• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

‘Shkrihet’ Hetimi Tatimor në Shkodër, shkarkohen 21 inspektorë dhe drejtori

by Java News
07/11/2018 13:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Furtunë në Drejtorinë e Hetimit Tatimor në Shkodër, pasi raportohet se janë shkarkuar nga puna 22 inspektorë dhe drejtori, pas denoncimeve të qytetarëve në platformën e bashkëqeverisjes

Rezultatet janë bërë publike nga Ministrja e Drejtësisë, që është njëkohësisht dhe Koordinatorja e Struktura Antikorrupsion, Etilda Gjonaj

Gjonaj, u shpreh se “janë rekomanduar gjithsej 36 masa disiplinore, prej të cilave 21 largime nga puna dhe 14 vërejtje me paralajmërim për largim nga puna”.

DEKLARATA E PLOTË

Strukturat Antikorrupsion nën drejtimin e Koordinatorit Kombëtar Antikorrupsion ka vijuar punën për zbatimin e planit të veprimit të miratuar nga qeveria.

Në këtë kuadër Task Forca Antikorrupsion gjatë javës që kaloi ka kryer një kontroll të thelluar në Drejtorinë e Hetimit Tatimor – Rajoni Verior Shkodër.

Një denoncim i kryer në platformën e bashkëqeverisjes shqiperiaqeduam.al ka qenë edhe në këtë rast pikënisja e këtij kontrolli të ushtruar nga Task Forca Antikorrupsion, me objekt verifikimin e zbatimit të kuadrit ligjor në marrjen e masave administrative ndaj subjekteve ekonomike dhe ekzekutimin e tyre.

Gjatë kontrollit janë konstatuar një sërë shkeljesh të ndryshme të cilat lidhen me mosrespektimin e kritereve ligjore, shkelje të rregullave të inspektimit apo mangësi në plotësimin dhe mbajtjen e dokumentacionit përkatës.

Nga kontrolli në Drejtorinë e Hetimit Tatimor Shkodër, për shkeljet e konstatuara, në raportin përfundimtar janë rekomanduar gjithsej 36 masa disiplinore, prej të cilave 22 largime nga puna dhe 14 vërejtje me paralajmërim për largim nga puna.

Është rekomanduar largimi nga detyra për:

  • Drejtorin e Drejtorisë së Hetimit Tatimor – Rajoni Verior Shkodër
  • 21 inspektorë të hetimit tatimor.

Ndërkohë janë rekomanduar vërejtje me paralajmërim për largim nga puna për:

  • 1 Përgjegjës Sektori i Zbatimit
  • 13 inspektorë të hetimit tatimor;

Ndërkohë ka vijuar bashkëpunimi shumë i mirë i Task Forcës Antikorrupsion me Policinë e Shtetit, Prokurorinë dhe institucionet e tjera ligjzbatuese në vend.

Nga strukurat e Policisë së Shtetit gjatë javës së kaluar janë evidentuar 13 vepra penale në fushën e korrupsioni dhe vepra penale kryer nga punonjes shtetërore publikë.

Nga Policia e Shtetit janë proçeduar penalisht 26  autorë, nga të cilët:

7  prej tyre janë të arrestuar dhe ndaluar;

17 autorë ndiqen në gjendje të lirë;

dhe 2 prej tyre janë shpallur në kërkim.

Ndër personat e ndaluar janë 4 ish-punonjës të ZVRPP Kavajë, për të cilët Gjykata e Apelit Durrës, ka dhënë masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Ndërkohë nga ana e Policisë së Shtetit janë referuar materialet në Prokurori për:

  • 1 Ish-kryetar komune në Lezhë;
  • 2 Ish-komisionerë për ndarjen e tokave në Velipojë të Shkodrës;

Të gjithë këta persona akuzohen për veprat penale si:

  • “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”
  • “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”
  • “Shpërdorimi i detyrës”
  • “Falsifikimi i dokumenteve”

Ne jemi të ndërgjegjshëm se lufta kundër korrupsionit, është një sfidë e vazhdueshme dhe komplekse që nuk mund të kufizohet as në kohë e as në hapësirën e kontrollit.

Por jemi po ashtu të bindur, dhe rezultatet e fundit siç është rasti i Drejtorisë së Hetimit Tatimor në  Shkodër na i kanë konfirmuar, se me një bashkëpunim të mirë me publikun mund të arrijmë ta bëjmë edhe më efikase këtë luftë.

Prandaj do të vazhdojmë të jemi shumë të ndjeshëm dhe të gatshëm për të reaguar me shpejtësi ndaj çdo ankese, denoncimi apo informacioni që do të na vijë nga qytetarët në platformën e bashkëqeverisjes shqipëriaqë duam.al, të cilët nuk do të rreshtim së ftuari për të qenë pjesë e këtij koalicioni të madh antikorrupsion.

Javanews/a.ç

Next Post
“Nuk dua t’ju injektoj mendimin tim…”, Ngjela tregon pse nuk është martuar

Banditi grek është pjesë e marrëzisë së vjetër greke antishqiptare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

October 26, 2026
Gruaja që donte trenin në Sazan

Rënia e Vuçiç, Baton Haxhiu jep arsyet: Krijoi një model autokracie dhe një qeveri jofunksionale

October 26, 2026
Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

October 26, 2026
Ndoshta së shpejti inteligjenca artificiale do ta zgjedhë presidentin e Kosovës

Robelli: Opozita, peng i një njeriu. Nga sjelljet e kryeministrit, situata duket sikur…

October 26, 2026
Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

October 26, 2026
Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

“Nga protesta për t’u dëgjuar, te shkatërrimi”/ Lami: PD kërkon bashkimin përmes luftës, jo qetësisë

October 26, 2026
Vuçiç në Francë: Serbia s’është në linjë me politikën botërore për shkak të Kosovës, duhen vendime të guximshme

Vuçiç humb zgjedhjet, ish-ministri i Jashtëm: Qeveria e re serbe mund të mos ndryshojë kursin ndaj Prishtinës, dialogu jo prioritet

October 26, 2026
USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

October 26, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka reagon ndaj paketës së Ramës: Shfrytëzon të gjitha metodat që ta rrudhë protestën

October 26, 2026
Trump vë në dyshim zgjedhjet në Brazil: Dukeshin të manipuluara dhe të korruptuara

Trump vë në dyshim zgjedhjet në Brazil: Dukeshin të manipuluara dhe të korruptuara

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In