• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Na vodhi Rama”, nga Paloka te Mziu e Bardhi, ja si e komentojnë humbjen drejtuesit e PD

by S T
14/05/2025 20:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Disa prej drejtuesve politikë të qarqeve nga Partia Demokratike, kanë folur për mediat para se t’i bashkloeshin mbledhjes urgjente të thirrur nga Sali Berisha në selinë blu, pas humbjes së thellë të tyre në zgjedhjet e 11 majit, proces nga i cili dolën me 50 deputetë.

Të gjithë njëzëri akuzuan kryeministrin Edi Rama se i vodhi këto zgjedhjet, përmes blerjes së votave, intimidimit të qytetarëve me bandat pranë PS. Më i ashpëri ndër ta ishte Edi Paloka, i cili fajësoi edhe mediat se nuk po gjykojnë hajdutin por të vjedhurin.

“Na vodhi Rama”, nga Paloka te Mziu e Bardhi, ja si e

“Komentet i ka bërë kryetari i Partisë. Po Rama ka përgjegjësi Rama. Rama ka përgjegjësi që i vodhi apo kemi vetëm ne përgjegjësi. Sepse vetëm ju jeni media që përgjegjësinë nuk e shihni te hajduti por e shihni tek ai që vidhet”, u shpreh me tone të larta Paloka, kur u pyet se kush do ta mbajë përgjegjësinë për rezultatin katastrofik të PD.

Sakaq, Xhelal Mziu u shpreh se kandidatët për deputetë nuk mund të bëjën bodigardin për të mbrojtur votën që të mos vidhet nga socialistët.

“Na vodhi Rama”, nga Paloka te Mziu e Bardhi, ja si e

“I vodhi Rama zgjedhjet. Përgjegjës duhet të shkojë hajduti i vjedhjes së votave. Pse çfarë jemi ne bodigardë? Ne kemi dalë për të bërë fushatë… Nga humbja në humbje kur përdor paratë e krimit dhe të korrupsionit dhe shkon e blen një votë 300 euro, çfarë duhet bëjmë ne, A jemi bodigardë ne? Kur policia vihet në shërbim të ndarjes së parave. Kur prokuroria nuk reagon kur ne i kapnim me para, kush e ka fajin? Në Kavajë drejtojnë demokratët nuk ka patronazhistë. Banda numër një është Edi Rama”, u shpreh drejtuesi politik i PD për Dibrën.

Klevis Balliu ishte i vetmi ndër demokratët që u shpreh se duhet reflektim në radhët e tyre për këtë humbje.

“Na vodhi Rama”, nga Paloka te Mziu e Bardhi, ja si e

“Besoj që patjetër dhe ne duhet të shikojmë votën tonë, por nuk duhet të shpërqendrojmë vëmendjen nga zgjedhjet e Xhabaftëve. Besoj dhe ju bini dakord me mua. Nuk mendon se Xhabaftët janë justifikim por mendoj që janë fakt. Dhe ne duhet të shikojmë ku çalojmë në këtë proces por nuk mund të shohim gjërat e vogla para të mëdhave”, deklaroi Balliu.

Sakaq, drejtuesi politik i PD në Fier, Gazment Bardhi, tha se nuk ka koment për rezultatin dhe përgjegjësitë për humbjen, por falënderoi votuesit e qarkut ku ai kryesonte listën.

“Na vodhi Rama”, nga Paloka te Mziu e Bardhi, ja si e

“Përveç mirënjohjes me zemër për mbi 40 mijë qytetarë të qarkut të Fierit që pavarësisht terrorit në të gjitha drejtimet, qëndruan dhe zgjodhën alternativën më të mirë për Shqipërinë sonte nuk kam asnjë koment tjetër. Mirënjohje, mirënjohje dhe vetëm mirënjohje”, tha Bardhi. / A2

Next Post
Lista e hapur në PD: Tabaku merr epërsinë ndaj Alimehmetit, 400 vota diferencë

Lista e hapur në PD: Tabaku merr epërsinë ndaj Alimehmetit, 400 vota diferencë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vlora Hyseni na tha tё gjithёve: “Nuk kam ndёr mend ta dorёzoj kokёn nё sini tё ergjёndtё”

Vlora Hyseni na tha tё gjithёve: “Nuk kam ndёr mend ta dorёzoj kokёn nё sini tё ergjёndtё”

September 25, 2026
IGJEUM: Vijojnë reshjet e shiut në të gjithë qarqet e vendit, sa do të arrijnë temperaturat

“Shtatori mbyllet me surpriza”, meteorologia: Temperaturat rikthehen mbi 30 gradë

September 25, 2026
Murrizi: Për ata qelbanikë dhe fundërrina që më kërkojnë llogari, pse nuk flisja kur PD ishte në pushtet

Murrizi: Dumani pinte kafe çdo të hënë me Vlorën, në qershor 2025 e përzuri nga zyra

September 25, 2026
Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

Italia ndalon burkën në shkolla, vendos kufizime edhe për përqindjen e nxënësve të huaj në klasa

September 25, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

Çështja Vlora Hyseni/ Leka: SPAK u bë pjesë e një banaliteti, nxori në vitrinë mesazhe “rozë”

September 25, 2026

Vuçiç: Jap dorëheqjen si president të dielën, do bisedoj dhe me Putinin

September 25, 2026
Sot, Kosova proteston: UÇK na solli lirinë, çlirimtarët s’mund të dënohen

Sot, Kosova proteston: UÇK na solli lirinë, çlirimtarët s’mund të dënohen

September 25, 2026
Mbledhja e kredive të këqija, BSH merr masa drastike, pezullon aktivitetin e dy kompanive

Paratë në bankë kanë ende gjini, gratë vetëm 44% e depozituesve

September 25, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e mërkurë 23 shtator 2026: Peshqit hyjnë në ditë vendimtare për dashurinë

Horoskopi i Brankos për sot, e premte 25 shtator 2026: Demi mund të marrë fitoren e parë të vjeshtës

September 25, 2026
Arrestohet Riccardo Bossi, djali i themeluesit të Lega-s do të vuajë 5 vjet e 9 muaj burg

Arrestohet Riccardo Bossi, djali i themeluesit të Lega-s do të vuajë 5 vjet e 9 muaj burg

September 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com