• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ndotja akustike rrezikon shëndetin

by
27/08/2015 11:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndotja akustike rrezikon shëndetin

Problemi i zhurmave nuk është i ri për vendin tone. Por, ndërsa para viteve ’90 njiheshin zhurmat e prodhimit në industrinë tekstile, minerale, mekanike etj, aktualisht, ankesat dhe shqetësimet e qytetarëve tregojnë që ato janë prezente gjatë ditës dhe natës, krijohen dhe nga aktivitete private, qofshin këto lokale nate, apo sallone bastesh.

Një prej banorëve të kryeqytetit tregon se shqetësimi i tij i përhershëm është një sallon bastesh, poshtë pallatit ku ai banon. Por, shqetësimet e banorëve lidhen me furrat e bukës, klinikat dentare në godina banimi, apo boritë e makinave e trafikut të rënduar. Inspektorët e mjedisit ndermarrin herë pas here aksione për zbatimin e ligjit të zhurmave, ndërsa kanë marrë masat përkatëse në çdo rast konstatimi të shkeljes së ligjit.

Megjithatë, zhurma me burim të ndryshëm është prezente. Kështu, një banor i rrugës së Durrësit thotë se në apartamentin e tij më se shumti dëgjohet zhurma që shkaktohet nga trafiku i makinave, që shpesh herë e lë edhe pa gjumë.

Banorët ngrenë shqetësime edhe për rënien papushim të borive, apo dhe sinjalet kundër vjedhjes, që, sipas tyre, “kur fillojnë të bien nuk dinë të mbarojnë”. Por, burime zhurmash, të cilat na qëllon t’i dëgjojmë rëndom, janë edhe pompat e ujit nëpër pallate, apo lavazhet pranë godinave të banimit, etj.

Por cilat janë ndikimet e zhurmave në shëndet ?

Nëse ndokush mund të shfaqë zemërim, apo pakënaqësi, shkak mund të kenë qenë edhe zhurmat e larta. Perceptimi i zhurmave në jetën e përditshme ka një rëndësi të madhe për mirëqënien e shëndetit të popullatës, shprehen specialistët e shëndetit publik.

Në qoftë se ka një ‘bombardim’ nga zhurma të përditshme, me kalimin e kohës, kjo ndikon edhe në shëndet. Në radhë të parë, zhurmat ndikojnë duke shkaktuar një traumë të strukturave kokleare të veshit të brendshëm që çojnë deri në një humbje të dëgjimit të pakthyeshme. Por, edhe në sëmundjet e hipertensionit, pasi duke çliruar më tepër adrenalinë në gjak, rritet tensioni i këtyre njerëzve që marrin nivel zhurmash më të madh se norma, në sëmundjet ishemike të zemrës, në çrregullime të gjumit, por edhe në performancën e përditshme të njerëzve të ekpozuar karshi zhurmave, sqarojnë specialistët. Ndërkohë, ka evidenca të pjesshme që vijnë nga Perëndimi që japin dhe dëmtime në sistemin imunitar dhe defekte në lindje.

Por, zhurmat ndikojnë edhe duke i dhënë njerëzve të ekspozuar ndaj zhurmave varietet emocionesh negative, sikurse zemërim, papëlqyeshmëri të gjërave, moskënaqje, pazotësi, paaftësi, depresion, ankth, shqetësime, lodhje e dëshpërim, ndonjëherë deri në fazën e fundit, çmenduri.

Specialistët shpjegojnë se veç zhurmës janë një sërë faktorë social-psikologjikë dhe ekonomike, por ka dhe faktorë të tjerë personalë, demografikë si, mosha, seksi, statusi social, që të gjithë së bashku ndikojnë në shëndet. Ndikimi i zhurmave në shëndet varet dhe nga kohëzgjatja, por dhe eksperienca e popullatës ndaj tyre (sa e ndjeshme është ajo ndaj zhurmave dhe faktorëve të mësipërm), niveli kufi i zhurmave varet nga zonat ku do të bëhen matjet.

Në rrugët kryesore, duke qenë sa më në qendër, niveli i zhurmave duhet të jetë më i ulët. Niveli kur fillon të çrregullohet gjumi është 42-45 dB, ndërsa kur niveli është mbi 80 dB, atëherë shkohet drejt një shurdhimi të plotë. Nderkohe, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ndarë nivelet, sipas zonave ku gjenerohet zhurmë.

Next Post

Fluturimet nga Shqipëria më të shtrenjtat në Europë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Në më pak se dy vite kemi hapur të gjithë kapitujt”- Hoxha: Shqipëria nuk kërkon rrugë të shkurtra drejt BE apo favorizime! Angazhimi për reformat, i palëkundur

“Në më pak se dy vite kemi hapur të gjithë kapitujt”- Hoxha: Shqipëria nuk kërkon rrugë të shkurtra drejt BE apo favorizime! Angazhimi për reformat, i palëkundur

September 28, 2026
“Zgjerimi ndihmon Unionin”- McAllister: BE të njohë arritjet e vendeve që ecin përpara me reformat, të mos i jap hapësirë vendeve të treta në rajon

“Zgjerimi ndihmon Unionin”- McAllister: BE të njohë arritjet e vendeve që ecin përpara me reformat, të mos i jap hapësirë vendeve të treta në rajon

September 28, 2026
“Drejtësia po vepron, fund pandëshkueshmërisë”- Tabaku: Hetimi i zyrtarëve të lartë nuk është certifikatë pastërtie për qeverinë!

“Drejtësia po vepron, fund pandëshkueshmërisë”- Tabaku: Hetimi i zyrtarëve të lartë nuk është certifikatë pastërtie për qeverinë!

September 28, 2026
Alarm për rrjetin WhatsApp! AKSK paralajmëron për kompromentimin e llogarive dhe apelon për kujdes: Ja hapat dhe masat që duhet të merrni!

Alarm për rrjetin WhatsApp! AKSK paralajmëron për kompromentimin e llogarive dhe apelon për kujdes: Ja hapat dhe masat që duhet të merrni!

September 28, 2026
Mbushën shkollat e Tiranës me drogë, Gjykata lë në burg 31 të arrestuarit e operacionit policor!

Mbushën shkollat e Tiranës me drogë, Gjykata lë në burg 31 të arrestuarit e operacionit policor!

September 28, 2026
Persekutimi gjyqësor ndaj Veliajt, pse dhëndri i Berishës gjykohet në liri me të njëjtat akuza!

Veliaj shpërblen zjarrfikësit pas betejës me flakët! Vendimi pritet të miratohet në Këshillin Bashkiak

September 28, 2026

A e ekspozoi SPAK së tepërmi SHISH-in?

September 28, 2026
Ngacmoi seksualisht të miturën 13-vjeçare, arrestohet mësuesi në Lushnjë

Ngacmoi seksualisht të miturën 13-vjeçare, arrestohet mësuesi në Lushnjë

September 28, 2026
Kronika e dëshpërimit të Nallbatit dhe të tjera gajle

Gjekmarkaj: Ambasadori i ri i SHBA do të fusë Shqipërinë në shina, janë të shokuar nga korrupsioni

September 28, 2026
Pas takimit në Presidencë, Rama thërret sot drejtuesit politikë në “Vilën e Kuqe”

Pas takimit në Presidencë, Rama thërret sot drejtuesit politikë në “Vilën e Kuqe”

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com