• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një fjalim i palexuar i Berishës

by Roland Lami
22/05/2026 10:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Roland Lami

Në një sallë ku duartrokitet më shumë zell gati në garë kush të perplas më shumë duart dhe të shpreh ekzaltim për liderin legjendar, ky i fundit mori fjalën dhe foli me sinqeritetin që zakonisht politikanët e rezervojnë vetëm për monologje para pasqyrës. “Të dashur demokratë,” tha ai, “ju vazhdoni të silleni sikur kjo parti ka ideale, statute dhe gara. Sa naiv që beheni. Kjo parti ka vetëm një mekanizëm të vërtetë funksionimi: mua. Unë jam vula, logoja, godina, historia, opozita dhe mungesa e opozitës brenda opozitës. Nëse një ditë largohem, mos u shqetësoni për fatin tim; shqetësohuni për fatin e logos dhe godinës, sepse ajo do mbetet pa zë dhe pa njerëz dhe mund ti shërbej qytetit si godinë muze.”

“Ju mendoni se kjo është vetëm një logo, një vulë apo një godinë,” tha ai duke prekur me dorë stemën e partisë, “por për mua kjo është më shumë se kaq. Kjo është lidhje organike. Si oksigjeni me mushkëritë. Ju mund ta shihni si parti por unë e kam jetuar si fat personal. Kam kaluar aq shumë vite brenda këtyre mureve, sa ndonjëherë nuk e di më nëse unë kam ndërtuar partinë apo partia më ka ndërtuar mua. Prandaj gabohen disa kur mendojnë se mund të ketë një ndarje mes meje dhe kësaj force politike. Nuk ndahet njeriu nga hija e vet. Nuk hiqet zemra nga trupi pa lënë pas hemorragji. Kjo parti është bërë mënyra ime e frymëmarrjes politike dhe ndoshta tragjedia më e madhe e saj është se pas kaq shumë vitesh askush nuk arrin më të dallojë ku mbaron lideri dhe ku fillon partia.”

Pastaj ktheu kokën nga rreshti i parë, aty ku qëndronin besnikët me fytyrën e njerëzve që kanë kaluar jetën duke pritur trashëgiminë e një mbreti që nuk vdes kurrë. “Ju që më rrethoni,” vazhdoi ai, “mos u ndjeni të fyer kur them se ju nuk jeni këtu nga idetë apo bindjet politike. Ju jeni këtu sepse e kuptoni se rivalizimi me mua është si të kandidosh kundër gravitetit. Më kritikoni më shani në kafene, më quani autokrat, por sapo hapet dera e partisë, bëheni demokratë të disiplinuar. Keni frikë jo se mos humbni besimit tim por më shumë mos humbisni ato privilegje që ofron të qenurit deputet i një force të rëndësishmë opozitare. Në një farë mënyre siç jam lidhur unë me karigen e kryetarit jeni lidhur edhe ju me karigen e deputetit.”

Pastaj iu kthye sallës me qetësinë e një njeriu që e di se adhurimi është forma më elegante e doktrinimit. “Mos u ankoni shumë për mua,” tha. “Ju më keni mbajtur në krye po aq sa unë kam mbajtur peng partinë. Në çdo humbje më keni parë si shpresën e fundit, ndërsa në çdo fitore si provën që pa mua nuk fitoni dot. Pas kaq vitesh, ju nuk votoni më për liderin ju votoni kundër idesë së zëvendësimit. Dhe kështu kemi mbetur të lidhur si dy të varur që i japin njëri-tjetrit dozën e përditshme të mbijetesës politike. Unë ju kam bindur se jam i pazëvendësueshëm, por tragjikja është se tani këtë e besoni më shumë ju sesa unë.”

Më pas buzëqeshi me atë qetësinë e njeriut që e di se kundërshtari i tij më i madh është edhe garancia e mbijetesës së tij. “Mos e urreni shumë Ramën,” tha. “Ai është prova më e madhe që unë jam ende i nevojshëm. Ne jemi bërë si dy vëllezër siamezë të politikës shqiptare ushqehemi me ekzistencën e njëri-tjetrit. Ai tremb demokratët me mua, unë tremb demokratët me të. Çdo sulm që i bëjmë njëri-tjetrit është në fakt një investim afatgjatë për mbijetesë politike. Vdekja politike e njërit do ishte vdekja politike e tjetrit.”

Kur erdhi radha e kandidatëve rival sytë i drejtoi nga kamerat. “Ju që vet shpallët kandidaturat kundër meje,” tha, “jeni njerëz me kurajë dhe filloj të nënqesh. Askush nuk hyn në një garë me një lider që ka 34-vjet që drejton një parti por ju nuk hyt për të fituar por për tu promovuar dhe keni mirëkuptimin tim të plotë.Synuat për të hyr në garë për të rezervuar vendin në radhë për të ardhmen. Si tek sportelet e shtetit, merr numrin sot që ndoshta pas dhjetë vitesh të vijë radha. Ju nuk kandidoni për të marrë partinë, por për t’u dukur si njerëz që një ditë mund ta trashëgoni”

Në fund, salla shpërtheu në duartrokitje, jo sepse njerëzit u bindën, por sepse për herë të parë dikush po artikulonte me cinizëm atë që të gjithë e dinin prej vitesh por sdonin ta besonin ose nuk shihnin rrugë tjetër.Ishte një skenë tragjikomike.Një parti që për 35 vite kishte folur në emër të demokracisë, pluralizmit dhe rotacionit, po e mbyllte rrethin e saj historik duke duartrokitur idenë se askush tjetër nuk mund ta drejtonte veç të njëjtit njeri. Çdo brohoritje tingëllonte si pranimi publik i një të vërtete të trishtë se një forcë politike e lindur kundër kultit të individit kishte përfunduar peng i tij. Dhe kështu, mes ekzaltimit të turmës dhe lodhjes së historisë, një parti 35-vjeçare dukej sikur nuk po festonte vazhdimësinë, por fundin e saj.

Muzika ne sfond Agony – Wild Feeling

Next Post
Kriza e naftës, Berisha: Rama po vjel nga qytetarët miliona pa u dhënë asnjë ndihmë

Berisha: Çfarë fsheh Edi Rama me, "zero marrëdhënie" shqiptaro-ruse në 66 vite?

Comments 1

  1. Robert Dhima says:
    3 months ago

    Bravo

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Franca krijon rezervë të re ushtarake, mijëra të rinj i bashkohen programit vullnetar

Franca krijon rezervë të re ushtarake, mijëra të rinj i bashkohen programit vullnetar

August 31, 2026
Thirret protesta para SPAK-ut: Drejtësia nuk duhet të vonojë, askush mbi ligjin!

Thirret protesta para SPAK-ut: Drejtësia nuk duhet të vonojë, askush mbi ligjin!

August 31, 2026
Gabimi në “shtëpinë e barit”, si e pësoi 20-vjeçari shqiptar në Britani

Policia britanike heton si vrasje vdekjen e një foshnjeje, shtatë në pranga

August 31, 2026
E rëndë në Berat, familjarët gjejnë të varur në pemë 41-vjeçarin. Nisin hetimet për shkakun e ngjarjes

Po rregullonte depozitën e ujit, i riu humb jetën pasi bie në kontakt me tensionin e lartë

August 31, 2026
Qeveria i kalon Bashkisë Krujë pronësinë e 196 apartamenteve për pasojat e tërmetit

Qeveria i kalon Bashkisë Krujë pronësinë e 196 apartamenteve për pasojat e tërmetit

August 31, 2026
Mira Murati në listën e “TIME”/ Shqiptarja mes 100 figurave më me ndikim në drejtimin e Inteligjencës Artificiale

Mira Murati në listën e “TIME”/ Shqiptarja mes 100 figurave më me ndikim në drejtimin e Inteligjencës Artificiale

August 31, 2026
Belgjikë, zgjatet afati i paraburgimit për të dyshuarën për spiunazh në NATO

Belgjikë, zgjatet afati i paraburgimit për të dyshuarën për spiunazh në NATO

August 31, 2026
Vrasja e Tupac, Prokuroria dhe mbrojtja paraqesin deklaratat përfundimtare në gjyqin e Duane Davis

Vrasja e Tupac, Prokuroria dhe mbrojtja paraqesin deklaratat përfundimtare në gjyqin e Duane Davis

August 31, 2026
Punonjësit e Policisë shpërblehen me 30 mijë lekë, garantuan rendin gjatë sezonit turistik (Vendimi)

Lëvizje në Policinë e Shtetit, emërohet drejtori i ri i Kufirit dhe Migracionit në Korçë

August 31, 2026
Pse Greqia ka nënshkruar një marrëveshje raketash 3.5 miliardë dollarë me Izraelin?

Pse Greqia ka nënshkruar një marrëveshje raketash 3.5 miliardë dollarë me Izraelin?

August 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com