• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ndërtimet pa leje, qeveria ndryshon ligjin: Poseduesit fitojnë të drejtën e parablerjes

by A R
10/09/2026 11:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria ka depozituar në Kuvend ndryshimet në ligjin për administrimin e objekteve të konfiskuara si ndërtime pa leje, duke propozuar një skemë të re për administrimin, zhvillimin, shitjen dhe përdorimin e tyre.

Projektligji ndryshon ligjin nr.66/2023 dhe parashikon që kompetencat për administrimin e këtyre pasurive të përqendrohen te Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, AAPSK.

Ky projektligji përbëhet nga 26 nene. Sipas relacionit të dorëzuar tashmë në Kuvendin e Shqipërisë, një nga problematikat e evidentuara gjatë zbatimit të ligjit aktual ka qenë ndarja e vendimmarrjes mes Komisionit të Objekteve të Konfiskuara, ministrisë përgjegjëse dhe strukturave të tjera. Qeveria argumenton se kjo ka sjellë vonesa në administrim, amortizim të objekteve dhe mbivendosje kompetencash.

Me ndryshimet e propozuara, Komisioni i Objekteve të Konfiskuara hiqet, ndërsa AAPSK (Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara) përcaktohet si institucioni përgjegjës për administrimin dhe zhvillimin e objekteve të konfiskuara.

Një tjetër ndryshim lidhet me objektet e konfiskuara ku investimi ka mbetur i papërfunduar. Projektligji parashikon procedura për vlerësimin e tyre, përcaktimin e kostove të punimeve që kanë mbetur dhe përgjegjësitë e subjekteve zhvilluese.

Për përfundimin e këtyre ndërtimeve, operatorët ekonomikë do të përzgjidhen përmes procedurave të prokurimit publik. Autoriteti kontraktor që do të realizojë prokurimin, mbikëqyrjen, përfundimin dhe kolaudimin e punimeve do të caktohet rast pas rasti me vendim të Këshillit të Ministrave.

Objektet e konfiskuara mund të përdoren edhe për strehim social ose për interes publik. Projektligji përcakton procedurat për kalimin e tyre në pronësi, përdorim apo administrim të institucioneve publike dhe njësive të vetëqeverisjes vendore.

Ndryshimet prekin edhe pronarët e truallit dhe personat e tretë që kanë marrëdhënie kontraktuale me subjektet ndërtuese. Për personat e tretë parashikohet njohja e marrëdhënieve kontraktuale, procedura për kompensimin financiar, trajtimi i kontratave të kleringut dhe mundësia e pjesëmarrjes në procedurat e shitjes së objekteve të konfiskuara.

Projektligji përcakton gjithashtu përgjegjësi ligjore dhe financiare për subjektet zhvilluese, zbatuese, mbikëqyrëse ose kolauduese edhe pas konfiskimit të objektit, përfshirë detyrimet që lidhen me përfundimin e punimeve të mbetura.

Një tjetër pikë e projektligjit është krijimi i një fondi të posaçëm për ndërtimet pa leje. Ky fond do të përdoret për financimin e proceseve të administrimit dhe zhvillimit të objekteve, përfundimin e punimeve, vlerësimet teknike dhe shlyerjen e detyrimeve ndaj personave të tretë. Sipas relacionit, ndryshimet nuk parashikohet të sjellin efekte financiare shtesë për buxhetin e shtetit.

6 muaj afat për vetëdeklarimin

Një nga nenet që tërheq vëmendjen në projektligj është neni 23, i cili hap një periudhë tranzitore 6-mujore për vetëdeklarimin e ndërtimeve pa leje.

Sipas relacionit, subjektet poseduese që deklarojnë me vullnetin e tyre pranë Agjencisë së Zhvillimit të Territorit (AZHT) objektet e ndërtuara pa leje, brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e ligjit, do të përfitojnë të drejtën e parablerjes dhe do të kenë mundësi t’u nënshtrohen procedurave përkatëse.

“Neni 23 i projektligjit parashikon shtimin e neneve 30/1 dhe 30/2, në ligjin në fuqi, ku neni 30/1 vendos dispozita kalimtare për transferimin pranë AAPSK-së të dosjeve, dokumentacionit dhe fondit të konfiskimit të administruar nga strukturat ekzistuese. Gjithashtu, parashikon se subjektet poseduese, të cilët deklarojnë me vullnetin e tyre objektet e ndërtuara pa leje, pranë organit kompetent (AZHT), brenda 6 muajve nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji, do t’i njihet e drejta e parablerjes dhe do të kenë mundësi t’i nënshtrohen procedurave përkatëse”, thuhet në relacionin shoqërues të projektligjit.

I njëjti nen përcakton edhe mënyrën se si do të trajtohen objektet që janë konfiskuar përpara hyrjes në fuqi të ndryshimeve. Për këto objekte parashikohet zbatimi i procedurave të reja administrative, duke ruajtur të drejtat e parablerjes që janë krijuar sipas ligjit të mëparshëm.

Ndryshimet parashikojnë gjithashtu krijimin e një regjistri transparent të objekteve të konfiskuara, ndërsa AAPSK do të ketë kompetenca për administrimin, zhvillimin, shitjen dhe monitorimin e tyre.

Next Post
Hetimet për mjeken pas ndarjes nga jeta të ikonës së muzikës greke, Mazonakis u përkeqësua në klinikën private, del në dritë trajtimi që po bënte

Hetimet për mjeken pas ndarjes nga jeta të ikonës së muzikës greke, Mazonakis u përkeqësua në klinikën private, del në dritë trajtimi që po bënte

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Juventus-Napoli, më shumë se ndeshje. Mund të vendosë të ardhmen e sezonit

Juventus-Napoli, më shumë se ndeshje. Mund të vendosë të ardhmen e sezonit

November 1, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Ilir Vrenozi, mendja më racionale e PD-së

November 1, 2026
Furtuna opozitare

Furtuna opozitare

November 1, 2026
Rama prezanton platformën “Pasqyrë Albania”: Asnjë ankesë s’do të humbasë më në ‘oqeanin e burokracisë’

Rama prezanton platformën “Pasqyrë Albania”: Asnjë ankesë s’do të humbasë më në ‘oqeanin e burokracisë’

November 1, 2026
Kolegji Zgjedhor vendos më 13 gusht për ndarjen e mandatit në Tiranë të “Nisma-Shqipëria Bëhet”

Sulmet e Lapajt, Shabani denoncon incidentin poshtë banesës: Prindërit e mi nuk e meritojnë këtë!

November 1, 2026
Aksident i rëndë në Berat, makina bie në humnerë. Ja informacionet e para të policisë

Makina del nga rruga dhe bie në humnerë, gjendet një pistoletë pranë mjetit, ja për çfarë dyshohet

November 1, 2026
Berisha: Me PD-në në pushtet, nafta sa në vendet fqinje dhe taksa e qarkullimit jashtë makinës

Berisha: Me PD-në në pushtet, nafta sa në vendet fqinje dhe taksa e qarkullimit jashtë makinës

November 1, 2026
Gjirokastër, finalizohet operacioni “Long Wait”. Arrestohen dy persona për trafikim emigrantësh

Gjirokastër, finalizohet operacioni “Long Wait”. Arrestohen dy persona për trafikim emigrantësh

November 1, 2026
Kremlini: Putin do t’i përgjigjej një telefonate nga Zelensky, Rusia kërkon negociata trepalëshe

Kremlini: Putin do t’i përgjigjej një telefonate nga Zelensky, Rusia kërkon negociata trepalëshe

November 1, 2026
Protesta dhe bllokime në Francë, nxënësit paralajmërojnë bojkotin e shkollave të mesme

Protesta dhe bllokime në Francë, nxënësit paralajmërojnë bojkotin e shkollave të mesme

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In