• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ngjarja misterioze/ Vajza 29-vjeçare ra vetë apo e hodhën nga kati i 5-të te banesat sociale?

by Java News
04/02/2017 17:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një vajzë 29- vjeçare mbeti e plagosur rëndë mesditën e së mërkurës, pasi ra nga kati i pestë i një pallati ku banonte, në zonën e Shkozës, në Tiranë. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:00, në pallatet e banesave sociale, që ndodhen në rrugën “Agush Gjergjevica”.

Burime nga Policia thanë se ende nuk është përcaktuar me saktësi nëse 29-vjeçarja, I.Xh., ka rënë aksidentalisht nga ballkoni, apo është hedhur qëllimisht për t’u vetëvrarë. Mësohet se oficerët e Komisariatit nr.1 u kanë marrë deklarime familjarëve të të plagosurës, të cilët kanë treguar se nuk kanë qenë në shtëpi kur ka ndodhur ngjarja.

Por nga ana tjetër, janë shprehur se e reja kishte pasur vazhdimisht probleme mendore dhe nuk e përjashtojnë mundësinë që ajo edhe mund të jetë hedhur pasi mund të ketë pasur ndonjë krizë të momenteve të fundit, siç kishte pasur edhe disa herë më parë.

Ngjarja është denoncuar në Polici nga disa dëshmitarë okularë, të cilët banojnë në të njëjtin pallat me vajzën dhe kanë rastisur aty duke e parë kur ajo binte nga lartësia. Këta persona janë shoqëruar dhe janë marrë në pyetje në Komisariatin nr.1, për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, nëse ngjarja është aksidentale, apo një tentativë vetëvrasjeje e vajzës së re.

Megjithatë, burimet thanë se dëshmitarët nuk kanë konfirmuar asgjë në lidhje me këto dyshime, pasi, sipas tyre, nuk e kanë parë momentin kur ajo është shkëputur nga ballkoni në katin e pestë, por vetëm momentin kur ajo ka rënë dhe është përplasur fort në tokë, raporton Panorama.

Një autoambulancë ka mbërritur në vendngjarje dhe ka transportuar në Spitalin e Traumës 29-vjeçaren I.Xh., e cila, sipas mjekëve, ndodhet në gjendje të rëndë, pasi ka pasur edhe hemorragji të brendshme dhe disa organe i janë dëmtuar. Policia tha se ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa materialet janë referuar në Prokurorinë e Tiranës për vlerësim të mëtejshëm.

ma.me

Next Post
Këto hapa këshillohen për një fundjavë më të mirë

Këto hapa këshillohen për një fundjavë më të mirë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestat e dhunshme, Sekretari i Përgjithshëm i KE: Zemërimi i qytetarëve nuk duhet të bëhet mjet politik

Protestat e dhunshme, Sekretari i Përgjithshëm i KE: Zemërimi i qytetarëve nuk duhet të bëhet mjet politik

October 19, 2026
Sulmohet Gjykata e Apelit në Tiranë, protestuesit drejtohen nga “Brryli”, Policia në ndjekje

Sulmohet Gjykata e Apelit në Tiranë, protestuesit drejtohen nga “Brryli”, Policia në ndjekje

October 19, 2026
Analiza e REL: Çfarë fshihet pas forcimit rekord të lekut?

Bankat në Tiranë e Durrës me orare të reja: Ku dhe si do të ofrohet shërbimi?

October 19, 2026
A ekziston sekreti i pavdekësisë? Kjo krijesë detare po çudit shkencëtarët

A ekziston sekreti i pavdekësisë? Kjo krijesë detare po çudit shkencëtarët

October 19, 2026
Fëmijët si mburoja njerëzore: Kush po paguan për t’i nxjerrë përballë policisë?

Fëmijët si mburoja njerëzore: Kush po paguan për t’i nxjerrë përballë policisë?

October 19, 2026
Shefat e protestës/ LVV ndërhyn për trazirat në Tiranë, Haxhiu flet për pjesëmarrjen e militantëve të tyre

Shefat e protestës/ LVV ndërhyn për trazirat në Tiranë, Haxhiu flet për pjesëmarrjen e militantëve të tyre

October 19, 2026
Durrës / Plagosen tre të rinj pas një konflikti me thika, një nga autorët 15 vjeç

DETAJE/ Ushtaraku ishte fqinj me vëllezërit Islamaj, si ndodhi vrasja e dyfishtë në Zall-Herr

October 19, 2026
Organizatat kërkesë palëve politike për dialog, Rama: Kur të doni dhe ku të doni, pa kushte!

Organizatat kërkesë palëve politike për dialog, Rama: Kur të doni dhe ku të doni, pa kushte!

October 19, 2026
“Të hapur për dialog”| Ministri Demo: Protesta e drejtë demokratike, dhuna e patolerueshme

“Të hapur për dialog”| Ministri Demo: Protesta e drejtë demokratike, dhuna e patolerueshme

October 19, 2026

Krim i rëndë në Zall-Herr, vriten me armë dy vëllezër, prangoset autori (EMRAT)

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com