• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Në Spanjë me paratë e personit nën hetim, kërkohet pezullimi i 3 gjykatësve të Apelit në Durrës

by Java News
27/12/2017 22:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokurorët e Krimeve të Rënda i kanë kërkuar Këshillit të Lartë të Drejtësisë të mblidhet e të pezullojë nga detyra gjyqtarët e Apelit, Kliton Spahiu, Petraq Dhimitri dhe Petrit Ceno, që të tre ata nën hetim për dyshimet se kanë kryer korrupsion. Kjo lëvizje e prokurorisë vjen në një kohë kur dy shkallët e gjyqësorit të Krimeve të Rënda, kanë rrëzuar kërkesën e prokurorisë, për pezullimin e tre gjyqtarëve.

Nuk ka ende një njoftim nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, se kur do të mblidhet për ta shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë që u refuzua edhe nga shkalla e parë edhe nga e dyta.Kjo pasi sipas burimeve të prokurorisë në dosjen hetimore kundër tyre është administruar përgjigjia e autoriteteve Spanjolle,se nëpërmjet kartës së kreditit të shtetasit Fatjon Pula,kushëriri i shtetasit Namik Sadiku,i cili ishte palë e paditur në një proces civil që gjykohej nga tre gjyqtarët,ata kanë qëndruar në ambjentet e një hoteli në Spanjë.

Qëllimi i kësaj vizite ishte për të ndjekur derbin “El Clasico” mes Real Madrit dhe Barcelonës.Është vërtetuar thotë prokuroria se Fatjon Pula ka paguar 450 euro për qëndrimin e tre gjyqtarëve në hotel. Ndërkohë në kërkesën e saj prokuroria shton se dhe shpenzimet e tjera si bileta e udhëtimit dhe bileta e hyrjes në stadium, ka dyshime të forta se është paguar nga shtetasi Namik Sadiku. Nisur nga kjo situatë dhe krijimit të dyshimit të arsyeshëm, pak ditë më parë prokuroria i është drejtuar me një kërkesë Gjykatës së Krimeve të Rënda, për pezullimin nga detyra të tre gjyqtarëve të apelit Durrës Kliton Spahiu, Petraq Dhimitri dhe Petrit Çeno.

Refuzimi për të gjykuar dosjen
Gjykata e Apelit Për Krime të Rënda ka refuzuar të marrë në shqyrtim kërkesën e Prokurorisë,e cila kishte kërkuar pak ditë më parë pezullimin nga detyra të tre gjyqtarëve të Apelit Durrës Kliton Spahiu, Petraq Dhimitri dhe Petrit Çeno.Vendimi i tre gjyqtarëve të Apelit Nertina Kosova,Dhurata Averi dhe Albana Boksi për të mos marrë fare në shqyrtim kërkesën e prokurorisë është bazuar në nenin 249/1 të Kodit të Procedurës Penale që flet për “Ankimin kundër masave të sigurimit”. Sipas tre gjyqtarëve të Apelit për Krime të Rënda, nuk mund të marrin në shqyrtim kërkesën e prokurorisë për shkak se kërkesa e akuzës nuk mund të legjitimohet, pasi Gjykata e Krimeve të Rënda pak ditë më parë kishte refuzuar kërkesën e akuzës për pezullimin nga detyra të tre gjyqtarëve të Apelit Durrës, Kliton Spahiu, Petraq Dhimitri dhe Petrit Çenotë akuzuar për “korrupsion” dhe “Shpërdorim detyre”. Me urdhërin e refuzimit për gjykimin e çështjes prokuroria është njohur në orën 09:00 të mëngjesit të 19 dhjetorit 2017.

Argumentat e gjykatës
Luan Hasneziri nuk pranoi kërkesën Prokurorisë për Krime të Rënda, duke mos caktuar masën e sigurisë “pezullimin nga detyra” të tre gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit në Durrës të dyshuar për “Korrupsion” dhe “Shpërdorim të detyrës” në bashkëpunim. “Shqiptarja.com” mëson se në vendim, gjyqtari Hasneziri pranon faktin se tre gjyqtarët e Apelit Durrës kanë udhëtuar në drejtim të Spanjës dhe pagesën e qëndrimit në hotel që është bërë nga Fatjon Pula, por argumenton se kjo nuk krijon bindjen se jemi përpara faktit të dyshimit të arsyeshmëm për një aferë korruptive, që do të binte gjykatën për të vendosur pezullimin e tyre nga funksioni i gjyqtarit. Nga ana tjetër prokuroria thotë se gjykata e Krimeve të Rënda dhe ajo e Apelit po procedon me standard të dyfishtë për sa i përket termit “dyshim i arsyeshëm”,pasi në raste të ngjashme analoge, ka vendosur pranimin e kërkesave duke caktuar masën e “arrestit në burg”./Shqiptarja

Next Post
Erëzat, aleat i çmuar i shëndetit, luftojnë edhe të ftohtin

Erëzat, aleat i çmuar i shëndetit, luftojnë edhe të ftohtin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Merr jetë “Pasqyrë Albania”/ Leka: Nisma e Ramës për të respektuar protestën, por Pasqyra të jetë cilësore, jo si valë deti. Protestuesit, “punë me pagesë”

Merr jetë “Pasqyrë Albania”/ Leka: Nisma e Ramës për të respektuar protestën, por Pasqyra të jetë cilësore, jo si valë deti. Protestuesit, “punë me pagesë”

October 4, 2026
Deputeti i PD nxjerr nga shalqiri, “surprizën”: Dhurata e qeverisë për gjithë shqiptarët

“Të kalojmë në veprime të forta”, Korreshi: Duhet ngujim në Parlament apo grevë urie

October 4, 2026
Pse Trump duket identik në fotot me Kurtin, Ramën e Vuçiçin: Çfarë fshihet pas pozës protokollare?

Pse Trump duket identik në fotot me Kurtin, Ramën e Vuçiçin: Çfarë fshihet pas pozës protokollare?

October 4, 2026
Identifikohen viktima dhe i riu i arrestuar pas aksidentit fatal në Rrugën e Dibrës

Identifikohen viktima dhe i riu i arrestuar pas aksidentit fatal në Rrugën e Dibrës

October 4, 2026
“Liria ka emër” do të mbledhë 500 mijë firma! Veteranët e UÇK: Duam të sensibilizojmë ndërkombëtarët

“Liria ka emër” do të mbledhë 500 mijë firma! Veteranët e UÇK: Duam të sensibilizojmë ndërkombëtarët

October 4, 2026
Në pritje të ëmbël, Ajola Xoxa kërkon ndryshim të masave të sigurisë për të dalë jashtë shtetit

Gjyqi për Ajola Xoxën, caktohet data në Kushtetuese për bashkëshorten e kryebashkiakut të Tiranës

October 4, 2026
Helmimi i 11 fëmijëve në kopshtin e Korçës, flet nëna e një prej të miturve: Enët mund të kenë qenë të palara

Helmimi i 11 fëmijëve në kopshtin e Korçës, flet nëna e një prej të miturve: Enët mund të kenë qenë të palara

October 4, 2026
30 vite pas luftës, Bosnje-Hercegovina ende e ndarë! Zgjedhjet ‘hapin’ plagët e vjetra

30 vite pas luftës, Bosnje-Hercegovina ende e ndarë! Zgjedhjet ‘hapin’ plagët e vjetra

October 4, 2026
Korrupsioni si vepër penale është strikt çështje fakti, jo llafesh

Policia kap drogë, SPAK kap llafe…

October 4, 2026
Ndoshta së shpejti inteligjenca artificiale do ta zgjedhë presidentin e Kosovës

Gjuha diskriminuese e kryeministrit të Sllovenisë kundër shqiptarëve të Kosovës

October 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com