• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO / Hita merr drejtimin e Policisë së Shtetit, Lamallari: Njeriu i duhur në një moment të rëndësishëm për vendin

by A R
31/03/2026 10:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Skënder Hita është prezantuar sot në krye të Policisë së Shtetit, në një ceremoni ku Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, e vlerësoi atë si “njeriun e duhur për të udhëhequr Policinë në një moment të rëndësishëm për vendin”.

Lamallari theksoi se procesi i përzgjedhjes ka qenë transparent dhe i bazuar në meritë, duke siguruar që drejtimi i këtij institucioni kyç t’i besohet një figure të besueshme, me standarde të larta profesionale. Ai e përshkroi Hitën si oficer karriere, profesionist dhe të udhëhequr nga integriteti në çdo detyrë.

“Dua të evidentoj 3 elementë domethënës. Së pari lidhur me procesin e ndjekur deri më sot. Për të mbërritur në këtë ceremoni, është  kaluar përmes një procesi transparent dhe të bazuar në meritë, duke siguruar që drejtimi i këtij institucioni kyç t’i besohet një figure të besueshme, që përfaqëson standardet më të larta profesionale të organizatës së Policisë së Shtetit. Skënder Hita është njeriu i duhur për të udhëhequr Policinë e Shtetit në një moment të rëndësishëm për vendin dhe për qytetarët, duke garantuar stabilitet dhe lidership. Është një oficer karriere, profesionist dhe i udhëhequr nga integriteti në çdo detyrë që ka mbajtur”, u shpreh ai.

Ministri nënvizoi gjithashtu rolin e Policisë së Shtetit në procesin e integrimit europian, duke e cilësuar atë si një element teknik dhe thelbësor për ndërtimin e një Shqipërie ku ligji zbatohet njësoj për të gjithë dhe siguria është e garantuar.

“Integrimi i vendit në BE. Ky mision bëhet edhe më i rëndësishëm në kontekstin ku ndodhet sot Shqipëria. Negociata janë të hapura dhe vijojnë me intensitet me Brukselin dhe vendet anëtare dhe progresi i Shqipërisë po vlerësohet në mënyrë të vazhdueshme. Në këtë rrugëtim, Policia e Shtetit ka një rol thelbësor sepse integrimi europian është edhe një proces teknik. Është ndërtimi i një Shqipërie ku ligji zbatohet njësoj për të gjithë, ku siguria është  e garantuar dhe institucionet janë të besueshme”, theksoi ministri.

Duke iu drejtuar kreut të ri të Policisë së Shtetit, Lamallari kërkoi nga ai lidership të fortë.

“Zoti Drejtor i Përgjithshëm, ju merrni këtë detyrë kur kërkohet lidership i fortë, vizion i qartë dhe vendosmëri. Besimi që ju është dhënë sot është edhe një pritshmëri e lartë për të çuar përpara një polici moderne, profesionale dhe në përputhje me standarde europiane. Roli juaj është i qartë: të forconi pro0fesionalimin, të thelloni luftën kundër paligjshmërisë dhe të garantoni që Policia të mbetet institucion në shërbim ët qytetarëve dhe jo mbi ta”, u shpreh Lamallari.

Next Post
Arratisja e Altin Ndocit, lirohet nga burgu ish-drejtori i IEVP, Indrit Cerloj

Arratisja e Altin Ndocit, lirohet nga burgu ish-drejtori i IEVP, Indrit Cerloj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

October 25, 2026
17-vjeçari masakrohet me thikë nga bashkëmoshatari i tij, vdes rrugës për në spital

Plagosi me thikë 19-vjeçarin në Korçë, arrestohet 23-vjeçari! Kishte thyer arrestin shtëpiak, iu gjet edhe drogë

October 25, 2026
Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

October 25, 2026
Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

October 25, 2026
Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

October 25, 2026
Dosja “Xibraka”, Leka: Çështje me ngarkesa politike, gjuha e shpifjes është kthyer në normë…

Shkulja e pllakës së Ziver Veizit në protestë, Leka: Berisha prej 35 vitesh peng i dhunës dhe pushtetit!

October 25, 2026
Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

October 25, 2026
“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

October 25, 2026
“Veliaj ka detyrë të ndryshojë perceptimin popullor”/ Meçe: Rama foli qartë, pranoi korrupsionin brenda mazhorancës!

“Shpërndanë bishta lopate dhe hodhën molotov”/ Meçe: Berisha synoi destabilizimin, por dështoi me 1500 militantë

October 25, 2026
Netanyahu paralajmëron Iranin para zgjedhjeve: Mos na testoni, do të pësoni hakmarrje

Netanyahu paralajmëron Iranin para zgjedhjeve: Mos na testoni, do të pësoni hakmarrje

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In