• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Në takimin Xi – Lukashenko, problemi i Ukrainës merr vëmendje të posaçme”

by A R
02/03/2023 12:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Kinës Xi Jinping zhvilloi të mërkurën bisedime me homologun e tij bjellorus Alexander Lukashenko.
Xi Jinping-u vuri në dukje në këtë takim se zhvillimi me cilësi të lartë dhe procesi i moderizmit të Kinës do të sjellin mundësi të reja për vendet e ndryshme të botës, duke përfshirë Bjellorusinë. Përballë situatës së paqëndrueshme e të pasigurt ndërkombëtare, pala kineze është e gatshme të përpiqet së bashku me palën bjelloruse për të nxitur zhvillimin e shëndetshëm dhe të qëndrueshëm të marrëdhënieve ndërmjet të dy vendeve në nivel më të lartë.

Kreu i shtetit kinez vuri në dukje se Kina e vlerëson mbështetjen e Bjellorusisë për Nismën e Zhvillimit Global dhe Nismën e Sigurisë Globale, dhe është e gatshme të forcojë koordinimin dhe bashkëpunimin me Bjellorusinë në platforma shumëpalëshe, si OKB-ja, për të përballuar së bashku sfidat globale dhe për të ndërtuar bashkësinë e fateve të përbashkëta të njerëzimit

Presidenti Alexander Lukashenko u shpreh nga ana e tij që Bjellorusia është e gatshme të forcojë bashkërendimin me Kinën për çështjet kryesore ndërkombëtare e rajonale dhe të përpiqet bashkërisht për të ruajtur sigurinë e qëndrueshmërinë ndërkombëtare e rajonale.

Liderët e të dy vendeve shkëmbyen mendime edhe lidhur me krizën e Ukrainës. Xi vuri në dukje se qëndrimi i Kinës për këtë çështje është i qartë. Kina publikoi dokumentin e pozicionit të saj për zgjidhjen politike të krizës së Ukrainës. Thelbi i qëndrimit të Kinës është nxitja e bisedimeve të paqes, përkrahja e zgjidhjes politike, braktisja e mendësisë së Luftës së Ftohtë, respektimi i shqetësimeve të ligjshme të sigurisë të të gjitha vendeve dhe ndërtimi i një arkitekture të sigurisë evropiane të balancuar, efektive dhe të qëndrueshme. Vendet përkatëse duhet të ndalojnë politizimin dhe instrumentalizimin e ekonomisë botërore dhe të bëjnë me të vërtetë gjëra që ndihmojnë për armëpushimin e ndalimin e luftës dhe për zgjidhjen paqësore të krizës. Lukashenko tha se pala bjelloruse pajtohet plotësisht dhe mbështet pozicionin e propozimet e Kinës për zgjidhjen politike të krizës ukrainase, të cilat kanë një rëndësi të madhe për zgjidhjen e kësaj krize.

Next Post
VIDEO/ Flakët “pushtojnë” qiellin, momenti kur përplasen dy trenat në Greqi

VIDEO/ Flakët “pushtojnë” qiellin, momenti kur përplasen dy trenat në Greqi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nis grumbullimi në Prishtinë, qindra qytetarë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Nis grumbullimi në Prishtinë, qindra qytetarë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

September 20, 2026
Çmimet në rritje, Ibrahimaj: Po monitorojmë karburantet dhe konsumin

Çmimet në rritje, Ibrahimaj: Po monitorojmë karburantet dhe konsumin

September 20, 2026
Guterres kërkon reformim të OKB-së: Afrika duhet të ketë vende të përhershme në Këshillin e Sigurimit

Guterres kërkon reformim të OKB-së: Afrika duhet të ketë vende të përhershme në Këshillin e Sigurimit

September 20, 2026
Flamingot çfarë janë sot; lëvizje apo revolucion?

Flamingot çfarë janë sot; lëvizje apo revolucion?

September 20, 2026
Haradinaj ngjitet në majën e Rupës, publikon pamje me flamurin e UÇK-së

Haradinaj ngjitet në majën e Rupës, publikon pamje me flamurin e UÇK-së

September 20, 2026
Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

September 20, 2026
Trafik i rënduar në aksin Lezhë-Milot, radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti

Trafik i rënduar në aksin Lezhë-Milot, radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti

September 20, 2026
“Epsteini” ynë

Vendimi i Gjykatës Speciale rrëzoi arsyet për të cilat ajo ishte ngritur

September 20, 2026
AFD kryeson sërish. “Katastrofë” për CDU-në në zgjedhjet lokale, Merz: Nuk largohem -

AFD kryeson sërish. Katastrofë për CDU-në në zgjedhjet lokale, Merz: Nuk largohem –

September 20, 2026
Krisafi: Shqipëria mund të anëtarësohet në BE deri në 2030, Serbia ka ngecur për mungesë vullneti politik

Krisafi: Shqipëria mund të anëtarësohet në BE deri në 2030, Serbia ka ngecur për mungesë vullneti politik

September 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com