Pas një shpërndarjeje pas sulmit në Gjykatën e Apelit, protestuesit u mblodhën për disa çaste në Parkun Rinia.
Pasi forcat e rendit i lanë të qetë për disa çaste, policia ka avancuar me autobotet e ujit për të shpërndarë protestuesit.
Më pas policia hodhi shumë gaz lotsjellës, duke i kapur në befasi protestuesit.
Policia ka vijuar menjëherë me arrestimet, ku mes tyre është edhe një vajzë.











