• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çelet panairi për këshillim karriere për maturantët

by A R
26/05/2016 19:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, znj. Lindita Nikolla ishte sot, e pranishme në çeljen e panairit “Ditët e Orientimit të Karrierës së Maturantit” i zhvilluar në ambientet e City Expo, City Park.

Gjatë fjalës së saj ministrja Nikolla u ndal në rëndësinë që ka ky panair në orientimin e maturantëve drejt zgjedhjes së karrierës së duhur si dhe njohjen me mundësitë që u ofrohen nga universitetet që marrin pjesë në panair.
“Sot është një ditë e veçantë e zhvillim të përgjegjësive të përbashkëta, për atë që kemi detyrim, informacionin tërësor dhe transparencën e plotë për çdo maturant dhe prind për një proces, i cili për shkak të implementimit të ligjit të ri të arsimit të lartë, këtë vit ka një specifikë të veçantë. Institucionet e Arsimit të Lartë, për shkak të zgjerimit të autonomisë institucionale, marrin këtë vit një rëndësi të dorës së parë, përsa i përket procesit të pranimeve të reja në programet e studimit në Institucionet e Arsimit të Lartë në vend.”, tha Nikolla.

Krahas reformës së rëndësishme në arsimin e lartë, ministrja u ndal edhe te Manuali i Maturantit, një udhërrëfyes i detajuar mbi procedurën e aplikimit që çdo maturant duhet të ndjekë për të aplikuar pranë çdo IAL-e publike apo private.
“Të gjithë ata maturantë që kanë notën mesatare mbi gjashtë do të vijojnë me procedurat, por pa humbur mundësinë edhe maturantët që kanë notën mesatare nën gjashtë për të vijuar studimet e tyre në kolegje profesionale. Ata do të jenë të ekspozuar në këto ditë të orientimit të karrierës.” u shpreh Lindita Nikolla.

Panairi “Ditët e Orientimit të Karrierës së Maturantit” do të qëndrojë i hapur më 26, 27 dhe 28 maj 2016, ku institucionet e arsimit të lartë do të jenë në shërbim të nxënësve dhe do t`u ofrojnë atyre informacione për: Programet e studimit të ILA-ve Publike/Private,  Format e organizimit të tyre, Kriteret e pranimit, Personelin akademik, Tarifat e shkollimit, Teknologjitë e mësimdhënies dhe kërkimit shkencor, Kapacitetet dhe përparësitë infrastrukturore dhe teknologjike që IAL kanë në realizimin e suksesshëm të programeve të studimit. Përparësitë dhe mundësitë që krijojnë Programet e Studimit në raport me tregun e punës dhe zhvillimin e qëndrueshëm të karrierës së tyre profesionale.

Ftesës së Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për të marrë pjesë në këtë event risi, i janë përgjigjur pozitivisht 25 IAL publike dhe private në vend, të cilat do të jenë prezent me stenda, materiale dhe përfaqësues përgjatë të 3 ditëve të panairit.
Ky event vjen si një praktikë e mirë dhe në vendet evropiane./ATA/a.m.

Next Post

Topi: Rama të ndalojë lutjet ndaj PD-së për kalimin e reformës, Berisha të sqarojë “Nokën”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deputeti Gjoni: Votimi i PS për “Ballukun” me urdhër politik! Majko u flak nga Kuvendi sepse nuk shkoi në votim

Protestat? Gjin Gjoni e thotë hapur: PD ka kapur momentin! Qëllimi kryesor është…

October 26, 2026
“Policët s’janë armiq të vendit”, Demalia: Të dënohen rëndë protestuesit që sulmojnë bizneset!

“Policët s’janë armiq të vendit”, Demalia: Të dënohen rëndë protestuesit që sulmojnë bizneset!

October 26, 2026
Cilat janë shenjat më me fat të horoskopit për muajin Prill! Renditja sipas Meri Shehut

“Humbje totale ose rigjenerim”, Meri Shehu: Të mbahemi fort… kjo javë do të jetë e fuqishme për 4 shenja

October 26, 2026
Harroni ilaçet për tensionin? Studimi tregon rrezikun për zemrën dhe trurin, ja si të mbroheni

Harroni ilaçet për tensionin? Studimi tregon rrezikun për zemrën dhe trurin, ja si të mbroheni

October 26, 2026
Presidenti iranian mbërrin në Moskë, pritet të takohet me Putin

Presidenti iranian mbërrin në Moskë, pritet të takohet me Putin

October 26, 2026
“Mazhoranca bën propagandë”- Krasniqi: Opozita i bëri dëm të madh protestës studentore!

“Mazhoranca bën propagandë”- Krasniqi: Opozita i bëri dëm të madh protestës studentore!

October 26, 2026
“Shajeni Ramën sa të doni, por shteti duhet ruajtur”, analisti krahason opozitën shqiptare me Le Pen në Francë

“Neomalësorja erdhi nga hiçi dhe iku…”- Eksperti i sigurisë për protestën: Antifa nuk ka për qëllim të fitojnë pushtet në Europë, por synon destabilitetin!

October 26, 2026
Kush do të jetë James Bondi i ardhshëm, gara për 007 përqendrohet në tre emra

Kush do të jetë James Bondi i ardhshëm, gara për 007 përqendrohet në tre emra

October 26, 2026
OKB jep alarmin: Ngrohja globale do të kalojë 1.5°C deri në fund të shekullit, rreziqet që i kanosen Botës nga ky prag!

OKB jep alarmin: Ngrohja globale do të kalojë 1.5°C deri në fund të shekullit, rreziqet që i kanosen Botës nga ky prag!

October 26, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme rrisin çmimin e naftës, Brent ngjitet në 93 dollarë për fuçi

Pas rritjes, nafta bie me 6% brenda javës, tregjet ndjekin me ankth zhvillimet në Lindjen e Mesme!

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In