• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga kujtimi më i bukur, karriera dhe sakrificat për rolet, Tinka Kurti rrëfehet nga azili: Lashë djalin 3-vjeç…

by Os De
17/12/2025 16:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aktorja e madhe shqiptare Tinka Kurti ka festuar së fundmi 93-vjetorin e lindjes. Në një intervistë ekskluzive për gazetaren e Shqipëria Live, Migena Komici, Tinka Kurti nga azili hap arkivat e kujtesës dhe rrëfen për momentet më të bukura të jetës së saj, sfidat dhe vështirësitë e karrierës artistike, si edhe sakrificat e mëdha personale që ka bërë në emër të artit.

Ajo ndalet te dhimbjet e heshtura, largimet e vështira nga familja, përkushtimi ndaj roleve dhe vendimet e guximshme që kanë shënuar rrugëtimin e saj profesional dhe njerëzor.

Aktorja ndan edhe mesazhin e saj për brezat e rinj të artistëve, duke theksuar rëndësinë e pasionit, përkushtimit dhe sakrificës.

Pjesë nga intervista:

Cili është kujtimi juaj më i bukur?
Tinka Kurti: Në përgjithësi mbaj mend shumë, por më shumë mbaj mend natën e Krishtlindjeve, ku kam shkuar në ambasadë (u zhvillua koncert në ambasadën ruse). Kam ngelur pa mend. Kam parë gjënë më të jashtëzakonshme; ishte një koncert… sa një koncert vjetor. Me Rusinë kam kujtimet më të bukura, jo me Amerikën. Amerika është një vend huligan.

Cili është roli që e keni ndjerë më shumë?
Tinka Kurti: Unë realisht i kam ndjerë të gjitha rolet. Ka pasur aktorë jashtëzakonisht të mirë. Ka qenë një rastësi e madhe e imja: në një kafe i shoh duke folur me Kristaq Dhamon dhe pyes nipin tim: “Çfarë bëjnë ata aty?”. “Janë mbledhur se duan të bëjnë një film”, më tha. I thotë regjisorit: “Unë kam Tinkën këtu”. Unë kam pasur fatin të luaj filma me Kadri Roshin dhe shumë të tjerë. Kam bërë shumë korrigjime dhe shumë herë kam thënë që do ta përsëris.

Përtej të gjitha roleve, cilat janë sakrificat më të mëdha që keni kaluar?
Tinka Kurti: Kam ndenjur gjithë kohën në Teatrin “Migjeni”, një mrekulli. Një shfaqje e kemi dhënë 39 herë.

Cila është dhimbja e madhe që keni kaluar në heshtje?
Tinka Kurti: Nuk ka qenë e lehtë të jesh aktor. Kam lënë fëmijët në shtëpi, djalin e vogël, dhe vjehrra ime ka thënë: “Në rast se nuk sillem mirë me nusen e djalit, atëherë ajo ka të drejtë të ikë dhe të marrë edhe fëmijën”. Kam gjetur përkrahje në një familje shumë të nderuar. Jeta ka pasur sprova dhe fatkeqësi, megjithatë nuk jam e penduar. Jam shumë e lumtur me familjen ku u martova dhe me burrin. Kisha djalin 3 vjeç dhe jam ndjerë keq për atë fëmijë. Ata ishin njerëz shumë artistë dhe kanë qenë në gjendje ekonomike shumë më të mirë se familja ime.

Cili është mesazhi juaj për artistët e rinj?
Tinka Kurti: Ka artistë të rinj, por nuk kanë atë dëshirën e madhe për të sakrifikuar. Unë kam lënë familjen, fëmijën, për të bërë një rol. Megjithatë, kam pasur partnerë shumë më të mirë se vetja ime.

Nëse jeta juaj do të ishte një film, çfarë titulli do t’i kishit vendosur?
Tinka Kurti: Dil në skenë dhe heshtje në prapaskenë!

Keni pasur frikë nga harresa si artiste dhe si njeri?
Tinka Kurti: Pres nga ju të më bëni një ceremony të përshtatshme.

Next Post
Rusia hap dyert për kinezët! Putin miraton udhëtimin pa viza për një muaj

“Nëse Europa do luftë, jemi gati”, Putin: Qëllimet në Ukrainë do i arrijmë me forcë ose diplomaci

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjike në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

Tragjike në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

July 18, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Plaga, Flamingot dhe Aristoteli

July 18, 2026
Ministri izraelit kërkon krokodilë rreth burgjeve ku mbahen të burgosurit palestinezë

Ministri izraelit kërkon krokodilë rreth burgjeve ku mbahen të burgosurit palestinezë

July 18, 2026
Numri i turistëve u rrit në korrik, INSTAT: 2.7% më shumë se i njëjti muaj i vitit të kaluar

Travel of Path: Shqipëria, destinacioni që po ndryshon Evropën

July 18, 2026
Irani vret dy ushtarë amerikanë pas sulmeve me raketa, një tjetër i zhdukur

Irani vret dy ushtarë amerikanë pas sulmeve me raketa, një tjetër i zhdukur

July 18, 2026
VIDEO / Kuvendarët e protestës nxjerrin me dhunë nga salla ish-deputetin: Do të çoj në Polici…

VIDEO / Kuvendarët e protestës nxjerrin me dhunë nga salla ish-deputetin: Do të çoj në Polici…

July 18, 2026
Kaos në Parlament! PS voton ministrat e rinj, Berisha dhe deputetët e PD bllokojnë foltoren

Frikacakët e politikës, “mulizmi” dhe kështjella e Berishës

July 18, 2026
Zjarret në vend, Policia bën bilancin: Në më pak se tre muaj identifikuam 137 autorë, 46 u arrestuan

Zjarri mund të shuhet, por pasojat e tij vazhdojnë të mbeten në ajër

July 18, 2026
Ndërtimi i anijeve kozmike, Pentagoni jep 7.1 mln dollarë për prodhimin e xhamit special

Ndërtimi i anijeve kozmike, Pentagoni jep 7.1 mln dollarë për prodhimin e xhamit special

July 18, 2026
“Opozita nuk vjen në pushtet me kryetarin non grata”, Martin Leka: Ja pse Trump nuk e ndryshon vendimin për Berishën

Sherr në Kuvendin e protestës, Leka: Degradimi nisi me pjesëmarrjen e vijoi me fjalorin dhe dhunën

July 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In