• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Shqipëria kryeson Europën: 7.2% e të ardhurave ditore për 1 litër naftë!

by A R
11/03/2026 09:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria rezulton vendi me karburantin më të shtrenjtë në Europë kur çmimi i naftës krahasohet me të ardhurat e qytetarëve.

Monitor ka përpunuar të dhënat e të ardhurave për frymë në dollarë për vitin 2026 sipas publikimit të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe çmimit aktual të naftës sipas Global Petrol Price.

Të ardhurat mesatare për frymë në dollarë në Shqipëri për vitin 2026 janë 12 mijë dollarë, ose 33 dollarë në ditë, sipas pasqyrës Ekonomike Globale të FMN-së. Një litër naftë tregtohej dje në Shqipëri me rreth 200 lekë, ose 2.4 dollarë, me kursin aktual.

Si rrjedhojë, një qytetari shqiptar do ti duheshin aktualisht 7.2% e të ardhurave ditore për të blerë një litër naftë.

Sipas të dhënave të përpunuara nga Monitor, bazuar në shifrat e FMN-së dhe Global Petrol Price, kjo është pesha më e lartë ndër vendet europiane të përfshira në analizë.

Në krahasim me vendet e tjera të rajonit pesha është të paktën dy herë më e lartë. Në Serbi, një litër karburant përfaqëson rreth 3.7% të të ardhurave ditore, në Mal të Zi rreth 3.6%, ndërsa në Rumani rreth 2.8%. Edhe në Greqi, një nga tregjet më të shtrenjta të karburantit në Europë në terma nominalë, pesha e një litri nafte në raport me të ardhurat është rreth 2.5%.

Rajoni i ka çmimet e naftës dhe në vlerë nominale, mesatarisht 15-30% më të ulëta se Shqipëria, sidomos Kosova e Maqedonia e Veriut. Ndërkohë, që të ardhurat për frymë të vendit mbeten ndër më të ulëtat në rajon, duke ia kaluar së fundmi Maqedonisë së Veriut, me Kosovën që i ka më të ulëtat.

Në ekonomitë më të zhvilluara europiane, diferenca është edhe më e madhe për shkak të të ardhurave më të larta, me karburantin që në Shqipëri është tre deri në 6 herë më i shtrenjtë në terma relative, sipas fuqisë blerëse.

Në vende si Italia, Franca, Gjermania apo Belgjika, një litër karburant zakonisht përfaqëson më pak se 2% të të ardhurave mesatare ditore, ndërsa në disa vende të Europës Veriore pesha bie edhe më tej. Holanda ka naftën më të shtrenjtë në Europë në vlerë absolute, por një qytetari aty i duhen vetëm 1.1% e të ardhurave ditore për të blerë një litër, ose 7 herë më pak sesa Shqipëria.

Shqipëria ka ndërkohë një nga nivelet më të ulëta të të ardhurave për frymë në Europë, ndërsa çmimet e karburantit janë shpesh të ngjashme ose vetëm pak më të ulëta se ato të vendeve të Bashkimit Europian. Kjo bën që pesha reale e karburantit mbi buxhetin e familjeve dhe mbi kostot e transportit për bizneset të jetë shumë më e lartë.

Sipas të dhënave të Global Petrol Price, edhe në vlerë nominale, Shqipëria renditet e pesta në Europë për çmimet e naftës, pas Holandës, Danimarkës, Norvegjisë, e Zvicrës, me këto të fundit që e kanë karburantin vetëm 10 deri në 30 cent më shumë se në vendin tonë.

Karburanti është një nga komponentët kryesorë të kostove të transportit dhe logjistikës në ekonomi. Në vende ku pesha e tij mbi të ardhurat është e lartë, ndikimi përhapet më tej në çmimet e mallrave, në koston e transportit të mallrave dhe në shpenzimet e përditshme të familjeve.

Pesha e lartë e taksave mbetet një nga arsyet kryesore të çmimeve të shtrenjta në vend, ku rreth 60% të çmimit e përbëjnë taksat.( Akciza: rreth 37-38 lekë/litër; Taksa e qarkullimit: rreth 27 lekë/litër; Taksa e karbonit: rreth 3 lekë/litër; TVSH: 20% e çmimit final, etj).

Reagimet shumë të shpejta në rritje të çmimeve kur shtrenjtohen në bursa dhe uljet e ngadalta kur bien në tregjet ndërkombëtare mbeten një tjetër arsye e rëndësishme.

Sipas raportimeve të Monitor në renditjen e kompanive më të mëdha sipas fitimeve, psh, në vitin 2019, norma e fitimit për sektorin u rrit me 0.5-1 pikë përqindje. Operatorët e tregut e shpjeguan këtë me tendencën ulëse të çmimeve të tregtimit të karburanteve në vend në atë vit.

Ulja e çmimeve në tregjet ndërkombëtare nuk reflektohet me të njëjtin ritëm dhe kohë në tregun vendas dhe kjo çon në rritjen e normave të fitimit. E kundërta ndodh kur rritet çmimi, kur reflektimi është më i shpejtë, siç treguan dhe ditët e fundit.

E njëjta tendencë u konstatua dhe në vitin 2024, ku një pjesë e kompanive panë një përmirësim të lehtë të normave të fitimit në 2024-n. Operatorët sërish pranuan se kur çmimi është i ulët, kompanitë kanë më shumë mundësi të manovrojnë me çmimet, pasi dhe reflektimi ndaj rënies së tyre në bursa është pak më i ngadaltë. Në vitin 2024, çmimet kishin tendencë ulëse, duke favorizuar shoqëritë importuese dhe tregtuese./Marrë nga Monitor

Next Post
VIDEO / Po minonin Hormuzin, SHBA shkatërron 16 anije iraniane, publikohen pamjet

VIDEO / Po minonin Hormuzin, SHBA shkatërron 16 anije iraniane, publikohen pamjet

Comments 1

  1. Bruno says:
    1 month ago

    Na thoni nji te vertete,ku nuke kryeson Shqiperia,eshte pararoje e be e me gjere.Kjo ndolle kemi ulleheqsin,me te pa pergjegjeshem,ne historine e KOMBIT tone.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A do të garojë për kreun e PD-së? Argita Malltezi përgjigjet nga protesta para Kryeministrisë

A do të garojë për kreun e PD-së? Argita Malltezi përgjigjet nga protesta para Kryeministrisë

April 17, 2026
Berisha sfidon Ramën nga protesta: Zgjidh studion televizive dhe hajde në debat

Berisha sfidon Ramën nga protesta: Zgjidh studion televizive dhe hajde në debat

April 17, 2026
“Jemi shpresa e vetme”/ Berisha flet nga foltorja: Seriali më gjigant i protestave që ka njohur Shqipëria

“Jemi shpresa e vetme”/ Berisha flet nga foltorja: Seriali më gjigant i protestave që ka njohur Shqipëria

April 17, 2026
Shërbim Prove….

Unë dua të bëhem ministër…

April 17, 2026
Çfarë mund të bëjë Parlamenti për 21 janarin?

Çfarë mund të bëjë Parlamenti për 21 janarin?

April 17, 2026
Detaje nga plagosja me armë zjarri e 45-vjeçarit, shkak konflikti mes fqinjëve në Tiranë

Detaje nga plagosja me armë zjarri e 45-vjeçarit, shkak konflikti mes fqinjëve në Tiranë

April 17, 2026
“Armatimi i Beogradit është vënë re edhe në Bruksel”, Hoxha: Çdo cenim i sigurisë së Kosovës, cenon edhe sigurinë tonë

“Armatimi i Beogradit është vënë re edhe në Bruksel”, Hoxha: Çdo cenim i sigurisë së Kosovës, cenon edhe sigurinë tonë

April 17, 2026
Me fytyrën e fshehur nën kapuçë dhe pas pankartave, pas Berishës mbërrin në protestë edhe ‘grupi i zjarrit’

Me fytyrën e fshehur nën kapuçë dhe pas pankartave, pas Berishës mbërrin në protestë edhe ‘grupi i zjarrit’

April 17, 2026
Nis protesta e PD, Berisha lë selinë! Marshon me një grusht militantësh drejt Kryeministrisë

Nis protesta e PD, Berisha lë selinë! Marshon me një grusht militantësh drejt Kryeministrisë

April 17, 2026
Tymi pushton aksin Lezhë-Milot, digjen sërish goma dhe kabllo në brigjet e Matit

Tymi pushton aksin Lezhë-Milot, digjen sërish goma dhe kabllo në brigjet e Matit

April 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In