• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Na u rrit Gazi, na u bë Sali

by Ardit Rada
30/10/2023 18:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ardit Rada

Opozita ka rikthyer në Kuvend skenat e disa viteve më parë, kur Edi Paloka shkulte monitorin nga muri dhe kërcënonte se do t’ua hidhte ministrave. Madje këtë herë nuk u munduan kaq shumë, por Bledjon Nallbati i ra me grusht sade Vullnet Sinës. Skenarin e ndoqi sigurisht Flamur Noka dhe Gazment Bardhi që ka hyrë se fundmi në garë se kush do t’i pëlqejë më shumë Sali Berishës në mbrojtje të familjes së këtij të fundit.

Kur një grup deputetësh e ndoqën Gazin për t’u bashkuar me Berishën të gjithë menduam seu gjet formula sesi të bashkohej PD dhe mëkati apo zgjidhja t’i ngelej në adresë atij. Sot kuptojmë se të gjithë paskan qenë të etur për t’u hedhur mbi tavolina e për të qëlluar me grushte dhe Bardhi s’paska asnjë rol veçse mori përsipër prishjen personale me Lulzim Bashën. Në këto kushte mbase ai s’është i qartë se Doktori s’ka pse t’ia dijë për nder.

Që opozita nuk është gati të marrë pushtetin, kjo dihet që kur në krye shembëllen Sali Berisha dhe më pas njerëzit më të afërt të tij si Flamur Noka, Albana Vokshi, Tritan Shehu etj. Këta pasqyrojnë edhe sesi do të jetë qeveria alternative. Por problemi më urgent është se opozita nuk do të bëjë më as opozitë, ej o më ta ketë seriozisht synimin e pushtetit.

I vetmi që ka treguar ‘pjekuri’ këtë periudhë ‘bashkimi’ është Gazmetn Bardhi. E shemtuar në këtë histori është vetëm pjesa se u paska dashur arrestimi i Jamarbër Malltezit që të shpërthejë Rithemelimi. Asnjë kauzë tjetër s’piu ujë gjithë këto vite për ta bërë deputetin me krah të thyer të kërcejë mbi karrige, apo Gazin e vrasjes në Elbasan të trashë jashtë programi zërin atipik për një burrë.

Bardhi sot duket sikur garon jo vetëm me deputetët besnikë të Berishës, por edhe flet me letër pas séance si Sali Berisha kohët e fundit për dhëndrin nëpër konferenca.

Gazi si Berisha, e Berisha në hall.

Këto janë të vetmet arritje të “bashkimit” dhe na thonë se i bëjnë për shqiptarët…

Next Post
Takimi mes zyrtarëve të lartë kinezë dhe amerikanë përcjell sinjale të qarta

Takimi mes zyrtarëve të lartë kinezë dhe amerikanë përcjell sinjale të qarta

Comments 2

  1. Anonymous says:
    3 years ago

    Gaz by tha po te kapa ta hapa po te zura ta vura

    Reply
  2. Gjeneral Janullatos + musulmani Beleri nga Progonati + e pa puna Koqendina + Mitsotakis + Dhjaku dhjerë me mut Vangjel Dule = VORIO EPIR says:
    3 years ago

    U mbars Sali mali,
    Polli një mì,
    Emrin ja vuri,
    Gazmenda Bardhì

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

“Meraku i tij janë familja dhe fëmijët”, Ndreca: Veliajt iu ndalua komunikimi me të afërmit

October 28, 2026
“Pa ujë, pa drita”, Veliaj nga burgu i Fierit: Jam në një korridor me 3 vrasës të dënuar me burgim të përjetshëm

“Pa ujë, pa drita”, Veliaj nga burgu i Fierit: Jam në një korridor me 3 vrasës të dënuar me burgim të përjetshëm

October 28, 2026
Persekutimi gjyqësor ndaj Veliajt, pse dhëndri i Berishës gjykohet në liri me të njëjtat akuza!

Pse u transferua Veliaj në burgun e Fierit? Gazetarja zbulon çfarë do të ndodhë gjatë 10 ditëve të ardhshme

October 28, 2026
Turqia kërkon zgjidhje diplomatike, çfarë ishte në fokus të një telefonate midis Trump dhe Erdogan

Turqia kërkon zgjidhje diplomatike, çfarë ishte në fokus të një telefonate midis Trump dhe Erdogan

October 28, 2026
Putin e cilëson Elon Musk “gjeni të vërtetë”: Jemi në kontakt të ngushtë me të

Putin e cilëson Elon Musk “gjeni të vërtetë”: Jemi në kontakt të ngushtë me të

October 28, 2026
“Do të krijojmë një qeveri të re”/ Eisenkot pas zgjedhjeve në Izrael: Do të sjellim ndryshimin

“Do të krijojmë një qeveri të re”/ Eisenkot pas zgjedhjeve në Izrael: Do të sjellim ndryshimin

October 28, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, dalin audioregjistrimet: Kontrollori lejoi trenat të lëviznin pa konfirmuar distancën e sigurisë

Tragjedia hekurudhore në Spanjë, dalin audioregjistrimet: Kontrollori lejoi trenat të lëviznin pa konfirmuar distancën e sigurisë

October 28, 2026
Momente prekëse në Spanjë, i riu ribashkohet me familjen pas aksidentit hekurudhor (VIDEO)

Momente prekëse në Spanjë, i riu ribashkohet me familjen pas aksidentit hekurudhor (VIDEO)

October 28, 2026
Flavio Bolsonaro falenderon Trumpin dhe premton të drejtojë opozitën braziliane nga SHBA

Flavio Bolsonaro falenderon Trumpin dhe premton të drejtojë opozitën braziliane nga SHBA

October 28, 2026
“40% e shqiptarëve në kufijtë e varfërisë”, Zogaj: Paketa e Ramës duket si improvizim, taksat rrezikojnë punësimin

“40% e shqiptarëve në kufijtë e varfërisë”, Zogaj: Paketa e Ramës duket si improvizim, taksat rrezikojnë punësimin

October 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In