• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Nga kameriere në Kongresin amerikan, emigrantja hyn në histori

by Java News
07/11/2018 13:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dje, Shtetet e Bashkuara të Amerikës votuan për të përzgjedhur përfaqësuesit e tyre në Shtëpinë e Përfaqësuesve. Fushata masive e personazheve të njohur si Taylor Swift, Blake Lively, Demi Lovato, Idris Elba, që i nxisnin fansat e tyre të votonin, bëri që një rekord njerëzish t’u drejtoheshin qendrave të votimit, rreth 31 milion njerëz më shumë se në 2014-n.

Përveç numrit të lartë të votuesve, ndikuan edhe politikat kontroversiale të Presidentit Donald Trump, një republikani, që ndan prindërit nga fëmijët që hyjnë në mënyrë ilegale në territor amerikan, që është akuzuar nga dhjetëra gra për ngacmim seksual, që mbron të drejtat e armëmbajtësve, që nisi një betejë tarifash me Kinën, premtoi ngritjen e kampeve të internimit për emigrantët e jashtëligjshëm, etj. etj. Sidomos të rinjtë synuan të ndryshonin diçka për klimën politike në vendin e tyre dhe votuan kryesisht djathtas, për kandidatë më liberalë.

Alexandria Ocasio-Cortez, 29 vjeçe, fitoi zgjdhjet në distriktin e 14 në New York, duke hyrë në histori si personi më i ri që fiton një vend si përfaqësuese në Kongres. Kjo është hera e parë që Ocasio-Cortez kandidon dhe e nisi fushatën teksa punonte si kamariere. Si e bija e një emigranti puerto-rikan, Ocasio-Cortez premtoi të punonte për shpërbërjen e ICE – agjencisë përgjegjëse për trajtimin çnjerëzor të emigrantëve në kufi – shërbim mjekësor falas për të gjithë, dhe kolegje publike falas.

Në distriktin e pestë në Minesota, Ilhan Omar u përzgjodh si muslimania e parë në Kongres. Gjithashtu, është e para me origjinë somaleze. Gjithashtu. Rashida Tlaib fitoi në distriktin e 13 në Miçigan, gruaja e parë muslimano-amerikane që përzgjidhet për Shtëpinë e Përfaqësuesve. Sharice Davids është gruaja e parë indigjene që përzgjidhet për Kongres. Përveç kësaj, është gjithashtu gruaja e dytë lesbike në Kongres dhe e para që përfaqëson Kanzasin.

Shtëpia e Përfaqësuesve mbizotërohet nga demokratët, ndërsa Senati nga republikanët. Kjo ndasi ka rëndësi pasi një projektligj nuk mund të hyjë në fuqi nëse nuk miratohet në bllok nga të dy dhomat, pra përfaqësuesit dhe senatorët. Amerikanët shpresojnë se përfaqësuesit liberalë do të ndalojnë normalizmin e trajtimit të emigrantëve në kufi, shpalljen të jashtëligjshëm të abortit, fshirjen e të drejtave të personave transgjinorë, zhbërjen e sistemit mjekësor falas, etj.

a.ç

Next Post
‘Furtunë’ tek Hipoteka dhe ALUIZNI, ‘qytetarët’ shkarkojnë 46 zyrtarë

'Shkrihet' Hetimi Tatimor në Shkodër, shkarkohen 21 inspektorë dhe drejtori

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Reforma Territoriale, deputeti i PS: Do ta çojmë përpara edhe nëse nuk arrihet konsensus me opozitën

Reforma Territoriale, deputeti i PS: Do ta çojmë përpara edhe nëse nuk arrihet konsensus me opozitën

July 22, 2026
A ka më fuqi protesta të prodhojë ‘stuhi’ lajmesh perëndimore?

A ka më fuqi protesta të prodhojë ‘stuhi’ lajmesh perëndimore?

July 22, 2026
Dhunohet efektivi i policisë në Shkodër, disa persona e godasin me grushte pas një konflikti

Dhunohet efektivi i policisë në Shkodër, disa persona e godasin me grushte pas një konflikti

July 22, 2026
Nafta në Shqipëri arrin në 206 lekë për litër, transporti kërkon ndërhyrje të Qeverisë për subvencionim

Nafta në Shqipëri arrin në 206 lekë për litër, transporti kërkon ndërhyrje të Qeverisë për subvencionim

July 22, 2026
Caktohet data e gjyqit për Nicolás Maduro në SHBA, përballet me akuzat për trafik droge më 1 qershor 2027

Caktohet data e gjyqit për Nicolás Maduro në SHBA, përballet me akuzat për trafik droge më 1 qershor 2027

July 22, 2026
“Transformimi nuk ndalet”, Rama: Ushtarakët më parë, të nënvlerësuar! Sot përkujdesje e veçantë për ta.

“Transformimi nuk ndalet”, Rama: Ushtarakët më parë, të nënvlerësuar! Sot përkujdesje e veçantë për ta.

July 22, 2026
Libri, The Albanian files, u gjykua para se të lexohej

Libri, The Albanian files, u gjykua para se të lexohej

July 22, 2026
“Vallja e hajdutëve” para Kryeministrisë, qytetarët ia marrin valles në protestë të maskuar si politikanë (VIDEO)

“Vallja e hajdutëve” para Kryeministrisë, qytetarët ia marrin valles në protestë të maskuar si politikanë (VIDEO)

July 22, 2026
“Krimi” i banorëve të Thethit se zgjodhën qytetarinë e jo urrejtjen!

“Krimi” i banorëve të Thethit se zgjodhën qytetarinë e jo urrejtjen!

July 22, 2026
Pushoi nga puna dy bashkëpunëtorë, gjobitet me 300 mijë euro eurodeputetja që protestoi në Shqipëri

Pushoi nga puna dy bashkëpunëtorë, gjobitet me 300 mijë euro eurodeputetja që protestoi në Shqipëri

July 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In