• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ngërçi i SPAK me 21 Janarin

by Mero Baze
17/01/2025 20:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Le të inskenojmë një ngjarje për të kuptuar pse ka një ngërç në veprimin e SPAK ndaj Sali Berishës për 21 Janarin. Meqë Sali Berisha njofton çdo javë protesta të dhunshme para Bashkisë, Parlamentit apo Kryeministrisë, le të dalë Edi Rama e të thotë: “I them Sali Berishës se nëse shfaqet para Kryeministrisë, do ta presë plumbi në lule të ballit dhe urdhëruesi jam unë.” Kjo, natyrisht nuk ka lidhje me 21 Janarin në vetvete, por lidhet me atë që ndodhi pas 21 janarit, kur Berisha, pasi vrau, u trimërua dhe nisi t’i konsideronte të ligjshme vrasjet e kujtdo që i shkonte para zyrës për protestë.

Është shumë e sigurtë se, nëse Edi Rama e mban sot këtë fjalim, arrestohet. Nëse e mban Erion Veliaj, e marrin nga zyra pa mbaruar fjalimin. Nëse drejtori i sotëm i Policisë së Shtetit refuzon të arrestojë ata që urdhëron SPAK, ai shkon në qeli para tyre. Nëse rezulton se Edi Rama fshin serverat e kamerave, apo nuk u jep akses hetuesve, ai arrestohet. E kështu me radhë, për çdo analogji që mund të bëjmë me atë që nuk është bërë dhe vazhdon të mos bëhet për 21 Janarin.

Pra, sot jemi të sigurtë që kemi një standard tjetër drejtësie me mënyrën se si sillen ndaj ngjarjeve dhe fakteve në ditët e sotme. Madje, në shumë raste kemi tejkalim të së drejtës dhe linçim popullor, duke prodhuar lajme nga Prokuroria, që nuk i përgjigjen të vërtetës, por krijojnë klimë linçuese ndaj personazheve të cilët janë projektuar të arrestohen.

I vetmi rast kur SPAK krijon kontrast të thellë me veten e vet është 21 Janari.

Disa nga prokurorët e sotëm të SPAK janë dëshmitarë se si shokët e tyre prokurorë, më 21 Janar, i përzunë nga sheshi para Kryeministrisë dhe fshihnin fishekët me nxitim në sytë e tyre, duke ndërruar edhe portën e godinës. Janë dëshmitarë se si i lanë gjithë natën jashtë dhe nuk u lejonin serverin e Gardës, deri sa e fshinë atë në orën 1:30 të natës, sipas ekspertizës së SHBA. Janë dëshmitarë se në mëngjes, kur morën refuzimin e fundit për t’i lënë të hetonin, jo vetëm që nuk vepruan, por i vunë prokurorët nën akuzë se “kishin një plan B”, që ishte gjoja grushti i shtetit.

Minimumi, ata janë dëshmitarë se Ina Rama u quajt nga kryeministri “lavire bulevardi”, dhe kjo nuk kishte të bënte vetëm me poshtërimin e saj, por me gjithë drejtësinë që tentonte të hetonte pushtetin.

Vrasjet e 21 Janarit janë ndër vrasjet më të dokumentuara në botë. Ato janë regjistruar dhe transmetuar drejtpërdrejt me kamera, si vrasësit, ashtu edhe të vrarët. Urdhëruesi i ka marrë përsipër ato, fillimisht duke fajësuar opozitën, derisa prishi provat natën, dhe në mëngjes akuzoi presidentin e Republikës dhe kryeprokuroren si puçiste. Bashke me ta dhe katër gazetarë.

Më tej, vazhdoi refuzimi për të bashkëpunuar me drejtësinë dhe ngritja e Komisionit parlamentar për hetimin e “grushtit të shtetit”, që synonte të frikësonte Prokurorinë.

Është e çuditshme se si SPAK, që vihet në lëvizje për të gjurmuar hollësi pa fund për zyrtarë të lartë lidhur me vepra korrupsioni, ka qenë palë në Gjykatën e Lartë kur po kthehej çështja e 21 Janarit dhe kishte dalë kundër kthimit të saj. Tani, thjesht u ka mbetur në derë prej vendimit të Gjykatës së Lartë dhe nga thirrja për drejtësi e katër qytetarëve të paarmatosur, të parrezikshëm dhe të pambrojtur më 21 Janar, të cilët kanë humbur jetën nga Sali Berisha.

Kanë një vit që mendojnë pa thirrur ende në hetim Sali Berishën dhe të tjerët, duke thyer çdo rekord në histori për një vrasje politike, ku autori që i ka marrë përsipër vrasjet nuk pyetet pse i ka vrarë.

Nuk dua ta paragjykoj situatën; ndoshta ata (SPAK) i kanë mbyllur dosjet dhe i kanë gati provat për gjykim. Por shpejtësia me të cilën veprojnë për çështje që s’kanë urgjencë, arrestimet e vrullshme të zyrtarëve, thuajse pasivë në histori korrupsioni, dhe lënia e lirë e autorëve të një ngjarjeje që ka shënuar historinë e demokracisë shqiptare — si një pikë e rrezikshme që ka hyrë në historinë e shtetit shqiptar si krim politik — e vë SPAK-un në një pozitë të vështirë për t’u shpjeguar. Sidomos nëse llogarisim se ata nuk e kanë frikë Sali Berishën.

Ndryshe, duket sikur merren me të për ndonjë çështje korruptive, që ta dënojnë si Nexhmije Hoxhën për “kafetë dhe pijet”, dhe ta lënë të lirë për një krim shtetëror, i cili kthehet në precedent për këdo kryeministër në këtë vend, si një leje për të vrarë kur i rrezikohet pushteti.

Dhe nëse nuk hetohet apo dënohet Sali Berisha, 21 Janari duhet hetuar dhe dikush duhet ndëshkuar. Nëse keni frikë Sali Berishën, ejani na arrestoni ne, që na akuzoi për grusht shteti. Bamir Topin të lirë e keni. Ina Ramën, po këtu e keni, besoj ja gjeni adresën. Unë dhe tre kolegët e tjerë të akuzuar si puçistë këtu jemi. Të paktën të duket që e bëtë një punë.

Next Post
Irani pas atentateve? Trump: Jam i rrethuar nga shumë persona të armatosur

Nga Meloni tek ekstremisti Farage, kush mori ftesë nga Trump për ceremoninë e betimit

Comments 1

  1. Tmeroja says:
    2 years ago

    1. Po bombat molotov, po djegja e pemës, po goditja e ushtarëve spo policëve që mbronin gardhin, po shpérthimi i deres me kangjella hekuri ?
    Sipas rregullave të atëherëshme, jo çdo kush mund të hynte në teritorin e mbrojtur me gardh të ndërtesës të Krye ministrisë.
    2. Një ditë mbas protestës ambasada amerikane në Tiranë deklaronte: ” Protesta u planifikua e dhunëshme dhe u zhvillua e dhunëshme@.
    3. Po drejtimi i protestuesve për të sulmuar ndërtesën e k ministriise me ” isharetet” që bënte rama?!
    Të gjitha këto e dhimë të tjera si përdhosja e flamurit kombëtar nga këmbët e protestuesve, ky, meto baze i ” haron” dhe nuk iu bën analizën e tij speciale,
    4. Po kur u sulmua ndërtesa e Shtëpisë të Bardhë në Washington, e di meroja se sa veta u vranë, me siguri e di.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Agjenti i Julian Alvarez akuza ndaj drejtuesve të Atletiko Madrid: Mos pyesni kurrë një gënjeshtar se përse gënjeu…

Agjenti i Julian Alvarez akuza ndaj drejtuesve të Atletiko Madrid: Mos pyesni kurrë një gënjeshtar se përse gënjeu…

August 22, 2026
“Mos më shaj nga nëna, se është e shenjtë!”- Shoku i turistit të vrarë portugez zbardhi krimin dhe identifikoi Vatën! Dëshmia: E goditi me thikë në zemër, unë e kapa…

“Mos më shaj nga nëna, se është e shenjtë!”- Shoku i turistit të vrarë portugez zbardhi krimin dhe identifikoi Vatën! Dëshmia: E goditi me thikë në zemër, unë e kapa…

August 22, 2026
Aktiv prej dy ditësh, vihet në kontroll zjarri në Dukat dhe në “Malin e Çikës”

Aktiv prej dy ditësh, vihet në kontroll zjarri në Dukat dhe në “Malin e Çikës”

August 22, 2026
DËSHMITË/ Vata pranon vrasjen e portugezit, turku: Sokrati më tha se ishte rrëzuar nga motori…

“Isha në gjendje shoku, s’e di si e kam goditur”- Vrasja e turistit portugez, zbardhet dëshmia e Sokrat Vatës në Gjykatë: Më erdhi me thikë dhe unë…

August 22, 2026
I dënuar në Prishtinë për falsifikim dhe mashtrim, arrestohet i fshehur në plazhin e Durrësit kosovari, do ekstradohet!

I dënuar në Prishtinë për falsifikim dhe mashtrim, arrestohet i fshehur në plazhin e Durrësit kosovari, do ekstradohet!

August 22, 2026
IKMT s’i ndal shembjet e ndërtimeve pa leje, kryeministri Rama ndan pamjet: Vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike në Tiranë! (VIDEO)

IKMT s’i ndal shembjet e ndërtimeve pa leje, kryeministri Rama ndan pamjet: Vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike në Tiranë! (VIDEO)

August 22, 2026
FOTO/ Fundjava rrit fluksin e hyrje-daljeve në Kakavijë, 10 mijë persona në 24 orët e fundit! Një pjesë e tyre turistë të huaj, radhë në kufi

FOTO/ Fundjava rrit fluksin e hyrje-daljeve në Kakavijë, 10 mijë persona në 24 orët e fundit! Një pjesë e tyre turistë të huaj, radhë në kufi

August 22, 2026
Zjarre në Lezhë e Mirditë, disa vatra ende aktive! Terreni vështirëson aksionin, kritike situate në Kashnjet dhe Tenë

Zjarre në Lezhë e Mirditë, disa vatra ende aktive! Terreni vështirëson aksionin, kritike situate në Kashnjet dhe Tenë

August 22, 2026
“Ndezi 5 vatra e dogji 15 hektarë”- Piromani nuk heq dorë nga ‘vesi’, 62-vjeçari kapet përsëri duke i vënë zjarrin pyjeve të Mirditës, arrestohet!

“Ndezi 5 vatra e dogji 15 hektarë”- Piromani nuk heq dorë nga ‘vesi’, 62-vjeçari kapet përsëri duke i vënë zjarrin pyjeve të Mirditës, arrestohet!

August 22, 2026
Carney reagon pas kërcënimeve të Trump për tarifat e importeve kanadeze: Strategji për negociata e presidentit të SHBA

“Dollar për dollar”- Rikthehen tensionet ekonomike, Kanadaja pezullon negociatat tregtare me SHBA-të, Carney paralajmëron tarifa reciproke

August 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com