• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Në 14 Maj do të kemi zgjedhje pa opozitën?

by Artur Ajazi
13/12/2022 13:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Ata që gënjejnë vehten se “PD u rithemelua” dhe se “Sali Berisha do ti shpjerë demokratët nga fitorja në fitorje”, do të binden shumë shpejt se, vendi në 14 Maj, do të shkojë sërish në zgjedhje pa patur opozitë. Edhe ata që thonë se “tani pas rithemelimit, kemi një PD të rilindur dhe një kryetar të ri”, sërish gënjejnë vehten dhe mbajnë shpresa të humbura. Rithemelimi, apo “ribashkimi dhe rihapja e PD”, mbeten iluzione të kyçura tek sirtarët e Berishës. Sot ky vend ka nevojë urgjente për daljen në skenën politike të një grupimi të ri, të një partie të re, me të rinj dhe të panjollosur, për të përfaqësuar me dinjitet opozitën. Tek Partia Demokratike, edhe pas “primareve”, askush nuk shikon se “do të lindë një fllad i ri politik”.

Tek Partia Demokratike, askush nga militantët në Tiranë, Elbasan, Berat, Korçë, Durrës dhe gjetkë, nuk ka pikën e besimit se, Berisha do ti shpjerë në fitore elektorale, as në 14 Maj 2023, dhe as në Qershorin e 2025. Mbështetësit e PD, sa vjen dhe pakësohen, dhe këtë Berisha e di fare mirë. Madje ai është njeriu i vetëm ndoshta në piramidën e asaj partie, që e ka të  qartë se, koha , situata politike  dhe ndryshimet në vend punojnë kundër tij. Nuk mund të mbash të karikuar për muaj dhe vite njerëzit e partisë, dhe në fund tu japësh humbjen. Nuk mund të mbash me premtime mbështetësit e rraskapitur lart e poshtë, dhe në fund tu thuash se “votat i bleu Rama”.

Me kokëfortësinë e tij, Berisha po zgjat agoninë e Partisë Demokratike, po zgjat gjendjen e rënduar në të cilën ka futur gjithë strukturat e tij partiake, dhe po firon anëtarësinë në bazë. Askush nuk del dhe ta kundërshtojë, askush nuk del dhe ti thotë “zotëri ik, largohu dhe hapi rrugën të rinjve, pasi partia po degradon”. Dhe kjo e ka shpënë atë parti në buzën e greminës. Grushti i tepelenasit, (një akt i shëmtuar dhune) ishte një rast i mirë që Berisha të kapej fort, dhe të shtynte ca kohë me sulmet ndaj PD dhe Ramës.

Mendoj se deri nga Janari apo Shkurti 2023, “grushti i tepelenasit”, do të jetë  tema e ditës në të gjitha daljet e tij dhe konferencat e shtypit. Kjo do ti zgjasë edhe më shumë agoninë opozitës së papërfaqësuar, dhe do ti japë të drejtën Edi Ramës të thotë “ja kush janë ata që duan të vijnë në pushtet”. Ndaj dhe PD, humbet gjithmonë betejat elektorale, ndaj PD ndjehet e pafuqishme në fushata dhe ditën e votimit, pasi nuk ka motiv dhe frymë, për ti bërë të paktën mbështetësit e saj të besojnë tek fjala e ish-liderit.

Në 14 Maj, apo edhe më tej, vendi do ta ndjejë mungesën e opozitës, dhe ky nuk është natyrisht faji i Edi Ramës, por totalisht i Sali Berishës. Ky i fundit duhet të ndjehet fajtori i vetëm, për ç’ka ka ndodhur dhe ç’ka po ndodh në Partinë Demokratike, dhe ti japë fund skenarit qesharak dhe premtimeve që u bën  prej muajsh mbështetësve të tij se “tani kemi një parti të rithemeluar, dhe fitorja na takon vetëm neve”, për ti hapur rrugën të rinjve në atë forcë të vakët politike.

Next Post
Doktori i njohur tregon metodën aziatike për çiftet që dëshirojnë të lindin djalë: Varet nga grupi i gjakut

Doktori i njohur tregon metodën aziatike për çiftet që dëshirojnë të lindin djalë: Varet nga grupi i gjakut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-drejtuesi i Policisë së Durrësit paraqitet në SPAK! Do të pyetet për Agasin

Ish-drejtuesi i Policisë së Durrësit paraqitet në SPAK! Do të pyetet për Agasin

September 30, 2026
Ambasadori amerikan takohet me Ramën, detaje nga vizita në Kryeministri

Ambasadori amerikan takohet me Ramën, detaje nga vizita në Kryeministri

September 30, 2026
OBSH ngre alarmin për kolerën: Më pak raste, por 30% më shumë vdekje që nga ’99

OBSH ngre alarmin për kolerën: Më pak raste, por 30% më shumë vdekje që nga ’99

September 30, 2026
Dalin emrat e të arrestuarve nga operacioni ‘INVESTING’, katër në pranga për mashtrime online

Dalin emrat e të arrestuarve nga operacioni ‘INVESTING’, katër në pranga për mashtrime online

September 30, 2026
E rëndë në Kosovë, burri qëllon me thikë gruan dhe vajzën e mitur

Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një lokali në Durrës, detajet e para

September 30, 2026
Detaje të reja nga vdekja e futbollistit shqiptar në Greqi. Çfarë thonë hetimet?

Detaje të reja nga vdekja e futbollistit shqiptar në Greqi. Çfarë thonë hetimet?

September 30, 2026
Bylisi drejt një etape të re, 6.25 milionë euro për zhvillimin e Parkut Arkeologjik

Bylisi drejt një etape të re, 6.25 milionë euro për zhvillimin e Parkut Arkeologjik

September 30, 2026
Revista amerikane: Shqipëria mes 10 destinacioneve më të mira në botë për t’u vizituar

Revista amerikane: Shqipëria mes 10 destinacioneve më të mira në botë për t’u vizituar

September 30, 2026
Goditet call center-i mashtrues në Tiranë, 4 në pranga! Pronari shpallet në kërkim

Goditet call center-i mashtrues në Tiranë, 4 në pranga! Pronari shpallet në kërkim

September 30, 2026
Rritet kreditimi në lekë/ Banka e Shqipërisë: Vjen si pasojë e uljes së normës bazë të interesit

Kredia për biznesin frenoi në gusht, por financimi i individëve e “shpejtoi hapin”

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com