt Ministrisë së Brendshme

October 24, 2026
Protestuesit bllokojnë kryqëzimin e 21 Dhjetorit, digjen koshat në mes të rrugës

Protestuesit bllokojnë kryqëzimin e 21 Dhjetorit, digjen koshat në mes të rrugës

October 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In