• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Igli Tare mund të qëndrojë te Milani

by A R
22/05/2026 13:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pavarësisht lajmeve që kanë qarkulluar për një largim të mundshëm të Igli Tares nga skuadra e Milanit, në orët e fundit situata në kampin kuqezi ka ndryshuar.

Ish-sulmuesi i Kombëtares mund të ruajë pozitat e tij në klub si drejtor sportiv dhe faktor kycc për këtë është trajneri Masimiliano Alegri, lajm që raportohet nga e përditshmja italiane Gazzetta Dello Sport.

Ky i fundit ka besimin e plotë të pronarit të klubit Xherri Kardinale dhe në rast se do të sigurojë kualifikimin për në Champions atëherë do të ketë një rinovim automatik të kontratës deri në vitin 2028.

Por trajneri i kuqezinjve vlerëson maksimalisht punën e Tares në skuadër, pavarësisht vështirësive që kanë pasur të gjithë këtë sezon.

Këtë e konfirmoi në konferencën e fundit për shtyp.

“Tare është drejtori sportiv i Milanit dhe këtë vit ka bërë një punë të shkëlqyer. Me të kam një raport pozitiv. Është një person serioz dhe profesionalisht shumë i zoti. Kohët e fundit është sulmuar, por bilancet bëhen në fund të sezonit”, tha Allegri.

Kuqezinjtë do të luajnë ditën e diel ndeshjen e fundit të sezonit kundër Kaljarit dhe në rast të një fitoreje do të siguronin kualifikimin në Champions League.

Të hënën pritet një takim në klub për të projektuar të ardhmen.

Next Post
Kapet me 2 kallashnikovë dhe municion luftarak 43-vjeçari në Fier

Kapet me 2 kallashnikovë dhe municion luftarak 43-vjeçari në Fier

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com