• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

by E B
06/03/2026 22:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përplasje egosh mes presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti, e ka cilësuar politologu Ermal Hasimja, krizën e fundit në Kosovë, pasi presidentja shpërndau parlamentin për shkak të dështimit të raundit të djeshëm për zgjedhjen e kreut të shtetit, ndërsa Kurti e quajti këtë veprim antikushtetues.

Në Çdo kënd me Merita Haklajn në A2 CNN, Hasimja theksoi se  kryeministri Albin Kurti synon të ketë ndikim edhe mbi institucionin e presidencës, ndërsa presidentja Vjosa Osmani kërkon të ruajë pozicionin dhe mbështetjen e saj politike, pas inkurajimit dhe takimeve të saj të fundit në SHBA.

“Është diçka që vjen nga përplasja e dy objektivave, dy egove. Zoti Kurti dëshiron që në një farë mënyre të marrë në dorë edhe institucionin e presidencës. Ndërkohë që zonja Osmani do dëshironte që të vazhdonte. Aq më tepër që është ndjerë e inkurajuar edhe kohët e fundit, ndoshta dhe me atë nxitjen dhe pikët që mori ndoshta nga takimi me Trumpin dhe sekretarin Rubio. Kështu që besoj që të dyja palët e kanë menduar që janë në të drejtën e tyre”, tha Hasimja në Çdo kënd me Merita Haklajn në A2 CNN.

Sipas politologut, çështja është shndërruar në një përplasje politike që duhet të zgjidhet brenda kornizës ligjore.

“Në rastin konkret tani çështja është shndërruar në një në një debat juridik që do duhet të vendoset në korniza juridike. Por interesante është kjo që unë mendoj që përtej asaj se po e lëmë atë ambicien personale të zonjës Osmani që është në të drejtën e vet legjitime, por po shohim edhe pjesën e zotit Kurti”, theksoi Hasimja.

Ai  thekson se në kushtet e fragmentimit të skenës politike në Kosovë do të ishte më e arsyeshme që të ishte një president konsensual dhe me një bazë më të gjerë konsensuale.

“Unë mendoj që për nga mënyra se si është ndërtuar raporti i forcave politike në Kosovë mund të kishte qenë më e arsyeshme që të ishte një president konsensual, se nuk është si rastin e Shqipërisë, që ke dy forca të mëdha PD dhe PS edhe aty gjërat janë më të thjeshta në një farë mënyre dhe ka dhe kuptim ajo teoria që ai fituesi i merr të gjitha, por rastin e Kosovës nuk është ashtu. Në rastin e Kosovës ke një fragmentim më të madh të skenës parlamentare dhe aq më tepër në situatën ku është Kosova që ka nevojë për legjitimitet ekstra të brendshëm, sidomos mbas asaj çfarë ndodhi në këto 12 muajt e fundit me ribërjen e zgjedhjeve e tjerë e të tjerë. Mendoj që edhe në kuadër të diskutimit, debateve edhe të negociatave, të të gjitha formave, dialogut etj., do duhej në fakt që presidenti të kishte një bazë sa më të gjerë legjitimiteti”.

Sipas tij, një president i zgjedhur me konsensus, madje edhe nga jashtë partive politike, do të mund të sillte legjitimitet më të madh institucional.

“Mund të vinte nga radhët e partive. Ndoshta dhe partitë mund ta gjejnë një lloj formule. Ka formula të ndryshme. Ndoshta do të kishte qenë mirë që të ishte dhe dikush jashtë partive për t’i dhënë një lloj legjitimiteti shtesë, aq më tepër në qoftë se do të ishte një person i besueshëm, një person me vlera, për shembull nga shoqëria civile. Kjo do të ishte diçka shumë pozitive. Por këto janë qëndrimet. Nuk janë qëndrime joligjore ose të pandershme, janë qëndrime legjitime. Ka një dallim midis asaj çfarë është politikisht legjitime dhe ligjore dhe asaj çfarë është interesi maksimal i vendit”.

Next Post
Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

Ish-ambasadori: Irani po kërcënonte sigurinë në rajon. Ja 4 kushtet për arritjen e paqes!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Liria ka Emër”, sot protestë mbarë popullore në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

“Liria ka Emër”, sot protestë mbarë popullore në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

October 1, 2026
Vangjeli: PS mori vendimin e duhur për Ballukun, por në kohën e gabuar

Vangjeli: Evropa ka ndryshuar, po ashtu dhe qëndrimi i saj ndaj Shqipërisë

October 1, 2026
JUMBO ndërton një kënd të ri lojërash për 136 fëmijë

JUMBO ndërton një kënd të ri lojërash për 136 fëmijë

October 1, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e diel 6 shtator 2026: Akrepi përballë një dashurie që mund të zgjasë

Horoskopi i Brankos për sot, e enjte 1 tetor 2026: Gaforrja zgjidh një problem të vjetër, Bricjapi hap një fazë të fortë

October 1, 2026
A e dinte Vlora ku mbaron dashuria dhe ku fillon krimi?

Hetimet ndaj Vlora Hysenit, reagon PS: Të lihet SPAK të bëjë punën, askush nuk është mbi ligjin

October 1, 2026
Media spanjolle: Udhëtim magjepsës nëpër Shqipëri, nga qytetet historike te brigjet e Jonit

Media spanjolle: Udhëtim magjepsës nëpër Shqipëri, nga qytetet historike te brigjet e Jonit

October 1, 2026
Vittorio Sgarbi në terapi intensive, kritiku i njohur italian i artit në gjendje të rëndë

Vittorio Sgarbi në terapi intensive, kritiku i njohur italian i artit në gjendje të rëndë

October 1, 2026
WhatsApp lançon kontrollin prindëror për adoleshentët, ja çfarë ndryshon në platformë

WhatsApp lançon kontrollin prindëror për adoleshentët, ja çfarë ndryshon në platformë

October 1, 2026
I theu hundën të dashurës me bishtin e fshesës, arrestohet shqiptari në Itali

Tentoi të vriste të atin, dënohet me 8 vite burg shqiptari në Itali

October 1, 2026
Gjejnë përgjues në qeli, shqiptarët përleshen me policinë italiane, videoja transmetohet LIVE

Gjejnë përgjues në qeli, shqiptarët përleshen me policinë italiane, videoja transmetohet LIVE

October 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com