• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nëse vijnë alienët, zombit apo ndonjë luftë nukleare… ja makinat që do ju bëjnë punë (FOTO)

by Java News
26/05/2016 19:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për prodhuesit e këtyre makinave, nuk i dihet kurrë se kur mund të ndodhë ndonjë apokalips, se kur mund të zbresin alienët apo të çohen zombit nga varret… Nëse ndodh, këto janë makinat që ju duhen.

Ripsaw Eve 2
Makina tek foto 1 dhe 2, e prodhuar me zinxhirë tankesh, e rehatshme përbrenda, me 600 kuaj fuqi dhe e aftë të ngjitet në çdo terren. Ka ndenjëse lëkure, ekran me prekje e gjëra të tjera që nuk i gjen në çdo tank.

Mercedes-Benz Zetros 2733 6×6

Kamioni “fuoristradë” me 6 rrota aktive i Mercedes Benz është si një kështjellë me rrota ku mund të jetoni rehat, por edhe të shkoni ku të doni. Ky mjet me motor 7.2, me 326 kuaj fuqi e me tre diferencialë, ka brenda dysheme mermeri, televizorë me ekran të sheshtë dhe vend ku të mbani motorë me katër rrota.

Inkas Huron APC

Nëse s’ju duhet luksi, por vetëm mbijetesa, Inkas Huron APC është kamioni i blinduar që i reziston edhe fishekëve 7.62 x 51 mm, me shasi që nuk çahet dot nga bombat apo minat. Mund të mbajë brenda 16 njerëz të cilët mund të dalin në çati me armë të rënda, ose nga dritare anësore enkas për armë.

Gunner Fabrication Dodge 3500

Duket si makinë e thjeshtë “Pick Up”, por është llogaritur që t’i montohet një mitraloz përsipër që komandohet nga brenda. Mban 120 litra karburant dhe sistem kamerash termike që shohin në errësirë. Ka ndarje të veçuara për mbajtje municioni pa fund.

Dartz Black Shark

Mendohuni mirë për këtë, sepse nuk është për këdo. Vetëm nëse jeni ndonjë super-agjent 007. Kjo makinë ruse, përveçse është e blinduar dhe testuar kundër armëve të ndryshme, është e mbuluar e gjitha në luks. 1500 kuaj fuqi, skaner me retinën e syve, ndenjëse lëkure nga italianët “Lukspel”. Veç këtyre, ka doreza që zhduken dhe që japin goditje elektrike për paparacët e padëshiruar dhe sirena për të trembur turmat.

Next Post

Çelet panairi për këshillim karriere për maturantët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Detaji pikant/ Kanalet franceze ngatërrojnë protestat në Tiranë, me ato në Paris dhe Lion!

Detaji pikant/ Kanalet franceze ngatërrojnë protestat në Tiranë, me ato në Paris dhe Lion!

October 26, 2026
Bullgaria shkon në balotazh presidencial pas votimit të ngushtë mes kandidatëve

Bullgaria shkon në balotazh presidencial pas votimit të ngushtë mes kandidatëve

October 26, 2026
Franca ashpërson masat ndaj protestave, shtetrrethim, dënime me burg dhe përplasje politike për rendin publik!

Trazirat/ Ligji kundër vandalizmit, Macron akuzohet se po rrezikon të drejtat e francezëve

October 26, 2026
Për dy vaksina!

“Ju përcollëm modelin e rrezikshëm se dhuna është zgjidhje”- Majlinda Bregu: Ndjesë për traumën që ju lamë trashëgim dhe sistemin e kalbur politik!

October 26, 2026
Trump rikonfirmon mbështetjen për Netanyahun: Votoni Bibin, duhet ta përfundojmë punën kundër Iranit

Trump rikonfirmon mbështetjen për Netanyahun: Votoni Bibin, duhet ta përfundojmë punën kundër Iranit

October 26, 2026
Si u arrit dialogu në ’90-ën dhe pse po refuzohet në 2026-ën? Rrëfimi i Blendi Gonxhes: Atëherë qëllimi ishte madhor, sot duhet ta shohim si…

Si u arrit dialogu në ’90-ën dhe pse po refuzohet në 2026-ën? Rrëfimi i Blendi Gonxhes: Atëherë qëllimi ishte madhor, sot duhet ta shohim si…

October 26, 2026
Trump flet për mandatin e tretë: Mendoj se kam të drejtë të kandidoj sërish

“Ne marrim gjithçka dhe ata asgjë!”- Trump paralajmëron: Marrëveshje me Iranin, ose shkatërrim ushtarak!

October 26, 2026
Trump: Marrëveshje me Iranin ose shkatërrim ushtarak

Trump: Marrëveshje me Iranin ose shkatërrim ushtarak

October 26, 2026
Ministri Katz: Izraeli nuk ka plan për të sulmuar Iranin para zgjedhjeve

Ministri Katz: Izraeli nuk ka plan për të sulmuar Iranin para zgjedhjeve

October 26, 2026
“El Clasico”/ Reali ‘mbretëron’ në Camp Nou, shtyp Barcelonën dhe i afrohet në renditje! Murinjo përsërit festën Mbappe ‘macja e zezë’ e katalanasve (VIDEO)

“El Clasico”/ Reali ‘mbretëron’ në Camp Nou, shtyp Barcelonën dhe i afrohet në renditje! Murinjo përsërit festën Mbappe ‘macja e zezë’ e katalanasve (VIDEO)

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In