• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Nuk u mjafton pushteti!?

by Ben Andoni
06/03/2026 22:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Për të interpretuar kushtetutën nuk duhet thjesht të zbatosh verbazi apo jo nenet e saj, por të kalosh dhe ngërçet artificiale që individi shqiptar krijon shpesh në interpretimin e dokumentit themeltar të shtetit. Pak orë më parë, Presidentja Vjosa Osmani nënshkroi dekretin për shpërndarjen e Legjislaturës X të Kuvendit të Kosovës, pasi institucioni më i lartë legjislativ i vendit dështoi të zgjidhte Presidentin e ri brenda afatit. Shpërndarja e Kuvendit është antikushtetues,- e ka cilësuar pa asnjë mëdyshje për REL edhe ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani dekretin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani. Interpretimi i tij ka qenë i drejtpërdrejtë: Osmani nuk ka të drejtë ta shpërndajë Kuvendin, i cili nga sot ka 60 ditë kohë për zgjedhjen e presidentit. Njësoj, kryeministri Kurti e konsideron dekretin si jokushtetues dhe kërkon kohën e mjaftueshme të pritjes prej Gjykatës Kushtetuese për kontestim. E për ta mbajtur pezullin e vëmendjes, u kumtoi gazetarëve se ndërkohë, kërkesa për interpretimin kushtetues ishte duke bërë udhën drejt institucionit të lartë shtetëror.

Historia e zgjedhjes u komplikua kur pak orë më parë, presidentja Vjosa Osmani paraqiti në Kuvend një propozim për ndryshime kushtetuese, propozim që parashikonte se zgjedhjen e presidentit duhej të bëhej përmes votës së qytetarëve dhe jo nga parlamenti. Kuvendi nuk i miratoi këto ndryshime. Tek e fundit koha e kërkuar prej gjashtë muajsh është e tepërt, paçka se Osmani u mbrojt që kjo nuk i shërbente zgjedhjes aktuale. Është e kotë të zgjatemi në faktet, sepse kryefakti është se Kosova për muaj të tërë ka turbullira dhe probleme. Vetëvendosja, forca politike e z. Kurti e etur për pushtet të pakufishëm, kandidaturat që prezantoi i përcolli të dyja partiake, respektivisht anëtarët e saj: Glauk Konjufcën dhe pastaj edhe kandidaturën e Fatmire Kollçaku-Mullhaxha. Mefshtësia e opozitës përballë kësaj gjendje ndërkohë ishte mbresëlënëse: Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, pas takimit me presidenten Osmani, ka thënë se me dekretin për shpërndarjen e Kuvendit ka vepruar në përputhje me përgjegjësitë dhe obligimet e veta, por ka shtuar edhe se: megjithatë PDK-ja do të pranojë çdo vendim që Gjykata Kushtetuese do të nxjerrë për këtë çështje!! Kryetari i PDK-së (U akuzua se kishte nisur ai i pari propozimet për kandidat nga radhët e politikës nga Kurti!), Bedri Hamza ia ka hedhur në fund fajin atyre (VV), kurse kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku pas takimit me presidenten Vjosa Osmani tha se nuk është caktuar datë zyrtare për zgjedhjet, megjithatë deklaroi se LDK-ja është e gatshme, madje kishte dhënë dhe datat në muajin prill.

A është ky dorëzim i partive opozitare? Dhe, pse nuk u bën përshtypje që do humbasin sërish? Me sa duket, humbja po bëhet model në Kosovë. Sërish, tashmë i mbetet Kushtetueses së Kosovës që i duhet të tregojë maturinë për interpretimin dhe ndoshta me procedurë të përshpejtuar.

Shqetësues mbetet një fakt sesi njerëz të lidhur kaq me pushtet si Osmani dhe Kurti nuk ngopen me pushtet. Si vallë nuk i lexojnë problematikat e vendit, që për ironi i theksojnë? Pse nuk lëshojnë në favor të një riti normal të zgjedhjes së institucioneve për figura jopartiake? Pse fuqia e madhe e VV-së po përcjell gjithnjë e më shumë këto anomali në vend? Si ka mundësi që Kosova nuk përfitoi nga kjo turbulli e madhe e Serbisë të bënin institucionet por edhe të ishin më të organizuar? Pse Kushtetuta interpretohet kaq shumë? Një përgjigje është e thjeshtë: fqinjët mund të luajnë me ne, kur shohin lakminë për pushtet dhe sidomos sensin tonë të shtetformimit. Janë disa vite që duhen analizuar për këtë. Fillimi i viteve ’90 fundi i viteve ’90. Po pse pushteti i LVV-së me një mandat tjetër me përkrahje të gjerë po kërkon që ta forcojë kështu pushtetin e tij? Pse po e shkund opozitën?

Se ku do të dalë kjo, mbetet të shihet në periudhën e ardhshme, por një gjë po kuptohet mirë: Njerëzit e pushtetit në Kosovë (Këtë herë protagonistë janë Osmani dhe Kurti) nuk u ngopkan me pushtet! Në Tiranë, ata, janë proverbialë mbas karriges. Apo ndoshta sepse populli ua përcjell vetë mundësinë…me tifozeri dhe jo me arsye. (Javanews)

 

 

 

 

Next Post
SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
Emergjencë në Ishujt Kanarie nga fluksi i emigrantëve, kërkohet ndërhyrje urgjente nga Spanja dhe BE-ja

Emergjencë në Ishujt Kanarie nga fluksi i emigrantëve, kërkohet ndërhyrje urgjente nga Spanja dhe BE-ja

November 8, 2026
A do japin dorëheqjen Rubio dhe Hegseth? Vjen reagimi i Shtëpisë së Bardhë

Gazetarja zbërthen humbjen e republikanëve në SHBA: Pakënaqësia ndaj Trumpit, konflikti në Iran dhe vota e të rinjve që ndryshoi rezultatin e demokratëve

November 8, 2026
Pse djegia e Tiranes nuk ishte një mjet politik po gjeopolitik?

Pse djegia e Tiranes nuk ishte një mjet politik po gjeopolitik?

November 8, 2026
Rritet bilanci i aksidentit hekurudhor në Egjipt, 7 të vdekur dhe 112 të plagosur

Rritet bilanci i aksidentit hekurudhor në Egjipt, 7 të vdekur dhe 112 të plagosur

November 8, 2026
Trump takohet privatisht me të dërguarin e Putinit: Jemi pranë një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Trump sulmon rezultatin e zgjedhjeve në SHBA: Amerika bëri një hap të madh prapa në histori

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In