• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga transporti për mjekët tek ndihma për njerëzit në nevojë, Veliaj: Supermarketet kanë ushqime për të paktën 6 muaj rezerva

by Java News
23/03/2020 17:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj sqaroi në një intervistë për Klan disa nga vendimet e marra sot nga Këshilli Bashkiak që kanë të bëjnë me sigurinë e  transportit publik të stafeve tona mjekësore si dhe vendimin që lidhet me shërbimin me ushqime për të moshuarit dhe shtresat në nevojë.

“Vendimet e sotme kanë të bëjnë me sigurinë deri në një moment të pacaktuar të transportit publik dhe gjithë lehtësie me mobilitetin kryesisht të stafeve tona mjekësore. Ata janë heronjtë ndaj edhe qyteti ynë do të dedikojë transport special deri sa të jetë dita e fundit e kësaj beteje”, tha ai.

Veliaj u ndal dhe te vendimi tjetër që ka të bëjë me shërbimin e ushqimit për të moshuarit dhe shtresat në nevojë.

“Vendimi i dytë është një vendim tjetër po aq i rëndësishëm. Ne kemi vendosur që të zhvendosim të gjitha blerjet ushqimore që ishin të dedikuara për kopshtet, çerdhet dhe shkollat me konvikte që menaxhon bashkia e Tiranës, ku ne trajtojmë mijëra fëmijë në muaj. Duke qenë se kopshtet dhe çerdhet nuk funksionojnë, bën më shumë sens që këto kontrata tashmë të destinuara për ushqime ne t’i tranferojmë nga fëmijët, që nuk po i frekuentojnë institucionet, tek të moshuarit, pra te gjyshërit e vetmuar të këtij qyteti. Ne trajtojmë çdo ditë 956 familjarë, të moshuar të vetmuar. Mund të jenë burrë e grua pa fëmijët, ose vetëm 1 nga bashkëshortët dhe 2600 familje që kanë të bëjnë me ata që janë në situatë çadre, kontejneri”, tha ai.

Kreu i Bashkisë siguroi qytetarët se nuk ka asnjë arsye për t’u shqetësuar në lidhje me furnizimet ushqimore. Veliaj theksoi se ka biseduar  me gjithë operatorët ekonomik të suoermarketeve në Tiranë dhe shumica prej tyre kanë konfirmuar që kanë rezerva deri edhe për gjashtë muaj. “Kërkohet gjithashtu që dhe qytetarët të tregojnë pak vetëpërmbajtje kur vjen puna tek shopping I tepërt. Nëse dikush shkon dhe blen gjithë letrën higjienike, apo gjithë dezinfektantët dhe  nuk le asgjë për komshiun e vet, praktikisht sapo është ekspozuar ndaj një komshiu që s’ka mundësi. Sot kam folur me gjithë operatorët ekonomik të supermarketeve në Tiranë, shumica prej tyre më kanë konfirmuar që kanë rezerva deri edhe për gjashtë muaj, Kjo do të thotë që  nuk ka asnjë arsye pse nga ora 80:00-13:00 të çdo dite, shoping të jetë si dita e fundit e vitit të ri sepse ka mjaftueshëm ushqime nga gjithë grosistët e supermarketeve në Tiranë”, tha Veliaj.

g.kosovari

Next Post
Johnson ‘përballet me revoltën e kabinetit’ që të imponojë masat e stilit evropian

Johnson 'përballet me revoltën e kabinetit' që të imponojë masat e stilit evropian

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ekzistenca e SPAK në dyshim pas mandatit 9-vjeçar? Ministri i Drejtësisë: Do të presim rezultatet

85 vota dhe një zhgënjim i madh për oborrin opozitar

October 9, 2026
Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?!

Sa Maricarmen ka sot në Shqipëri?

October 9, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Një reformë për territorin politik më shumë sesa reformë territoriale

October 9, 2026
Tornado e fuqishme godet Siçilinë, dy persona në gjendje të rëndë dhe dëme të shumta

Tornado e fuqishme godet Siçilinë, dy persona në gjendje të rëndë dhe dëme të shumta

October 9, 2026
Berisha: Shqiptarët na votojnë vetëm nëse ripërtërihemi dhe paraqesim një vizion të ri

Berisha: Shqiptarët na votojnë vetëm nëse ripërtërihemi dhe paraqesim një vizion të ri

October 9, 2026
Kronika e dëshpërimit të Nallbatit dhe të tjera gajle

“Braçe zinte kokën me grushte. Heronjtë ikin, nafaka mbetet”/ Satira e Gjekmarkajt për Territorialen: Bela po i linte në suspancë…

October 9, 2026

Kriza për naftën, pse çmimi i karburantit po shkon në rekorde historike?

October 9, 2026
Zgjerimi, BE forcon kushtet për anëtarët e rinj: Deri në 15 vite mbikëqyrje dhe pezullim fondesh nëse mashtrojnë!

Mbyllja e “Kapitullit 20”, konfirmohet 13 tetori për Konferencën Ndërqeveritare Shqipëri-BE! I pranishëm do jetë edhe Rama

October 9, 2026
Mes Diellës dhe Skënderbeut: politika virtuale dhe Shqipëria reale

“PROTESTA – Shënimet e një gazetari”

October 9, 2026
“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

Sali, Shqipëria do të bëhet!

October 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com