• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Negociatat me BE| Dhuka: Mbi 630 nisma për transformimin e vendit, kryesisht këtë vit

by A R
30/03/2026 12:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja, Majlinda Dhuka, ofroi një panoramë të progresit të Shqipërisë në procesin e negociatave me Bashkimin Europian, duke theksuar se vendi po ecën me hapa konkretë dhe të sigurt për të përmbushur reformat që e afrojnë me standardet europiane.

Sipas Dhukës, Shqipëria ka treguar konsistencë dhe vazhdimësi në rrugën e saj drejt familjes europiane, duke fituar mbështetjen e vendeve anëtare dhe duke realizuar punë sistematike në përmbushjen e kushteve të ndërmjetme, sidomos në fushat e drejtësisë dhe të të drejtave të njeriut.

“Siç dihet, Shqipëria ecën me hapa të sigurt, konsistente, pas asnjë ndërprerje në rrugën e familjes europiane, si në pikëpamjen teknike ashtu edhe të reformave. Shqipëria ka marrë mbështetjen nga vendet europiane. Gjatë vitit të kaluar, Shqipëria i çeli negociatat me një hap sistematik dhe njëkohësisht bëri një punë konsistente sa u takon kushteve të ndërmjetme, të cilat janë kërkesa të veçanta reformash dhe arritjesh, sidomos me drejtësinë dhe të drejtat e njeriut. Shqipëria ka marrë edhe vlerësimin pozitiv të këtij komisioni europian në fund të shkurtit. Nga Shqipëria presim me durim dhe besim dhe në javët e ardhshme jemi të gatshëm që të presim të gjitha vlerësimet edhe nga vendet anëtare. Shqipëria duhet të kalojë edhe në fazën e mbylljes së kapitujve.”

Ajo nënvizoi se vendi ka marrë vlerësim pozitiv nga Komisioni Europian dhe vazhdon të përmbushë detyrimet për mbylljen e kapitujve të negociatave. Dhuka shtoi se deri në vitin 2026 synohet të mbyllen 12 nga 16 kapituj, ndërsa grupkapitujt e tjerë do të përgatiten gradualisht.

“Prandaj, dhe ne kemi filluar përmbylljen e negociatave. Edhe gjatë vitit 2025 kemi punuar edhe për mbylljen e negociatave. Shqipëria është proaktive dhe kjo është arsyeja pse arrin që të lëvrojë gjithmonë në kohë të gjitha detyrimet. Sigurisht, puna është komplekse, që do të thotë se shtrihet në shumë institucione njëkohësisht dhe është shumë granulare. Janë ndërfaqe aktive me të cilat ne punojmë për të ndërmarrë çdo nisëm. Siç përmenda, Shqipëria mendon së paku sa i përket vetëvlerësimit të saj, se i ka përmbushur të 24 kushtet e ndërmjetmeve. Shqipërisë i janë dhënë tashmë kushtet për mbylljen e negociatave për 30/31 grupkapituj. Deri në vitin 2026, ne kemi ambicie që të kemi mbyllur 12/16 kapitujt dhe më pak grupkapitujt e tjerë.”

Si po ecin negociatat deri tani

Siç bëri me dije Dhuka, janë hapur negociatat për 33 kapituj dhe 3 kritere.
“Ka 24 kushte dhe 92 probleme që duhet zgjidhur. Këto duhet të përmbushen plotësisht deri në shkurt 2026”, u shpreh Dhuka.
“Janë 101 kushte që duhet përmbushur për të mbyllur kapitujt, plus 32 të tjera. Në vitin 2026, pritet të mbyllen 16 kapituj me 41 kushte. Në vitin 2027, pritet të mbyllen 18 kapituj me 60 kushte, plus 32 të tjera”, theksoi ajo.

Plani Europian për vitet 2026-2027

Ka mbi 630 iniciativa për transformimin e vendit dhe përgatitjen për anëtarësim në BE.
Për vitin 2026, plani përfshin 416 masa: 145 ligje dhe 271 akte nënligjore.
Për vitin 2027, plani përfshin 214 masa: 73 ligje dhe 141 akte nënligjore.

Ngarkesa e Institucioneve dhe Sektorët ku duhet të fokusohemi

Disa institucione kanë më shumë kapituj për të punuar sesa të tjerët.
Institucioni me më shumë kapituj është MEI (Ministria e Ekonomisë dhe Infrastrukturës).
Më pas vijnë MF (Ministria e Financave) dhe MIE (Ministria e Inovacionit dhe Energjisë).
Institucione të tjera si MBZHR (Ministria e Bujqësisë), MA (Ministria e Arsimit), MSHMS (Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale) dhe BSH (Bankë e Shqipërisë) kanë gjithashtu disa kapituj.
Institucione të tjera kanë më pak kapituj.

Sektorët ku duhet të përqendrohemi:

Siguria Ushqimore (kapitulli 12)
Mbrojtja e Konsumatorit dhe Shëndetit (kapitulli 28)
Politika Sociale dhe Punësimi, përfshirë shëndetin dhe sigurinë në punë (kapitulli 19)
Mjedisi (kapitulli 27)
Politika Fiskale (kapitulli 16)
Doganat (kapitulli 29)
Bujqësia (kapitulli 11)
Energjia (kapitulli 15)
Rrjetet Pan-Europiane (kapitulli 21)

Kushtet mbyllëse për çdo kapitull

Disa kapituj kanë më shumë kushte që duhet të përmbushen për t’u mbyllur.
Kapitulli me më shumë kushte është kapitulli 27, që ka të bëjë me Mjedisin dhe ndryshimet klimatike, me 9 kushte.
Kapitulli 14, që lidhet me Politikën e Transportit, ka 7 kushte.
Kapitulli 12, për sigurinë ushqimore, veterinarinë dhe mbrojtjen e bimëve, ka 6 kushte.
Kapitulli 22, për politikat rajonale dhe koordinimin e instrumenteve strukturore, ka gjithashtu 6 kushte.
Kapitulli 11 ka 5 kushte.
Ka edhe kapituj të tjerë me 4, 3, 2 ose 1 kusht për t’u mbyllur.

Kapitujt me ngarkesën dhe numrin më të madh të kushteve janë:

27 – Mjedisi dhe ndryshimet klimatike
14 – Politika e transportit
12 – Politikat e sigurisë ushqimore, veterinarisë dhe mbrojtjes së bimëve
22 – Politikat rajonale dhe koordinimi i instrumenteve strukturore
9 – Shërbimet financiare
1 – Lëvizja e lirë e mallrave

Mjetet planizuese për mbylljen e kapitujve

“Janë përgatitur 31 plane pune për plotësimin e kushteve mbyllëse të negociatave. Janë zhvilluar takime shpjeguese me KE për 31 kapituj. Janë përfshirë në Planin Kombëtar për Përafrimin me Acquis të BE-së, të gjitha masat me natyrë ligjore Është monitoruar progresi përmes Agjendës Europiane. Na janë kërkuar të paktën tre plane pune për sistemet, për tatimet, doganat dhe bujqësinë.  Dy planet e para i kemi përgatitur, ndërsa i treti është në proces, ai për sistemet e bujqësisë sepse janë komplekse. Do të kërkohet buxhetimi për vitet vijuese për këto sisteme, aty ku kemi hendeqe”, deklaroi Dhuka.

Gjatë 2026-ës mbyllja e 16 kapitujve

Dhuka bëri me dije se gjatë këtij viti vendi synon të jetë gati teknikisht për mbylljen e 16 kapitujve, ndërsa disa kapituj tashmë janë në përgatitje e sipër dhe transmetimi i rezultateve drejt Komisionit Europian është planifikuar të përfundojë deri në fund të prillit.

“Gjatë vitit të jemi gati teknikisht për mbylljen deri në 16 kapituj, deri në qershor po përgatisim 7 deri në 8 kapituj, të cilët janë thuajse të maturuar. Kemi filluar transmetimin e plotësimit të kushteve në Komisionin Europian për tre kapituj. Po punojmë me tre kapituj të tjerë për t’i maturuar deri në qershor, por objektivi ynë për të transmetuar rezultatet është fundi i prillit”, shtoi Dhuka.

Në përfundim kryenegociatoja Dhuka theksoi se procesi i integrimit nuk është përballur me pengesa reale, por lidhet kryesisht me fazat kohore të hapjes dhe përparimit të kapitujve të negociatave.

“Nuk ka një problem, por lidhet me kohën kur është hapur një kapitull. Bujqësia përshembull është hapur në nëntor, kemi bërë takime shpjeguese me Komisionin Europian. Po përmirësojmë planet”, shpjegoi kryenegociatorja sa i takon aludimeve se ka “ngërç” në realizimin e detyrave të përcaktuara nga BE.

Next Post
E përjashtuan nga PD, Madhi sulmon selinë blu: Unë nuk mbështes njerëz të krimit për pazare si ju!

E përjashtuan nga PD, Madhi sulmon selinë blu: Unë nuk mbështes njerëz të krimit për pazare si ju!

Comments 1

  1. Baca says:
    21 hours ago

    Keta tanet hedhin vallen tallese e mashtruese te vendeve te BE per integrimin. Kur do jete fundi i kesaj maskarade?! Ore qe te kuptohemi, une e dua shume Shqiprine ne BE, por per shkak te shume faktoreve gjeopolitik, dhe sidomos besimin musliman determinues tek ne, ata kurre nuk do te na pranojne.

    Reply

Leave a Reply to Baca Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Hita merr drejtimin e Policisë së Shtetit, Lamallari: Njeriu i duhur në një moment të rëndësishëm për vendin

VIDEO / Hita merr drejtimin e Policisë së Shtetit, Lamallari: Njeriu i duhur në një moment të rëndësishëm për vendin

March 31, 2026
Sulm me dronë iranianë ndaj cisternës kuvajtiane në Dubai. Destinacioni i parashikuar, Kina

Sulm me dronë iranianë ndaj cisternës kuvajtiane në Dubai. Destinacioni i parashikuar, Kina

March 31, 2026
Pesë vende të BE në listën e vendeve që “minojnë” demokracinë

Pesë vende të BE në listën e vendeve që “minojnë” demokracinë

March 31, 2026
“Noka telefonoi deputetin dhe u përjashtova!”/ Alesia Balliu: Si po e spastron Berisha “bunkerin” PD

“Noka telefonoi deputetin dhe u përjashtova!”/ Alesia Balliu: Si po e spastron Berisha “bunkerin” PD

March 31, 2026
Baton Haxhiu: E admiroj guximin e Braçes, por kandidatura e tij për Tiranën është e pamundur!

Baton Haxhiu: E admiroj guximin e Braçes, por kandidatura e tij për Tiranën është e pamundur!

March 31, 2026
Ministri Hoxha: Evropa është një histori zgjerimi, koha e Shqipërisë është tani

Ministri Hoxha: Evropa është një histori zgjerimi, koha e Shqipërisë është tani

March 31, 2026
Abuzime me ndërtimet në Tiranë? Gjykata pezullon nga detyra kreun e IMT-së

Abuzime me ndërtimet në Tiranë? Gjykata pezullon nga detyra kreun e IMT-së

March 31, 2026
“Punoni nga shtëpia dhe lahuni më pak”, si lufta po i shtyn vendet drejt shkatërrimit të jetesës

“Punoni nga shtëpia dhe lahuni më pak”, si lufta po i shtyn vendet drejt shkatërrimit të jetesës

March 31, 2026
7 arsyet pse Kina po fiton nga mbyllja e Ngushticës së Hormuzit

7 arsyet pse Kina po fiton nga mbyllja e Ngushticës së Hormuzit

March 31, 2026
Miratohet Skema Kombëtare e Bujqësisë. Rriten subvencionet bagëtitë dhe të mbjellat

Miratohet Skema Kombëtare e Bujqësisë. Rriten subvencionet bagëtitë dhe të mbjellat

March 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In