• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ne, tradhtarët

by Java News
10/02/2018 10:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Zülfü Livaneli*/

Dua të shkruaj për gjendjen në Turqi dhe më kujtohet titulli i paharrueshëm i romanit të Erich Maria Remarque: «Asgjë e re nga fronti i Perëndimit». Në vendin tim zakonet thjeshtë vazhdojnë, politika e jashtme dhe ushtria keqpërdoren për qëllime të politikës së brendshme. Kësisoj, sërish bëhen përpjekje që turqit të entuziazmohen me fjalime nacionaliste, dhe kjo bëhet për shkaqe taktike elektorale. Temat e politikës së jashtme që përdoren për këtë qëllim ndryshojnë. Herë pas here për këtë shërben Qiproja, pastaj sërish Rusia, nganjëherë Greqia – dhe tani Siria dhe kurdët. Por sistemi që qëndron pas kësaj nuk ndryshon. Dilet në gjueti për vota duke e ndërsyer popullin me një gjuhë nacionaliste.

Vitin e ardhshëm do të mbahen zgjedhje jashtëzakonisht të rëndësishme në Turqi. Presidenti i shtetit zgjidhet drejtpërdrejtë nga populli, dhe kandidati që dëshiron të fitojë duhet të marrë më shumë se gjysmën e votave. Recep Tayyip Erdoğan-i po përpiqet të sigurojë fitoren e tij elektorale duke i polarizuar zgjedhësit. Ai po e krahason operacionin aktual ushtarak turk në Sirinë veriore me luftën çlirimtare turke në vitet ‘20 të shekullit të kaluar, e cila në sytë e popullit është e shenjtë. Erdoğan-i po shfaqet në rolin e kryekomandantit. Me partinë ultranacionaliste MHP përkrah tij ai po krijon një «Front Nacional» dhe po përpiqet që partinë opozitare kemaliste CHP dhe partinë kurde HDP t’i identifikojë me PKK-së (parti kurde e akuzuar për terrorizëm): këtu është «Fronti Nacional», aty gjenden «tradhtarët e vendit».

Tradhtarë të vendit shpallen të gjithë ata që nuk e përkrahin luftën dhe parullat vulgare nacionaliste. Unë jam njëri prej tyre. 170 njerëz – mes tyre ish-ministra, deputetë, autorë dhe artistë – para fillimit të operacionit turk në Siri përpiluan një letër të pasherr për deputetët e parlamentit turk. Në atë letër ne apeluam që të sundojë arsyeja dhe të kërkohet një zgjidhje paqësore. Letra u quajt «tradhti kombëtare», në televizion dhe në gazetat e afërta me qeverinë ne u përbuzëm në aspektin social. Një kërkesë e pafajshme për paqe u lartësua në krim të tmerrshëm.

Shoqata e Mjekëve turq përpiloi po ashtu një deklaratë të tillë, edhe ajo u mallkua nga qeveria. Policia bastisi selinë e Shoqatës së Mjekëve dhe arrestoi udhëheqjen e saj. Kjo metodë është e njohur: qeveria e barazon veten me «atdheun» dhe e akuzon tërë opozitën si «tradhtare». Më e keqja këtu është se propaganda ka efekt. Vala nacionale në popull ka arritur nivele të rrezikshme. Intelektualët konsiderohen si të thuash tradhtarë të lindur. Dhe shumë njerëz të afërt me qeverinë janë pothuaj të gatshëm që të fillojnë gjuetinë në rrugë ndaj «tradhtarëve».

Për fat të keq qeveria nuk po i ofron zgjidhje asnjë pjese të shoqërisë. Në vend të kësaj ajo po provokon ata që duan dialog në vend të gjakut dhe lotëve. Dikur thuhej se Turqia është e ndarë në tri pjesë: fundamentalistë fetarë, laicistë dhe kurdë. Rritja e tensioneve mes këtyre grupeve tani po e helmon atmosferën në vend dhe po shkakton një gjendje të mungesës së shpresës – për të gjithë. Madje edhe ata intelektualë që më herët i kam kritikuar për shkak se përkrahnin Erdoğan-in, sot janë në burg, në ekzil apo diku ku shpresojnë se do të harrohen.

Gjenerata jonë e ka kaluar jetën me puçe ushtarake, në burgje, me turturë sistematike apo në ekzil. Kemi humbur miq nga vrasjet e pasqaruara. Një kohë të gjatë aramata për ne ka qenë pengesa më e madhe për demokraci. Kur i krahasojmë puçet ushtarake të forcave të armatosura turke me puçet në vendet e tjera, shohim një dallim të çuditshëm. Në Spanjë, Portugali apo në Amerikën Latine oficerët dhe regjimet e tyre fashiste qëndruan kryesisht me dekada në pushtet. Në Turqi ata që në ditën e marrjes së pushtetit premtonin se së shpejti do t’ia dorëzonin qeverisjen civilëve. Madje edhe kur e shpallnin grushtin e shtetit – të shoqëruar me simfoni të Beethovenit – ata silleshin si të turpëruar dhe ngurrues, ndryshe nga Frankot, Salazarët dhe Pinoçetët.

Në të vërtetë ushtria pas puçit të vitit 1980 dhe dhënies fund të regjimit të saj edhe më tutje ka ndikuar në mentalitetin dhe në jetën politike në vend; por ne nuk shihnim më epoleta oficerësh. Më kujtohen fotografitë e puçistëve krenarë të juntës ushtarake në Greqi, pranë tyre dinjitarët ortodoksë, të cilët tundnin temjanicat dhe bekonin ushtarët. Fashizmi i atjeshëm bazohej në trinomin armë, kapital dhe fe. Puçistët gëzonin përkrahje nga kapitali i madh dhe nga feja. Për këtë arsye diktaturat zgjatën aq shumë.

Në Turqi deri më tani ka munguar njëri prej këtyre tre elementëve. Ushtria dhe kapitali i madh pajtoheshin me reflekset e tyre nacionaliste, por për shkak të traditës laike të ushtrisë feja mbeste jashtë këtij solidariteti. Por ushtria gjithsesi kishte simpati për fenë. Gjatë Luftës së Ftohtë ajo përkrahu fundamentalistët fetarë – kundër armikut numër një: të majtës. Gjeneralët thoshin: «Gishtat në tespihe janë më të mirë se gishtat në këmbëzën e pushkës». U hapën shumë shkolla fetare, por përkrahja ishte më shumë diskrete.

Sot pikërisht këtu shohim një ndryshim cilësor. Të gjithë faktorët për një fashizëm klasik janë të pranishëm: feja ka lidhur aleancë me nacionalizmin. Edhe kapitali është në anën e tyre, ndonëse shumë ndërmarrje kanë ndërruar pronarin. Pra, mund të llogaritet se fashizmi, i cili po i shkel me këmbë demokracinë dhe të drejtat e njeriut, do të ekzistojë më gjatë. Në aspektin afatshkurtër unë nuk kam shpresë për ndryshime në Turqi.

*Zülfü Livaneli, 71-vjeçar, është njëri prej shkrimtarëve më të njohur turq. Romanet e tij janë bestsellerë në Turqi dhe janë përkthyer në disa gjuhë. Ai jeton në Stamboll.

Next Post
Velipojë, IKMT prish 2 lokale pa leje, pronarët pa dokumenta kundërshtojnë

Fier/ IKMT me 6 kg eksploziv prish një tjetër godinë me shpërthim të kontrolluar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ekzistenca e SPAK në dyshim pas mandatit 9-vjeçar? Ministri i Drejtësisë: Do të presim rezultatet

85 vota dhe një zhgënjim i madh për oborrin opozitar

October 9, 2026
Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?!

Sa Maricarmen ka sot në Shqipëri?

October 9, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Një reformë për territorin politik më shumë sesa reformë territoriale

October 9, 2026
Tornado e fuqishme godet Siçilinë, dy persona në gjendje të rëndë dhe dëme të shumta

Tornado e fuqishme godet Siçilinë, dy persona në gjendje të rëndë dhe dëme të shumta

October 9, 2026
Berisha: Shqiptarët na votojnë vetëm nëse ripërtërihemi dhe paraqesim një vizion të ri

Berisha: Shqiptarët na votojnë vetëm nëse ripërtërihemi dhe paraqesim një vizion të ri

October 9, 2026
Kronika e dëshpërimit të Nallbatit dhe të tjera gajle

“Braçe zinte kokën me grushte. Heronjtë ikin, nafaka mbetet”/ Satira e Gjekmarkajt për Territorialen: Bela po i linte në suspancë…

October 9, 2026

Kriza për naftën, pse çmimi i karburantit po shkon në rekorde historike?

October 9, 2026
Zgjerimi, BE forcon kushtet për anëtarët e rinj: Deri në 15 vite mbikëqyrje dhe pezullim fondesh nëse mashtrojnë!

Mbyllja e “Kapitullit 20”, konfirmohet 13 tetori për Konferencën Ndërqeveritare Shqipëri-BE! I pranishëm do jetë edhe Rama

October 9, 2026
Mes Diellës dhe Skënderbeut: politika virtuale dhe Shqipëria reale

“PROTESTA – Shënimet e një gazetari”

October 9, 2026
“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

Sali, Shqipëria do të bëhet!

October 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com