• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Takimi mes zyrtarëve të lartë kinezë dhe amerikanë përcjell sinjale të qarta

by Java News
30/10/2023 18:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me ftesën e palës amerikane, nga 26 deri më 28 tetor, ministri i Jashtëm kinez Wang Yi vizitoi ShBA-në. Në agjendën e vizitës kryediplomati kinez u takua me presidentin amerikan Joe Biden, zhvilloi dy raunde bisedimesh me sekretarin amerikan të shtetit Antony Blinken, si dhe me ndihmësin e presidentit amerikan për çështjet e sigurisë shtetërore Jake Sullivan. Kjo është vizita e parë e zyrtarit të lartë kinez në ShBA pas vizitës së shumë zyrtarëve të lartë amerikanë në Kinë që nga qershori i këtij viti.

“Dy palët ranë dakord për realizimin e takimit të liderëve të të dy vendeve në San Francisco.” Kjo deklaratë tërhoqi vëmendjen e analistëve, sipas të cilëve ky është pa diskutim një sinjal i qartë që përcjell optimizëm për zhvillimin e marrëdhënieve kino-amerikane në të ardhmen e afërt.

Gjatë vizitës, Wang Yi paraqiti 5 propozime për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe, duke përfshirë zbatimin e mendimeve unanime të arritura nga liderët e të dy vendeve, mbajtjen e qëndrueshmërisë së marrëdhënieve kino-amerikane, mbajtjen e kontakteve dypalëshe, marrjen nën kontroll të mosmarrëveshjeve dhe promovimin e bashkëpunimit me përfitime të përbashkëta.

Edhe pala amerikane është përgjigjur aktivisht ndaj këtyre propozimeve, duke shprehur shpresën për mbajtjen e qëndrueshmërisë së marrëdhënieve dypalëshe.

Tani grupi i punës ekonomike Kinë-ShBA dhe grupi i punës financiare janë vënë në funksionim, po ashtu ka rifilluar bashkëpunimi dypalësh në shkëmbimet lokale, ndryshimin e klimës etj. Duke i bërë më të shpeshta shkëmbimet kino-amerikane në nivele të ndryshme. Krahas këtyre, dy palët ranë dakord për zhvillimin e konsultimeve për çështjen detare, për kontrollin e armatimeve dhe mospërhapjen, zhvillimin e konsultimeve diplomatike, shtimin e fluturimeve të drejtpërdrejta të avionëve të pasagjerëve etj, citon CMG.

Si një nga marrëdhëniet më të rëndësishme dypalëshe në botë, zhvillimi i marrëdhënieve kino-amerikane lidhet me perspektivën e situatës ndërkombëtare. Pala kineze mendon gjithmonë se zhvillimi i marrëdhënieve kino-amerikane duhet t’i përmbahet respektimit të 3 komunikatave të përbashkëta Kinë-ShBA, në përputhje me parimet e ligjit ndërkombëtar dhe marrëdhënieve ndërkombëtare.

Çeshtja e Tajvanit është thelbi i interesave kineze, si dhe një problem i rëndësishëm në marrëdhëniet kino-amerikane. Gjatë vizitës në ShBA, ministri i Jashtëm Wang Yi theksoi se “pavarësia e Tajvanit” është kërcënimi më i madh ndaj paqes e stabilitetit në ngushticën e Tajvanit dhe përbën sfidën më të madhe në marrëdhëniet kino-amerikane. Kina e kundërshton me vendosmëri “pavarësinë e Tajvanit”.

Takimi i kësajhershëm mes zyrtarëve të lartë kinezë e amerikanë ka lëshuar sinjale aktive dhe bashkësia ndërkombëtare shpreson se të dy palët do të punojnë së bashku për të nxitur rikthimin sa më parë të marrëdhënieve dypalëshe në rrugën e zhvillimit të shëndetshëm e të qëndrueshëm.

Next Post
VIDEO/ Bardhi e Noka sulmuan deputetët e PS, tek ai i Elbasanit ‘ngecën’: Nuk guxojnë t’i fikin mikrofonin

VIDEO/ Bardhi e Noka sulmuan deputetët e PS, tek ai i Elbasanit 'ngecën': Nuk guxojnë t’i fikin mikrofonin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“KLP nuk është mbledhur kurrë”, avokati i Veliajt: Po anashkalohen procedurat për të legjitimuar Dadon

“Veliaj, me tre të dënuar përjetë” / Avokati: Njëri prej tyre, personazh i njohur i krimit!

October 29, 2026
Gjermania dhe Koreja e Jugut thellojnë partneritetin e sigurisë mes shqetësimeve Rusi-Kore e Veriut

Gjermania dhe Koreja e Jugut thellojnë partneritetin e sigurisë mes shqetësimeve Rusi-Kore e Veriut

October 29, 2026
Britania e Madhe po përgatitet për luftë? Nxjerr në lundrim tri nga katër nëndetëset bërthamore

Britania e Madhe po përgatitet për luftë? Nxjerr në lundrim tri nga katër nëndetëset bërthamore

October 29, 2026
Vendimi i Apelit për bojkotin, avokatët presin Dhomën e Avokatisë, shtyhet seanca ndaj Beqajt

Vendimi i Apelit për bojkotin, avokatët presin Dhomën e Avokatisë, shtyhet seanca ndaj Beqajt

October 29, 2026
Aksidenti hekurudhor në Spanjë, Sanchez: Po punojmë ditë e natë për të sqaruar çdo detaj

Aksidenti hekurudhor në Spanjë, Sanchez: Po punojmë ditë e natë për të sqaruar çdo detaj

October 29, 2026
“PD e marrë peng”, Balla: Sulmojnë SPAK-un për shkak të dosjeve që ka Berisha

Balla pas seancës me tensione: Zhurma e opozitës nuk ndal axhendën europiane të Shqipërisë

October 29, 2026
Sulmi në stacion bazë Starlink, Lituania akuzon dy të dyshuar për terrorizëm

Sulmi në stacion bazë Starlink, Lituania akuzon dy të dyshuar për terrorizëm

October 29, 2026
Shtrenjtimi i çmimeve të karburantit, taksistët në Itali paralajmërojnë grevë

Zbulohet formula! Si do të taksohen makinat elektrike në Shqipëri? Rreth 165 euro në vit për…

October 29, 2026
Kërkesa për mocion me debat për protestat, Balla: S’e njohim PD si përfaqësuese të tyre

Imunitet Guvernatorit! Balla: Do gëzojë të drejtat e homologëve të tij në BE. Ligji ka marrë “dritën jeshile” nga KE

October 29, 2026
Gracka ku ra gazetari Fevziu

Flamuri kombëtar si strehë ku fshihen bandat

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In