• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO/ Endri Shabani: Sfidat në mbrotje të dinjitetit njerëzor, burgjet, pronat dhe padrejtësi të tjera

by A R
22/05/2026 11:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Misioni i Avokatit të Popullit në Shqipëri është një sfidë e jashtëzakonshme në një situatë ku shkelja flagrante e të drejtave të qytetarëve është kthyer në një histori të gjatë shumëvjeçare.

I zgjedhur prej disa muajsh në krye të institucionit të Avokatit të Popullit, Endri Shabani flet për kushtet e mjerueshme në qelitë e burgjeve, nëpërkëmbjen e shtresave në nevojë, çështjen e pazgjidhur të pronave, të zhdukurit e diktaturës dhe problematikat e kategorive të ndryshme që kërkojnë mbrojtje.

Endri Shabani, prej disa muajsh në krye të këtij institucioni, flet për sfidat që lidhen me shkeljet sistematike të të drejtave të njeriut, përballë një indiference të vazhdueshme të institucioneve, edhe kur Avokati i Popullit rekomandon urgjentisht ndryshime.

Raporti i publikuar së fundmi rekomandon mbylljen e menjëhershme të pesë burgjeve në Shqipëri, për shkak të kushteve pa dinjitet dhe trajtimit në mjerim të të burgosurve.

Ai flet me detaje për situatën në burgjet e Shqipërisë, por edhe për atë që ndodh në komisariate me të ndaluarit apo të arrestuarit, sidomos të miturit. Endri Shabani ndalet edhe te numri shqetësues i të paraburgosurve, një shifër mw shumw se dy herë më e lartë se në vendet e Bashkimit Europian. Bëhet fjalë për shtetas shqiptarë të akuzuar apo nën hetim për një vepër penale, por që qëndrojnë në paraburgim për muaj e ndonjëherë vite të tëra, ndërkohë që gjykata ende nuk ka dhënë një verdikt përfundimtar.

Shabani flet edhe për të paraburgosurit VIP, si ish-presidenti i Republikës Ilir Meta, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, apo ish-ministra dhe ish-zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar, të cilët prej muajsh apo vitesh ndodhen në paraburgim. Ai thotë se ata nuk janë prioriteti i tij, por si çdo shtetas shqiptar që ankohet për trajtimin në qeli, edhe rastet e tyre janë dëgjuar dhe për to ekzistojnë raporte të Avokatit të Popullit.

“I vetmi kontribut i avokatëve të ish-zyrtarëve të arrestuar dhe që ndodhen në paraburgim është sensibilizimi i opinionit dhe institucioneve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut të supozuara të shkelura në paraburgim”, thotë Shabani, ndërsa shprehet i shqetësuar për qindra e ndoshta mijëra qytetarë të tjerë që vuajnë padrejtësisht me muaj apo vite në paraburgim.

Duke e konsideruar paraburgimin si një hapësirë që krijon terren për korrupsion në sistemin e drejtësisë, Shabani flet për emergjencën e adresimit të kësaj problematike, për të cilën thotë se Avokati i Popullit është angazhuar me propozime konkrete.

“Meta, Veliaj, Beqaj etj. janë ankuar te Avokati i Popullit. Paraardhësja ime ka shkuar atje, i ka vizituar në qeli dhe ka bërë raport për secilin prej tyre. Por për mua nuk janë prioritet të burgosurit VIP, sepse prioritet janë ata të paraburgosur që nuk kanë një zë. VIP-at janë njësoj si shtetasit e tjerë dhe kanë më pak nevojë për Avokatin e Popullit sesa qytetarët e zakonshëm, të cilët, për shembull, nuk marrin shërbim shëndetësor”, thotë Shabani.

Ai flet për probleme serioze në trajtimin shëndetësor të të burgosurve. Jep detaje të rasteve konkrete kur një të burgosuri i mohohet vizita tek kardiologu për më shumë se dy muaj, ndërsa statistikat e vdekjeve në qeli gjatë katër muajve të fundit janë shqetësuese dhe lidhen kryesisht me sëmundjet kardiovaskulare.

Për çdo të burgosur, buxheti i shtetit parashikon rreth 10 mijë euro në vit, një shumë që duhet t’u garantonte atyre të drejtat bazë dhe kushtet minimale dinjitoze, sipas ligjit dhe standardeve njerëzore, edhe kur bëhet fjalë për persona të dënuar apo të akuzuar për vepra penale. Por në realitet, kjo shumë nuk duket se shkon në destinacionin e duhur, pasi kushtet në shumë burgje mbeten pranë mjerimit.

Shabani ndalet edhe te çështja e pazgjidhur e pronave dhe kalvari i mijëra qytetarëve shqiptarë në dyert e gjykatave, në kërkim të së drejtës së tyre për pronën që u takon. Ai rrëfen historinë konkrete të një familjeje që prej 30 vitesh ka kaluar procese të shumta gjyqësore dhe ende nuk ka arritur të marrë pronën e saj.

Kadastra, sipas Shabanit, është institucioni më i denoncuar nga qytetarët. Ai tregon se dy në dhjetë ankesa që mbërrijnë pranë Avokatit të Popullit lidhen me problematikat dhe shkeljet që burojnë nga ky institucion.

Next Post
“Do të lërë gjurmë si pakkush”, Zogaj optimist për ambasadorin e ri të nominuar të SHBA-ve në Shqipëri

“Do të lërë gjurmë si pakkush”, Zogaj optimist për ambasadorin e ri të nominuar të SHBA-ve në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tronditëse në Athinë, foshnja e pajetë gjendet brenda valixhes në apartamentin me qira

Tronditëse në Athinë, foshnja e pajetë gjendet brenda valixhes në apartamentin me qira

August 30, 2026
Aksident në aksin Lushnje-Rrogozhinë, përplasen tre makina në Çermë të Sipërme

Aksident në aksin Lushnje-Rrogozhinë, përplasen tre makina në Çermë të Sipërme

August 30, 2026
VIDEO/ Fluksi i pushuesve paralizon rrugët e Lezhës, trafik i rënduar dhe radhë kilometrike në akset kryesore

VIDEO/ Fluksi i pushuesve paralizon rrugët e Lezhës, trafik i rënduar dhe radhë kilometrike në akset kryesore

August 30, 2026
7 vatra zjarri ende aktive në vend, Ministria e Mbrojtjes: Dibra përballet me situatën më të rënduar

7 vatra zjarri ende aktive në vend, Ministria e Mbrojtjes: Dibra përballet me situatën më të rënduar

August 30, 2026
Mesazhi i Khameneit trazon Gjirin! Lideri suprem i Iranit u bën thirrje vendeve myslimane të bashkohen kundër SHBA-së dhe Izraelit

Mesazhi i Khameneit trazon Gjirin! Lideri suprem i Iranit u bën thirrje vendeve myslimane të bashkohen kundër SHBA-së dhe Izraelit

August 30, 2026
20 vizita në ditë për infeksione të veshit, mjekët paralajmërojnë: Tek fëmijët rrezikohet edhe dëgjimi

20 vizita në ditë për infeksione të veshit, mjekët paralajmërojnë: Tek fëmijët rrezikohet edhe dëgjimi

August 30, 2026
Fundosja e tragetit në brigjet e Qipros, arrestohen kapiteni dhe 8 anëtarë të ekuipazhit! 20 persona ende në kërkim

Fundosja e tragetit në brigjet e Qipros, arrestohen kapiteni dhe 8 anëtarë të ekuipazhit! 20 persona ende në kërkim

August 30, 2026
“Price Watch Albania” nuk mjafton për uljen e çmimeve, eksperti: Transparenca sinjalizon abuzimet, qeveria duhet të marrë masa

“Price Watch Albania” nuk mjafton për uljen e çmimeve, eksperti: Transparenca sinjalizon abuzimet, qeveria duhet të marrë masa

August 30, 2026
Takimi Trump-Putin-Zelensky në pikëpyetje, Moska vendos kushtin për negociatat, paralajmëron përshkallëzim me “sulme masive”

Takimi Trump-Putin-Zelensky në pikëpyetje, Moska vendos kushtin për negociatat, paralajmëron përshkallëzim me “sulme masive”

August 30, 2026
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Përpjekje për të gjetur alibi për lirimin e mundshëm të Veliajt

August 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com