• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Në Tiranë demokratët do të jenë të bashkuar”/ Bogdani: Përballë Veliajt e shoh veten fitues!

by
25/11/2022 21:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Tiranë, shtëpia jonë, Tirana familja jonë, Tiranë krenaria jonë!” Ky është slogani me të cilin Gert Bogdani do të garojë në primaret e organizuara nga Partia Demokratike, fituesi i të cilave do të garojë me kandidatin e Partisë Socialiste për Bashkinë Tiranë.

I ftuar në “Radari Informativ” në ABC mbrëmjen e së premtes, Bogdani u shpreh se Primaret janë një garë alternativash me anë të së cilave demokratët do të mund të zgjedhin mes individëve dhe programeve.

I pyetur se cilin sheh si kandidatin më të fortë, ish-deputeti demokrat nuk dha një përgjigje, por theksoi se rëndësi ka që fituesi të ketë eksperiencë në qeverisjen lokale “në mënyrë që pas 14 majit, puna të nisë që në ditën zero.”

Por, a i druhet Bogdani mbështetjes që kryedemokrati Sali Berisha mund t’i japë ndonjërit prej kandidatëve? Ai thotë se ajo që ka më shumë rëndësi në këtë garë është kontakti me demokratët e thjeshtë.

“Nuk ka të bëjë, aksesi duhet të jetë te demokratët e thjeshtë. Berisha e ka bërë të qartë që nuk do të ndikojë. Demokratët të votojnë kandidatin që u ofron fitore më 14 maj. Duhet dallim i qartë mes individit dhe programit që sjell individi.” 

Gert Bogdani u shpreh po ashtu se përballë Erion Velisë, veten e sheh fitues, ndërsa e akuzoi kryebashkiakun aktual të Tiranës se më shumë bën reklamë sesa punë.

“Fitues e shoh përballë Velisë. PR është gjë tjetër, ai del me bisht lopate duke mbjellë pemë ndërkohë që mbjell pallate. I shpërdoron paratë e taksapaguesve. Më shumë bën reklamë sesa bën punë. Sado PR të bëjë Veliaj nuk e ndryshon dot realitetin në të cilin jetojnë banorët e vet.” 

Sa i përket programit të tij, ish-deputeti demokrat shpjegoi se synimi i tij është që të ndryshojë mënyrën sesi qeveriset Bashkia e Tiranës ndërsa pikat kryesore ku do të fokusohet puna e tij do të jenë trafiku i rënduar i qytetit, problematikat e parkimit, shkollat, hapësirat për fëmijët, kthimin e vëmendjes te Tirana rurale etj.

Ndërsa, i pyetur për kandidatin që ai që quhet grupimi Alibeaj mund të ketë për Tiranën, Bogdani tha se në kryeqytet të paktën është i bindur që demokratët do të jenë të bashkuar.

“Të paktën në Tiranë, por edhe në qytete të tjera, demokratët do të jenë të bashkuar. Se nuk bëhet fjalë vetëm për të hequr Veliajn, por për të sjellë një model tjetër,” tha ai.

Kujtojmë se kandidatët për primaret e Tiranës janë shtatë: Adriana Kalaja, Belind Këlliçi, Enkelejda Fejzo, Fatmir Merkoci, Gerti Bogdani, Ilir Alimehmeti, Julian Deda. Tre dhjetori është koha e parashikuar në vendimin e Kryesisë së Partisë Demokratike, si koha e fushatës, ndërsa më 4 dhjetor, demokratët dhe simpatizantët e PD-së mund të votojnë për kandidatët.

/e.d

Next Post
Vendosën hartën e Kosovës me ngjyrat e flamurit serb në dhomat e zhveshjes në Katar, federata në Prishtinë ankesë FIFA-s

Vendosën hartën e Kosovës me ngjyrat e flamurit serb në dhomat e zhveshjes në Katar, federata në Prishtinë ankesë FIFA-s

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas kësaj qeverie, anarki?

Pas kësaj qeverie, anarki?

October 21, 2026
Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

October 21, 2026
“The Guardian”: BE të hapë shpejt dyert për anëtarët e rinj, pasi nga kjo varet mbijetesa e saj

Reklama të rreme dhe mungesë transparence, Brukseli heton Booking.com për mashtrimet me pronat

October 21, 2026
Tensionet në Kuvend, Petro Koçi: Politika është bërë teatër! PD po shmang debatin

“Ç’komunizëm ka këtu?!”, Koçi: Këtë vend e ka mbërthyer kapitalizmi për gryke!

October 21, 2026
Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

October 21, 2026
BE u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

BE u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

October 21, 2026
Deputeti socialist: PS nuk mbron askënd që përballet me Drejtësinë! Numri i lartë i të paraburgosurve ka tmerruar Këshillin e Europës

Deputeti i PS: Kërkesat e studentëve duhen bërë sa më parë! Si merret fati në dorë në një vend demokratik?

October 21, 2026
Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

October 21, 2026
Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

October 21, 2026
Pushime që ju përmirësojnë humorin, 5 qytetet më të lumtura për turistët, Lisbona kryeson renditjen

Pushime që ju përmirësojnë humorin, 5 qytetet më të lumtura për turistët, Lisbona kryeson renditjen

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In