Prej ditës së premte, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është dërguar në paraburgim pasi u dënua me 3.4 vite burgim nga Apeli i GJKKO.
Avokati i tij, Maks Haxhia, në studion e Opinion, ka thënë se Tahiri është në gjendje të mirë dhe i bindur në pafajësinë e tij.
“Është në dhomë më vete në një gjendje shpirtërore shumë të mirë, me kurajo. E ka pritur pa pesimizëm se është i bindur në pafajësinë e vetë. Në burg duhet të qëndrojë me persona të tjerë. Ai nuk është nga ata tipa që i lëviz qerpiku. Sot është takuar me familjarët”, tha ndër të tjera avokati i Saimir Tahirit.
Avokati tha më tej se Tahiri ka një gjendje të mirë shpirtërore, pavarësisht dënimit.
“Sot paradite e kam takuar, është tek 313, është në gjendje shumë të mirë shpirtërore. Pritet që të transferohet. Nuk besoj t’i rrezikohet jeta, nuk është nga ata tipa që i lëviz qerpiku e nuk ka ngritur pretendime të tilla. Por kjo nuk do të thotë që qeveria të mos marrë të gjitha masat e nevojshme për ta lënë të sigurtë,”- tha Haxhia ndër të tjera.
/a.r












Nuke kuptojme arsyen pse i jepni kaqe rendsi nji banditi qe organizoje grup kriminale,thu se ky eshte nji hero turpe tju vije ju te quajturit gazetare.Kti krimineli zduhet ti jepni asnji vlere,po qe se nuke eshte fajtore te nxjerrin urdheruesin e tije qe eshte.Te gjithe shqiptarte jane te sigurte se edvini nuke eshte gje tjeter vecse nji hajdute,nder me te medhejte,pase plakut,lir floririt.Kta e kane vendin ne burge,jo tju jepni vlera ktyre ndytsirave,kta jane kriminele,bolle me,me servilizma e para te taksa paguesve shqiptare.Kta vollen,plackiten cdo pasuri e nuke ju bene syri terte,nuke funksionon asnji istitucion sipas ligjeve,drejtesia po eshte e vdekur,nuke ka funksionuar kurre ne vendin tone.
Sala ka minje qe do vjellin per te miren Sajmir, te ishin sa gjysma Sajmirit, keta minjte e saliut kur te vij dita e GJYKIMIT para Zotit, do i mbushin dimiqte,,,,prit prit,DREJTESIA E ZOTIT GJITHEMONE FITON.