• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Në 25 Prill, do të largohen llumhanet nga politika

by Artur Ajazi
05/10/2020 14:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ARTUR  AJAZI

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, listat e hapura, pragu 1 per qind, dhe sfida të tjera të këtij lloji, pa asnjë dyshim do të spastrojnë politikën shqiptare nga llumhanet 30 vjeçare. Eshtë e pakonceptueshme, se si akoma në Parlamentin e Shqipërisë, ka deputetë të pavotuar por thjesht të sjellë aty, nga listat e pazarexhiut Lulzim Basha. Eshtë e pakonceptueshme se si akoma në Parlamentin e Shqipërisë ka deputetë që nuk janë të arsimuar, të edukuar, të kulturuar, të emancipuar, mes tyre  fatkeqësisht edhe gra. Eshtë e paimagjinueshme se si akoma dhe sot në Parlamentin e Shqipërisë, ka deputetë aksidentalë, që nuk dalin dot nga statura e tyre reale, që akoma nuk dinë dhe nuk zbatojnë rregullat elementare të edukatës dhe qytetarisë. Si mundet që në Parlamentin e Shqipërisë, të ketë akoma deputetë që  edhe pse nuk dinë shkrim e këndim, mbajnë si mburojë “Heroin e Demokracisë”, flasin akoma me gjuhën dhe xhestikulacionet e tij, që nuk dinë të lexojnë dhe komentojnë projektligjet dhe amendamentet që vijnë në komisionet parlamentare, etj, etj. Ky është pra, Kuvendi i Shqipërisë në 2020. Kjo situatë duhet të përmbyset urgjentisht pas 25 Prillit 2021, dhe do të ndodhë. Qilizmi duhet të bëhet me votë. Shqipëria meriton një Parlament të mbushur me njerës të arsimuar, me intelektualë dhe jo rrugeçër, një Parlament që të ketë brënda tij, kompetentë dhe profesionistë, një Parlament  që të krenohet me përfaqësimin e tij në takimet dhe dyert e kancelarive të Europës. Deri sot nuk ka ndodhur një gjë e tillë, ndaj shpesh ndërkombëtarët gajasen me fjalimet dhe reagimet e atyre që aksidentalisht ne i quajmë “deputetë liste”. Mandati i deputetit, u bë pazar qysh nga 26 Maji i 1996, kur Partia Demokratike dhe Sali Berisha vodhën me banda zgjedhjet, qysh asokohe kur bandat e asaj partie rrahën dhe masakruan drejtuesit e Partisë Socialiste në rrethe dhe në qendër të Tiranës. Mandati i deputetit ka humbur vlerën, qysh asokohe kur Partia Demokratike  dhe Doktori i saj, mbushte listat me të fortët, me miq dhe shokë të dënuarish për vepra të ndryshme penale, qysh asokohe kur mandatin e deputetit e shisnin  dhe e blinin me qindra mijëra euro, ata që edhe sot na hiqen sikur janë “evliha” dhe shpëtimtarë të “demokracisë”. Ndryshimet e miratuara në Kodin Zgjedhor, janë dhe do të mbeten “nyja” shpëtimtare  e kësaj situate në të cilën gjendet vendi dhe procesi zgjedhor, në të cilën e katandisi lidershipi i Partisë Demokratike në 30 vite. Në 25 Prill 2021, rrëzohet përfundimisht llogorja prej “betonarmeje” nga ku prej 3 dekadash qëndrojnë pazarexhinjtë e politikës më destruktive të Shqipërisë. Ku prej 30 vitesh,qëndrojnë ata që i vunë kazmën vendit, pasurive, proceseve zgjedhore,ata që ishin mësuar të vidhnin vota me dhunë dhe të merrnin dhe ta mbanin  pushtetin me banda. Në 25 Prill 2021, do të marrë fund skalioni i fundit i  antiligjorëve, do të marrë fund “grupi i zjarrit”, që nis nga SHQUP-i dhe përfundon në Presidencë, do të marrin fund partiçkat e hajdutëve dhe atyre që kur ishin ogiçët e pushtetit, nuk lanë municione dhe troje pa shitur dhe blerë, duke marrë jetë njerësore të pafajshme. Parlamenti i Shqipërisë Europiane, i dalë pas 25 Prillit 2021, do të jetë  fytyra e vërtetë  e një shteti ligjor, e një qeverisje të përgjegjshme, që ka 7 vjet e gjysëm që kacafytet  me regresistët, për të shpëtuar të ardhmen e vendit. Në 25 Prill 2021, vota e shqiptarëve dhe kontributi i ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, do të largojnë përfundimisht nga salla e Parlamentit , llumhanet e fundit të politikës së vjetër…

Next Post
Rikthehet OFL/ Sekuestrohen 9 makina luksoze në disa qytete, një personi i bllokohet pasaporta

Të dënuar për drogë dhe vjedhje, OFL "shënjestron" 4 të fortët në Berat: Deklaroni burimet e pasurisë

Comments 2

  1. Keni Tirane says:
    5 years ago

    Kur do te jete ajo dite
    Te ikin debilat

    Reply
  2. Lomi says:
    5 years ago

    Kur do të vijë dita, të zhduket Leshelija?!

    Reply

Leave a Reply to Lomi Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sot mblidhet qeveria, takimi i parë i kabinetit pas pushimeve

Dy ditë pas raportit për Ballukun, Rama mbledh Kryesinë e PS në selinë rozë

March 11, 2026
Emiratet Arabe dhe Irani, ‘lufta e fshehtë’ për tre ishujt që sa vjen e intensifikohet

Emiratet Arabe dhe Irani, ‘lufta e fshehtë’ për tre ishujt që sa vjen e intensifikohet

March 11, 2026
Këshilli i Sigurimit të OKB voton sot për rezolutën kundër sulmeve të Iranit ndaj shteteve arabe

Këshilli i Sigurimit të OKB voton sot për rezolutën kundër sulmeve të Iranit ndaj shteteve arabe

March 11, 2026
Zgjedhjet në PD/ Bejko: Nuk mund të pengohet kandidimi i Bashës, kandidatët të garojnë dhe ta mundin

“Berisha do sejmenë në parti”, Bejko: Tensionet e brendshme në PD janë të larta!

March 11, 2026
VIDEO / Po minonin Hormuzin, SHBA shkatërron 16 anije iraniane, publikohen pamjet

VIDEO / Po minonin Hormuzin, SHBA shkatërron 16 anije iraniane, publikohen pamjet

March 11, 2026
Shqipëria kryeson Europën: 7.2% e të ardhurave ditore për 1 litër naftë!

Shqipëria kryeson Europën: 7.2% e të ardhurave ditore për 1 litër naftë!

March 11, 2026
Një burrë i vuri flakën vetes? Autobusi në Zvicër shkrumbohet për disa minuta, 6 të vdekur!

Një burrë i vuri flakën vetes? Autobusi në Zvicër shkrumbohet për disa minuta, 6 të vdekur!

March 11, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Hall me burrë, hall pa burrë, hall të mos martohesh kurrë

March 11, 2026
Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, vranësirat do të jenë kalimtare

Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, vranësirat do të jenë kalimtare

March 11, 2026
Irani sulmon bazat amerikane në të gjithë Lindjen e Mesme, goditet edhe Flota e Pestë

Irani sulmon bazat amerikane në të gjithë Lindjen e Mesme, goditet edhe Flota e Pestë

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In