• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Në letër shkruante ‘a t’i tregoj babit’”/ Prindërit e 16 vjeçares që u vetëvra në Gjirokastër: Na tha si do duroj 6 orë në klasë?!

by B K
17/02/2025 20:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shtëpia është bosh për prindërit e Irsa Muçollarit.

Pikëpyetjet se çfarë e çoi 16-vjeçaren në vetëvrasje të hënën e shkuar kanë përgjigje të pazbuluara ende, veçse vërtiten në mendjet e tyre dyshime për bullizmin në shkollë.

Mamaja e Irsës, Mirela Muçollari thotë: “Do më mbetet peng tërë jetën dhe në kokën time kam vetëm ‘PSE? PSE?’. Kush ma mërziti kaq shumë dhe nuk e kuptoi asnjë njeri? Ne e donim aq shumë. Unë për atë jetoja për atë punoja! Të gjesh fëmijën kur vjen nga puna në atë gjendje. I dhashë frymë, nuk e shpëtova!”.

Ilir Muçollari, babai i Irsës thotë: “Kohët e fundit e shikoja që kishte ndryshuar sjellje, ishte pak me e mërzitur, por nuk na shkonte mendja për vajzën që të shkonte deri në këtë pikë. Se ka qenë shume e sjellshme, shumë e mirë, shumë e urta, e pyesja sa vinte nga shkolla: ‘Si kalove të keqen babi?. Mirë, babi mirë’. Edhe kjo na ka çuditur”.

Iliri me Mirelën përpiqen të kujtojnë bisedat e fundit me vajzën, para aktit të vetëflijimit.

“Ditën e fundit më ka ardhur 20 minuta para se të mbaronte shkolla, më tha mbaruam shpejt. Para një jave i tha duke qarë mamasë ma ndërro klasën se ata nuk mësojnë. Janë 6 orë si do duroj çdo ditë kështu”.

“Bëjnë si të çmendur më tha mua. Qeshin kot, flasin kot dhe nuk më pëlqen. Donte të shkonte te klasa që kishte shoqet e 9-vjeçares. I thashë merru me veten, injoroji ata. Ashtu bëj më tha, por janë 6 orë o mami më tha. Të marr mësuesen, të ndërrojmë bankën. Jo, jo tha se është më keq ashtu. Si duket i vinte turp se do ta bullizonin shokët përsëri. Jo, jo, bëra gabim që të thashë…”.

Tani kuptojnë ngarkesën emocionale që e bija u ka ndjerë.

“Kanë gjetur disa letra që shkruanin në anglisht për bullizimin. Në një letër tjetër shkruante t’i them babait apo jo?”, tha Iliri.

Irsa ka qenë kampione shahu në arsimin bazë, me dhunti në pikturë, e talentuar në gjuhët e huaja por jo shumë sociale. E njihte shumë mirë veten, ashtu siç e përshkruan në këtë letër detyrë ku krahasohet me shoqen e saj të vetme.

“E ke shumë të mirë më thoshin mua dhe mësueset. Është pak e ndrojtur…Po ashtu ka tipin ju thoja. Por aktivizojeni që të çiltërsohet. Ishte më e mirë seç duhet, u mbyll në vetvete dhe i mori me vete të gjitha”, u shpreh Mirela.

Në dhimbjen e madhe, Mirela kërkon në dhomën e Irsës mos gjen një shenjë, një arsye që mund të justifikojë veprimin e të bijës. Trishtimin e madh që solli tragjedinë.

“Edhe t’i jepje 200 lek, edhe 100 lek apo mos t’i jepje fare nuk kishe shqetësim prej saj. Aq e mirëkuptueshme ishte. Nuk kërkonte kurrë asgjë me zor. Irsa kuptonte çdo gjë. Tani vështirësi ekonomike kemi të gjithë! Por Irsës nuk i kemi lënë gjë pa plotësuar”, tha babai i saj.

Top Channel ishte pranë me prindërit e Irsës, por ata sot gjetën forcën për t’iu dhënë një mesazh prindërve të tjerë: të dëgjosh edhe heshtjen e fëmijëve.

“Kur vijnë prindërit këtu që ngushëllojnë, të gjithë tregojnë që i kemi të bullizuar dhe jemi shokuar komplet, më thenë se sa është në masë bullizimi, sa është. Na ndodhi ne, të paktën mos t’iu ndodhi të tjerëve, të jetë si këmbanë alarmi, të rrinë sa më afër fëmijëve, t’i pyesin për çdo gjë”.

“Prindërit mos mendojnë asnjëherë se fëmijët i kanë të përsosur pa shkuar te shkolla, pa parë nivelin e klasës se do pësojnë pa pritur dhe pakujtuar”.

Next Post
“Primaret e PD shpërfytyrim”, Ferdinand Xhaferraj: Bashkimi në diversitet degradoi

"Primaret e PD shpërfytyrim", Ferdinand Xhaferraj: Bashkimi në diversitet degradoi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkrepe një foto këtu!

Editoriali Rama-Vuçiç “për qasjen realiste”, Komisioni Europian: Zgjerimi, prioritet kyç!

March 3, 2026
Ndodh edhe kështu! Klubi i njohur shkarkon trajnerin pas fitores 8-0

Ndodh edhe kështu! Klubi i njohur shkarkon trajnerin pas fitores 8-0

March 3, 2026
Një vendim i diskutueshëm i Gjykatës Kushtetuese dhe çështja Riley k. Kalifornisë

Skandal: Një përkthim i gabuar me pasoja të rënda në praktikën gjyqësore

March 3, 2026
Pas raketave iraniane: A është Dubai ende destinacioni ideal? Rrëfimet e VIP-ave që ndodhen atje…

Pas raketave iraniane: A është Dubai ende destinacioni ideal? Rrëfimet e VIP-ave që ndodhen atje…

March 3, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 4 Mars 2026

March 3, 2026
Minxhozi: Në rreshtat e dosjes si të Berishës ashtu dhe të Metës shohim një fakt goditës

Nga Bordi i Paqes në Manzë, kur shpresa kthehet në frikë

March 3, 2026
Të burgosurit u përjashtuan nga zgjedhjet në Rrogozhinë/ Frrok Çupi: KQZ goditi të drejtën e votës

Kur ndodhi gjëma, këta flinin

March 3, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme, MEPJ: Shmangni udhëtimet, shqiptarët në rajon të kontaktojnë përfaqësitë diplomatike

Konflikti në Lindjen e Mesme, MEPJ: Shmangni udhëtimet, shqiptarët në rajon të kontaktojnë përfaqësitë diplomatike

March 3, 2026
Rrëzoi ankimimin e Ramës, zbardhet i plotë vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Ballukun

Rrëzoi ankimimin e Ramës, zbardhet i plotë vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Ballukun

March 3, 2026
Gjykata liron 4 protestuesit e Berishës, që i vunë zjarrin Vilës 31 dhe dhunuan policët

Gjykata liron 4 protestuesit e Berishës, që i vunë zjarrin Vilës 31 dhe dhunuan policët

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In