Nga Sokol Balla
Më në fund ai foli. Foli hapur dhe drejtpërdrejt. Ilir Meta tashmë ka humbur besimin tek Edi Rama. Eshtë kjo pasojë e martesës së dytë të gabuar të të dyve në prill 2013. Dy personazhet që deshin t’i bënin varrin politik (dhe jo vetëm) njëri-tjetrit nga viti 2008 deri në 2013, befas vendosën të bashkoheshin. Por në vend të një kontrate të pastër e të qartë, ata zgjodhën të ribien në dashuri. Zgjodhën t’i besojnë njëri-tjetrit në vend që të fokusoheshin siç e do tradita në një raport “për hir të kalamajve”. Ose për hir të numrave që u japin të drejtë të dyve e njëkohësisht janë prishësit më të mëdhenj të planeve kundër njëri tjetrit. Edi Rama nuk i fiton dot zgjedhjet vetëm. Por edhe Ilir Meta nuk e çon dot Edi Ramën në shtëpi, sa kohë që si armë të vetme dhe të dështuar, ka bashkimin me PD. Sa herë ai të bashkohet me PD, po aq herë më i fortë bëhet Edi Rama brenda të majtës. Dhe të kapur në këtë marëdhënie komplekse gati gati vetëvrasëse, të dy përpëliten mes paranojës dhe pamundësisë së planeve për të shkatërruar njëri-tjetrin. Dhe meqë Rama ende nuk e ka fshikulluar publikisht partnerin e tij politik, le të analizojmë fshikullimin apo më mirë kërcënimin që i bëri të dielën atij, Ilir Meta.
Ilir Meta foli për një qeveri të re. Gabimisht nga portalet e bregut të parë u interpretua si zgjedhje te parakohshme. Por kreu i LSI foli për QEVERI të parakohshme. Ai i tregoi Ramës se LSI nuk ka më asnjë besim tek ai dhe se është gati për gjithçka por jo për të besuar Ramën. Pse? Sepse siç ai e bëri të qartë, LSI beson se drafti i Fatmir Xhafës është qepur për të futur kundërshtarët politikë në burg dhe (këtu fillon paranoja dhe analiza intuitive dhe jo faktike e LSI) i pari në listë është Ilir Meta (Tit Vasili e han kot, por ai është mësuar). Meta foli me pezm për këtë çështje dhe nuk ngurroi kështu të miratojë për herë të parë një prej tezave themelore të betejës politike të Lulzim Bashës: qeveri teknike për zgjedhjet e ardhshme. Kjo mesa duket, është edhe një kundërpërgjigje ndaj informacioneve paranojake se Edi Rama po përpiqet të grumbullojë votat e mjaftueshme për të rrëzuar qeverinë e vet (!!!), me një mocion besimi, në mënyrë që të fusë vendin në zgjedhje të parakohshme nëse rrezohet Reforma në Drejtësi. Kjo do t’i jepte Ramës avantazh të theksuar politik në këto zgjedhje, pasi njerëzit nuk do merreshin me ekonominë, korrupsionin apo Shullazin, por me reformën, reformën, reformën! “Kalkulime elektorale”, i quajti Tit Vasili para pak ditësh. Kalkulime që Meta kërcënoi sot se do t’i prishë. Kur i tha Ramës se ai do ta votonte reformën (por pa dhënë garanci se ajo do kalojë), por po ashtu do të tërhiqte ministrat nga qeveria. Pra qeverinë do ta rrëzoi AI, jo Edi Rama.
Dhe këtë pikë Ilir Meta po e përdor Kushtetutën më mirë sesa Rama. Tërheqja e ministrave dhe deklarimi për qeveri teknike, praktikisht rrëzon qeverinë por pa një mocion besimi. Kjo do të detyronte Edi Ramën, i cili nuk i ka votat për të zëvendësuar ministrat në ikje, që të ulej shpejt me Metën në tavolinë dhe jo (larg qoftë) të ulej me Bashën, një lëvizje që ka edhe bekimin e ndërkombëtarëve. Makthi i Metës për një takim të mbyllur Basha Rama, duket kështu më i madh sesa ai i Berishës për të njëjtën arsye: të dy liderët duket se në takimin e tyre të parë, kanë dhënë shenja kimie që mund të sjellë zhvillime politike jashtë busullës së Ilir Metës dhe Sali Berishës. Dhe duket se kjo po i pëlqen europianëve, por edhe amerikanëve, të cilët Meta gjithashtu i kërcënoi, kur paralajmëroi fundin e karrierës diplomatike të dikujt. Me gjasë të Donald Lu se bashkëpartnerja e tij flokëkuqe, ikën vetë nga Shqipëria në Shtator.
Ashtu si çdo korrik e verë, Ilir Meta shpërthen. Eshtë kjo pjesë reale e manualit të leximit të tij. Por tashmë është e qartë se Kushtetutën e re në këtë formë që është e do vetëm Edi Rama, SHBA dhe BE. Por Ilir Meta është origjinal në kundërshtinë e tij. Ai do ta votojë atë, por me një kusht: me rrëzimin e qeverisë. Dikush mund të pyesë nëse kjo është me “nëse”. Por unë “nëse”, as nuk pashë dhe as e nënkuptova në shpërthimin e Metës. Pashë vetëm atë vendosmërinë e një politikani të fortë shqiptar që i erren sytë dhe vendos gjithë investimin e tij në ruletën politike të momentit. Ilir Meta e ka bërë edhe më parë: 2002, 2005, 2007, 2009. Por bastet e tij të fituara në këto vite kanë qënë fratricide, brenda të majtës.
Basti që ai vendosi sot, është më i madhi i karrierës së tij. Eshtë bast ok kundër Ramës dhe PS, kundër draftit të reformës, kundër Donald Lu, por deri diku edhe bast më i madh sesa ai i Opozitës. I tunduar gjithmonë nga ideja të mos jetë thjesht më i fortë sesa dy të medhenjtë, por më i madh edhe se vetja e tij, duket se ai e hodhi hapin e parë në drejtimin e panjohur për të. Në këtë shteg të ngushtë dhe të thepisur, më përpara ka ecur vetëm një politikan: Sali Berisha. I cili megjithë kostot e mëdha për vendin, ja ka dalë të shpëtojë gjithmonë duke ecur me Shillës dhe Karibdës, pasi Lëkura e Jasonit për të, kanë qënë 30 përqind e shqiptarëve, të cilët e kanë votuar edhe në errësirën e vitit 1997.
A thua Ilir Meta mendon se partia e tij është sot më e fortë sesa PD apo edhe sesa PS? Shpresoj që sondazhet t’i ketë të vërteta se përndryshe kjo po, që do ishte Paranojë!
Ilir Meta eshte kollona e peste e politike keqberes i shtetit shqiptare Ai ka qene dhe eshte njeriu me manjak = me sali Berishen e disa shok te tjere qe jane sote ne politikeberjen e shtetit shqiptare. Urgjentisht duhet te ndahen nga ai dhe partia e tij njerez qe u dhimbet shteti qe u dhimbet kombi, qe u dhimben femijet e brezi i ri i shqiptarve. Pronat eshtetit shqiptar nuk jane te piltikbersve ato jane te qytetarve shqiptar dhe duhet tu kthehen urgjentisht shqiptarve . Ilir meta shiti per skrap Azotikun, vodhi me mushka floririn doli si njeri i kooruptuar denoncuar nga Dritan Prifti. Bota nuk vendos per ne por shikon qe shqiptaret emigrant atije ku jane jane bere njerez te vlersuar ne fusha te jetes. keta duhen kthyer ne atdheun e tyre qe deri me sote i kan mallkuar njerez te mallkuar me me krye Sali Berishe e, Ilir Meta.21 Korriku Eshte 28 Nentori 1912-s, pas kesaj njeri qe do zbatoj ligjine eshte vetem Rama! Hajdutet ne burg dhe pronat tek i zoti. Jo te dalin nga burgu si Follona dhe te mari pare perseri nga buxheti i popullit. kemi kaq vjete vetem vuajtje e mjerim, po vret vllai-vllane,gruaja burrin, motr vllane e nena femijet, nga keta kriminel qe sote si duan as vendet me demokratike te botes, se s’kan bere azgje per popullin e shtetin shqiptar. Toka spjell me toke, po nenat pjellin djeme e vajza qe ju dhimbet familja dhe shqiperia. Do zoti dt. 21 Korrike te behet date e shpalljes pavarsise nga cibanet qe po i pine gjakun popullit dhe kombin e kan cuare ne proktektoriat te familje te tyre. Fitore drejtesise…