• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, May 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Praktika e re e paraburgimit, ekspertët: Vendim i domosdoshëm për të drejtat e njeriut

by A R
09/05/2026 20:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Praktika e unifikuar e paraburgimit e vitit 2011 u ndryshua me vendim të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykata e Lartë e Shqipërisë. Me këtë vendim, gjykata do të duhet të japë argumente të mbështetura në prova për arsyet se përse një i pandehur nuk mund të qëndrojë në masa më të lehta sigurie, por në arrest me burg.

Sipas ekspertëve të fushës, kjo praktikë duhej të ishte unifikuar kohë më parë, në mënyrë që të respektoheshin të drejtat e njeriut.

“Vendimi i kolegjeve të bashkuar e Gjykatës së Lartë në vetvete nuk është një revolucion. Është zbatim korrekt i kodit të procedurës penale kushtetues dhe aq më tepër i standardeve të gjykatave europiane të drejtave të njeriut, e cila sipas kuadrit legjislativ që ka Shqipëria ka pasur detyrimin që ta zbatojë dhe përpara. Tashmë puna e organeve të drejtësisë, sidomos i organit të prokurorisë bëhet pak më e vështirë. Prokuroria nuk mund të shkojë tashmë të kërkojë masa sigurimi duke u nisur nga formula standarde që është vepra e rëndë. Duhet të jetë dhe një masë sigurimi e rëndë. Por vendimi i gjykatës së kolegjit të bashkuara saktëson që duhet që vendimi të jetë individual. Pra, në çdo rast si prokuroria që kërkon që gjykata duhet të duhet të zbatojë korrektësisht këtë vendim i cili thotë që në çdo rast masa sigurimit duhet të përshtatet me individin, pra jo veç me veprën penale. Në çdo rast gjykata duhet të ketë detyrimin që të mos përdori formula standarde, por duhet të lidhet me faktin që pse një masë sigurimi konkrete i përshtatet veprës penale dhe individit konkret. Gjithashtu vendosja e një mase sigurimi lidhet dhe mbi disa rrisje të tjera të cilat janë rreziku që personi mund të largohet, rreziku që personi mund të prishë provat dhe rreziku që mund të kryejë një vepër tjetër penale. Deri sot gjykatat shqiptare i kanë zbatuar këto rreziqe në formula thjesht standarde. Është vepër e rëndë. Ka dyshime që mund të kryej vepër tjetër penale, ka dyshime që mund të largohet. Vendimi i gjykatës së kolegjeve të bashkuar tashmë e vendos gjykatën në detyrimin që të bëjë një analizë konkrete të provave, që pse ekziston rreziku ikjes, të analizojë personin, arsyet, mënyrën e sjelljes së tij, pse ekziston rreziku që të kryej vepra të tjera penale. Pas përcaktimit të kodit tonë penal, kod procedurës penale në nenin 230 të saj, e përcakton si masën më të fundit, kur çdo masë tjetër është e papërshtatshme. Gjykatat kanë tashmë detyrimin që të përcaktojnë jo vetëm pse duhet të jetë masa e sigurimit të arrest në burg, por duhet të përcaktojnë dhe pse çdo masë tjetër më e lehtë nuk është e përshtatshme në rastin konkret siç janë masat alternative që mund të jenë detyrimi për paraqitje,  garancia pasurore, arresti në shtëpisë. Kjo e bën punën e gjykatës më të sofistikuar më  të lodhshme për të nxjerrë një vendim sa më të arsyetuar, por do sjelli mundësi praktike më të mira për të gjithë personat që bëhen në një moment të caktuar të jetës së tyre pjesëmarrjes në një procedim penal”, u shpreh avokati dhe ish prokurori Florian Bonjaku.

“Ky vendim në këndvështrimin tim është i vonuar dhe është një qasje e cila duhet të ishte mbajtur në respektim të kodit të procedurës penale sepse ky kod është i qartë dhe duhet të ishte zbatuar më herët nga të gjitha gjykatat jo vetëm nga gjykata e lartë për të siguruar liritë dhe të drejtat themelore të njeriut sepse diskutimi nuk është a kemi më shumë të paraburgosur apo më pak, çështja është a respektohen të drejtat e personave nën hetim. Paraburgimi është një mjet në emergjencë, është një mjet i veçantë për të siguruar kushtet e hetimit dhe që do të thotë nuk mund të zbatohet për këdo. Në Shqipëri fatkeqësisht 36 vite paraburgimi është parë si mjet dënimi dhe jo si masë sigurimi, e cila i shërben hetimit për të dalë më pas në dënim. Asnjë vend i Europës nuk ka më shumë të paraburgosur se të burgosur. Pse? Sepse masa e sigurimi nuk do të thotë ndëshkim dhe dënim dhe drejtësi. Do të thotë vetëm një masë e përkohshme. Ky vendim tashmë i Gjykatës së Lartë duhet t’i shërbejë për të gjithë ata qytetarë të thjeshtë, të cilët kanë pasur probleme të tilla dhe mund të kishin dhe probleme dhe mund të kenë probleme në të ardhmen për t’i siguruar atyre të gjitha të drejtat që ja garanton Kushtetuta dhe ja garanton kodi i procedurës penale”, u shpreh avokati Redi Ramaj.

Sipas ish-prokurorit, aktualisht avokat, Florjan Bonjaku, ky vendim nuk ka të bëjë me emra të përveçëm.

“Vendimi është në vetvete është një lexim korrekt i ligjit. Nuk është një revolucion, nuk është bërë për emra të posaçëm, nuk është bërë për, nuk do të thotë që burgjet do zbrazen. Thjesht do duhet që masa e sigurimit arrest në burg, palët të jenë më të përgjegjshme kur e japin këtë masë në detyrim të përcaktimeve ligjore. Masa e sigurimit nuk është dënim, nuk është preventiv për një dënim të mëparshëm. Masa e sigurimit është një masë për të garantuar procesin, se në një proces normal penal duke qenë se parimi bazë është që prezumohet i pafajshëm, më normalja e të gjithave do ishte që mos kishte masë fare dhe personi në fund të shkonte dhe të merrte dënimin dhe të vuante burgun. Masa e sigurimit ka lindur si nevojë për të garantuar prezencën e personit dhe për të garantuar hetimin. Dhe në qoftë se kjo prezencë personi, kjo vazhdimi i hetimit në mënyrë korrekte pa penguar punën e organeve hetimore mund të realizohet me masa të tjera sigurimi, qëllimi i hetimit është arritur dhe nuk na intereson kush mund të jenë arsyet qoftë edhe të fshehura që unë nuk mendoj që mund të kenë. Ne na intereson nëse ky vendim ishte një vendim që i duhej drejtësisë dhe shoqërisë shqiptare apo jo”, tha ai.

Ndërsa momentin në të cilin vjen ky vendim, avokati Redi Ramaj e quan të papërshtatshëm.

“Kur flasim për rastin e zyrtarëve të lartë, të cilët në këtë moment, në këtë kohë kanë pasur procedime penale nga prokuroria e posaçme dhe të ngrihet gjykata e lartë, që e thashë që ky problematikë nuk ka lindur sot, ka lindur shumë më herët, dhe të ngrihesh sot dhe të thuash që kemi një defekt me sistemin për sa i përket masave të sigurimit ë të çon në mendimin që këtu ka një prapaskenë politike, që këtu ka një tendencë për të ndihmuar ose për të favorizuar disa persona. Unë shpresoj dhe dua të mendoj që Gjykata e Lartë nuk është shtyrë nga këto rrethana dhe kushte, por është shtyrë nga zbatimi i kodit të procedurës penale dhe nga kushtetuta, por koha që është gjetur duke parë dhe politikën dhe reagimin që ka pasur politika ndaj prokurorisë së posaçme, mendoj që është koha më e gabuar e mundshme. Të ecim me frymën që t’i garantohet çdo individi e drejta, kërkesa që ai të mundet të gjykohet, të hetohet me një masë sigurimi normale, të përshtatshme për të. Pra nuk është njësoj si të çosh për masë sigurimi një vrasës dhe të çosh për masë sigurimi një personi i cili ka probleme, ka lidhur dy herë energjinë elektrike. Mendoj që po të zbatohet si duhet mundet t’i shërbejë të gjithëve dhe jo vetëm një pjese ose një kategorie të caktuar njerëzve”, tha avokati Ramaj.

Unifikimi i praktikës së paraburgimit nuk do të sjellë një boshatisje të menjëhershme të paraburgimeve, por zbatimi do të jetë gradual, duke shqyrtuar kërkesat e të pandehurve rast pas rasti.

“Vënia në zbatim e praktikës gjyqësore nuk është kaq e thjeshtë. Sistemi ka një inerci të vetëm. Frika e këtij vendimi është që ndoshta gjykatat shqiptare mund të vazhdojnë të bëjnë pak më të gjatë vendimet e veta dhe të fusin ca argumente më shtesë. Po në qoftë se këto argumente do jenë prapë formula standarde, po të shtuara me ca formula më tepër, pra në qoftë se dje thonim që ekziston rreziku i lartë, sot mund të fusim dhe mund të themi proporcionaliteti prapë na çon tek masa e sigurisë arrest në burg, nuk kemi arritur asgjë. Kjo do shihet çështje mbas çështje. Thelbi është që çdo masë sigurimi duhet të analizohet pse duhet të qëndrojë. Ky vendim nuk sjell asnjë masivitet në lirim njerëzish”, tha Bonjaku.

“Vendimi unifikues i gjykatës së lartë ë është një vendim i cili është detyrues për gjykatat më të ulëta dhe unifikon praktikën nga vetë emri i tij, që do të thotë gjyqtarët e gjykatave më të ulëta duhet të mbajnë një qëndrim të njëjtë referuar këtij vendimi sepse ndryshe kanë riskun që Gjykata e Lartë ta prishi në momentin që shkon kërkesa deri atje. Ky vendim nuk i shtrin efektet menjëherë. Pra që do të thotë nuk mundet t’i shtrijë efektet pa iniciativën e palëve që janë subjekte në hetim. Duhet një kërkesë nga ana e palëve apo mbrojtësve të tyre për të vënë në lëvizje gjykatën për zëvendësime nëse duan zëvendësime masë sigurimi. Pra për personat që janë me arrest në burg duhet të bëjnë një kërkesë para gjykatës dhe gjykata ta rishqyrtojë dhe njëherë nën frymën e këtij vendimi. Vendimmarrje mbi këtë vendim do bëhet me kërkesat e reja që këto subjekte do paraqesin para gjykatës. Pra nga dita e djeshme çdo subjekt që paraqet kërkesë do ketë avantazhin sepse gjykata dhe vetë pala do i referohet këtij vendimi unifikues dhe probabiliteti për t’i ndryshuar masa sigurimit është i lartë”, tha Ramaj.

Kjo praktikë mund të sjellë ngarkesë për organet e drejtësisë, por sipas avokatëve është detyrë e tyre të respektojnë ligjin.

“Thelbi i procedimi penal ndryshe nga një procedim civil ose procedim tjetër është që barra e provës i takon organit të akuzës. Ës ajo që duhet të vërtetojë dhe jo vetë i pandehuri të provojë pafajësinë e tij. Si i tillë kjo pikë e vendimit të mëparshëm të kolegjeve të bashkuar ka qenë ndoshta pika më problematike e cila thoshte që është detyrim i mbrojtjes dhe i të pandehurit të sjelli prova pozitive nëse mund të ndryshohet as masa. Në praktikë do ta bëjë më të përgjegjshme prokurorinë, do ta bëjë prokurorinë më konkrete në zbatimin e detyrave të saj, në kërkimin e provave të mundshme. Problematike bëhet pak situata kur dimë që masa e sigurimit ka një afat 48 orë për t’u paraqitur në gjykatë, por kjo është puna në fund që duhet të bëjë organi i prokurorisë. Kjo është puna që i ngarkon ligji dhe nuk mund të ngelen personat në masa sigurimi ekstreme me formula standarde pa ju nënshtruar një kontrolli hetimor, kontrolli gjyqësor të plotë. Vendimi i Gjykatës së Lartë e vë përsëri gjykatën dhe prokurorinë në një detyrim shtesë, sepse vendimi i Gjykatës së Lartë thotë që masa e sigurimit nuk mund të jetë fotokopje e momentit të parë të fillimit të procesit, po duhet parë që sa kjo masë vazhdon të qëndrojë, sa kushtet e asaj mase vazhdon të qëndrojnë dhe duhet të shihet në konglomerat. Çfarë do të thotë që në qoftë se një masë sigurimi jepet për të vetmen arsye se i duhet personi të mos jetë në një masë tjetër sepse mund të prishë provat, në momentin që këto prova administrohen nga prokuroria patjetër që lind detyrimi të shikohet nëse kjo masë është e përshtatshme për të vazhduar ose jo. Pra e bën më të përgjegjshëm sistemin tonë”, tha Bonjaku.

“Nuk mundet të justifikojmë në asnjë rast ngarkesën me garantimin e të drejtave të palëve në gjykim apo në hetim. Kështu që  prokuroria, kushdo prokurori qoftë, duhet në mënyrë të padiskutueshme, sepse ka të gjitha mjetet shtetërore të hetimit të ë gjejë çdo provë dhe çdo arsye dhe çdo detaj që të vijë në favor të të pandehurit dhe në mënyrë që të përcaktojë masën më të përshtatshme, të mundshme për çdo individ. Kjo është kërkesë kushtetuese. Nëse një prokuror nuk e bën këtë atëherë ka dalë jashtë tagrit, jashtë kompetencës, jashtë detyrës së tij dhe kjo është problematike. Më pas problemi i sistemit në këndvështrimin tim për shkak të ngarkesës lidhet vetëm me organet e emërimit të gjyqtarëve dhe të prokurorëve. Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë duhet të emërojnë, të transferojnë prokurorët me urgjencë, të gjejnë zgjidhje dhe politika nëse duhet për të shtuar numrin e gjyqtarëve dhe prokurorëve që sistemi të dali nga kolapsi. Arsyetimi i vendimit është detyrim ligjor. Nuk rrit ngarkesën. Është detyrimi i gjyqtarit dhe i prokurorit që çdo akuzë që ngre prokurori dhe çdo vendim që jep gjyqtari të jetë i arsyetuar sa më saktë”, tha Ramaj.

Ky vendim synon të kufizojë përdorimin e tepruar të paraburgimit dhe të garantojë respektimin e të drejtave themelore të individit.

Gazetare: Lusi Përgjegji

rtsh.al

Next Post
Ironizon gazetarja: Shpjegojani strategjistëve që i paguani me miliona se çdo poezi për bufin veç se i jep kredite Ramës

Berisha mes dy qëndrimeve: Raportin e BE-së e quan program të opozitës, ndërsa shpall “armik” të PD ambasadorin e BE-së

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ironizon gazetarja: Shpjegojani strategjistëve që i paguani me miliona se çdo poezi për bufin veç se i jep kredite Ramës

Berisha mes dy qëndrimeve: Raportin e BE-së e quan program të opozitës, ndërsa shpall “armik” të PD ambasadorin e BE-së

May 9, 2026

Praktika e re e paraburgimit, ekspertët: Vendim i domosdoshëm për të drejtat e njeriut

May 9, 2026
Irani, 10 kushte për pjesëmarrjen në Botëror: Nuk heqim dorë nga idealet, besimi dhe…

Irani, 10 kushte për pjesëmarrjen në Botëror: Nuk heqim dorë nga idealet, besimi dhe…

May 9, 2026
“Në nivelin e bombës bërthamore”, Hormuzi kthehet në kartën më të fortë të Iranit, Trump pret lëvizjen vendimtare

“Në nivelin e bombës bërthamore”, Hormuzi kthehet në kartën më të fortë të Iranit, Trump pret lëvizjen vendimtare

May 9, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Servet Pëllumbi, i pari dhe i fundit i të urtëve në majat e politikës

May 9, 2026
“Sapo goditëm dikë”, avioni vret një person në pistën e Aeroportit, evakuohen pasagjerët

“Sapo goditëm dikë”, avioni vret një person në pistën e Aeroportit, evakuohen pasagjerët

May 9, 2026
Drita konfirmohet në Superligë, shpallet sërish kampione e Kosovës

Drita konfirmohet në Superligë, shpallet sërish kampione e Kosovës

May 9, 2026
Aeroporti “Nënë Tereza”: Ja 11 fluturimet e konfirmuara për të martën

Mbyllja e Spirit “viktima e parë” e madhe e industrisë ajrore nga konflikti me Iranin

May 9, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Përqafimi i Ndrenikës është i vetmi guxim intelektual i kohës

May 9, 2026
Çelet ekspozita “Një rrugëtim në historinë e lajmit shqiptar”, ATSH paraqet materiale të rralla arkivore

Çelet ekspozita “Një rrugëtim në historinë e lajmit shqiptar”, ATSH paraqet materiale të rralla arkivore

May 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In