• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Ndodh në Shqipëri/ “Ngrihen” të vdekurit dhe “firmosin” për pronën te noteri!

by Java News
27/03/2018 21:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kjo ndodh vetëm në Shqipëri. Mashtruesit kanë ngjallur me dokumenta tre të vdekur për të firmosur. Fiks Fare denoncoi një skandal, ku tre të vdekur, të cilët prehen në varrezat e fshatit Vrakë në Malësinë e Madhe, rezultojnë në dokumente se kanë “firmosur” për të shitur një tokë prej 10 dynymësh buzë rrugës nacionale Shkodër-Koplik.

Kontratat janë përpiluar në një zyrë noterie në qytetin e Koplikut, madje, përkrah emrave të personave të vdekur, janë për çudi edhe firmat e tyre.

Në redaksinë e “Fiks Fare” mbërriti një denoncim nga zonja Millojka Brajoviq, e cila denoncon se disa pjesëtarë të familjes së saj, megjithëse kanë ndërruar jetë, kanë firmosur për të shitur një pronë. “Në 23 shkurt 2004, disa pjesëtarë të familjes tim nga babai, Brajoviq, bëjnë një akt noterial te noteri në Koplik, Sabri Kurtaj. Firmosin disa persona, për të shitur një sipërfaqe prej 10 dynymësh toke vëllait të tyre, po në fshatin Vrakë, buzë rrugës nacionale Shkodër-Koplik. Mes personave që firmosen ishte edhe Roza Brajoviq, nëna ime, Gjurgje Brajoviq (Stajkiç), motra ime dhe Gojko Stajkiç nipi im” thotë Millojka. Sipas saj, nëna e saj ka ndërruar jetë në vitin 2008, ndërsa motra, në shkurt të vitit 2004, 10 ditë para se të firmoste te noteri Sabri Kurtaj.

Gazetarët e Fiks Fare shkuan në zyrat e gjendjes civile në Shkodër dhe Malësi e Madhe, ku morën certifikatat e vdekjes së këtyre personave. Sipas certifikatave, Roza Brajoviq ka vdekur ne vitin 1998, ndërsa Gjurgje Brajoviq në datë 14 shkurt 2004. Më pas, gazetarët shkojnë te varrezat e fshatit Vrakë, ku prehen të ndjerat. Rezultoi se Roza, Gjurgje dhe Gojko kishin ndërruar jetë para datës 23 shkurt 2004, ku figuronin se kishin “firmosur” te noteri. Madje, në një nga aktet noteriale, rezulton se Gojko Stajkiq, i cili, megjithëse i vdekur, ka firmosur më 22 shkurt 2004, duke autorizuar nënën e tij po të vdekur, për të shitur tokën.

 

Grupi i Fiks Fare shkoi te noteri Sabri Kurtaj, në qytetin e Koplikut. Noteri tha se e kanë mashtruar dhe ua ka dhënë në mirëbesim aktin noterial në shtëpi personave. Ata e kanë firmosur dhe ia kanë sjellë sërish në zyrë. Ai pranoi se vëllezërit denoncueses e kanë fituar tokën me mashtrim.

“Po me mashtrim e kanë marrë. Po, ua kam dhënë me mirëbesim” thotë ai. Më tej shton se akti duhej anuluar, por deri me tani nuk është anuluar megjithëse çështja ka shkuar disa herë në gjykatë. Pyetjes se çfarë dokumentesh kanë sjellë familjarët e të ndjerave, noteri tha se kanë sjellë disa certifikata dhe se përgjegjëse janë zyrat e gjendjes civile. Por, pas një verifikimi, rezultoi se para noterit janë dërguar certifikatat e regjistrit të vitit 1974. Pra, jo të muajit shkurt 2004!

Pjesëtarë të familjes Brajoviq kërkojnë që të rishikohen kontratat e shitjes, ndërsa denoncuesja Millojka Brajoviq tregon edhe tokën, buzë rrugës nacionale Shkodër-Koplik. Pas disa minutash, në truall mbërrin një person, duke i kërkuar denoncueses dhe grupit të Fiks Fare të dalin nga prona e tij, madje mos të qëndrojnë as në rrugën kryesore. “Pronari” i tokës thotë se e ka blerë truallin në vitin 2006, ndërsa denoncueses i bën me dije që të shkojë në Mal të Zi, se atje e ka tokën. Madje, i tregon se, sa të jetë ai, këtë tokë nuk do e gëzojë kurrë. Top Channel

 

Next Post
Champions League/ Pakënaqësi te Liverpool për biletat e Çerekfinales

Champions League/ Pakënaqësi te Liverpool për biletat e Çerekfinales

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga protestat në Francë te Shqipëria, si e shfrytëzon Rusia kaosin për luftën e informacionit!

Nga protestat në Francë te Shqipëria, si e shfrytëzon Rusia kaosin për luftën e informacionit!

October 19, 2026
Mesha për vigjiljet, famullitari i Shkodrës apel për protestat, Dom Pllumaj: Palët duhet të lëshojnë ndaj njëra-tjetrës!

Mesha për vigjiljet, famullitari i Shkodrës apel për protestat, Dom Pllumaj: Palët duhet të lëshojnë ndaj njëra-tjetrës!

October 19, 2026
VIDEO/ Policia zbulon pamjet! Tentoi të grabiste bankomatin në qendër të Tiranës, ndalohet 15-vjeçari i dyshuar

VIDEO/ Policia zbulon pamjet! Tentoi të grabiste bankomatin në qendër të Tiranës, ndalohet 15-vjeçari i dyshuar

October 19, 2026
Integrimi në BE, Mali i Zi kërkon të zgjidhë mosmarrëveshjet me Kroacinë përpara anëtarësimit!

Integrimi në BE, Mali i Zi kërkon të zgjidhë mosmarrëveshjet me Kroacinë përpara anëtarësimit!

October 19, 2026
“Arrogancë dhe kamzhik ndaj opozitës”- Etika i përjashtoi dy muaj, Tabaku merr në mbrojtje Bardhin e Balliun: Standard i dyfishtë i Parlamentit, të ndëshkohen me votë

Protesta, Tabaku akuzon për dhunë ndaj studentëve: Rama të mbajë përgjegjësi politike, çdo abuzim të hetohet!

October 19, 2026
Protesta studentore në Vlorë, një grup tentoi të nxirrte të rinjtë nga auditoret në rrugë, Policia ndërhyn në Universitetin “Ismail Qemali”

Akuzat e PD për hyrjen e efektivëve në Universitet, Policia e Vlorës sqaron ngjarjen: Morëm njoftim se 30-40 persona të moshave të ndryshme po pengonin mësimin!

October 19, 2026
Depozitat e shqiptarëve arrijnë nivel rekord, BSH: 2025 mbyllet me 1.48 trilionë lekë në llogaritë e qytetarëve

BSH për sulmet ndaj bankave: Depozitat, të sigurta, funksionimi normal i sistemit lidhet me mirëqenien e qytetarëve

October 19, 2026
Protestuesit u vendosën në “Parkun Rinia”, Policia i shpërndan me ujë dhe gaz lotsjellës! Bëhen shoqërime të dyshuarish

Protestuesit u vendosën në “Parkun Rinia”, Policia i shpërndan me ujë dhe gaz lotsjellës! Bëhen shoqërime të dyshuarish

October 19, 2026
Peskov: Një takim trepalësh midis Putin, Trump dhe Xi në Kinë është i mundshëm

Peskov: Një takim trepalësh midis Putin, Trump dhe Xi në Kinë është i mundshëm

October 19, 2026
Gjykata i liron pas arrestimit për dhunë, shumica e të rinjve rikthehet përsëri në rrugë për protestë!

Gjykata i liron pas arrestimit për dhunë, shumica e të rinjve rikthehet përsëri në rrugë për protestë!

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com