• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Akuza për korrupsion, Rusia arreston zv. ministrin e Mbrojtjes

by S T
26/07/2024 21:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Arrestimi i Dmitry Bulgakov është incidenti i profilit më të lartë në një fushatë disa mujore spastrimesh mes radhëve të ushtrisë së Moskës.

Ish-zv. ministri rus i Mbrojtjes Bulgakov drejtonte për gati 15 vjet logjistikën ushtarake, para se të shkarkohej në shtator 2022. Por ai u ndalua dje nga shërbimet e sigurisë FSB dhe po mbahet në burgun famëkeq Lefortovo në Moskë.

Sipas raportimeve ai fajësohet për dështime logjistike të ushtrisë ruse në muajt e parë të sulmit të Kremlinit në lindje të Ukrainës, ku trupat mbetën pa furnizime të përshtatshme çka kishte ndaluar avancimin e tyre.

Bulgakov, i cili ka marrë disa nderime civile e ushtarake përfshi dhe medaljen Hero i Rusisë, ishte një nga zyrtarët e mbrojtjes që kishte shërbyer më gjatë.

Spastrimet e ushtrisë raportohet se kanë nisur më 23 prill me arrestimin e papritur të ish-ministrit të vjetër të mbrojtjes Timur Ivanov, dhe për disa javë katër zyrtarë të tjerë të lartë u arrestuan për korrupsion.

Putin ka shkarkuar gjithashtu ministrin e tij të mbrojtjes Sergei Shoigu, duke e zëvendësuar së fundmi me ekonomistin teknokrat Andrei Belousov, shkruan The Guardian. Observuesit thonë se ndryshimet janë një tentativë e Putin për reduktimin e korrupsionit dhe thjeshtimin e prodhimit ushtarak për luftën e zgjatur e të përgjakshme në Ukrainë.

Next Post
Mallrat e akcizës, rekord në 6 muaj – U zhdoganuan më shumë karburante, kafe, cigare dhe birrë

Mallrat e akcizës, rekord në 6 muaj – U zhdoganuan më shumë karburante, kafe, cigare dhe birrë

TË FUNDIT

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

September 30, 2026
Raporti: Djali i Netanyahut u evakuua fshehurazi nga Miami pas komplotit iranian për vrasjen e tij -

Netanyahu tregon tmerrin në avion: Piloti goditi me thikë kolegun dhe tentoi ta rrëzonte

September 30, 2026
Banka Qendrore e Skandaleve

Banka Qendrore e Skandaleve

September 30, 2026
Emri/ Drejtori i paraburgimit të Vlorës jep dorëheqjen nga posti dhe zbulon arsyen e vendimit

“Arresti me burg” në fokus, ndryshon Kodi Penal, Karanxha: Paraburgimi është tepruar në Shqipëri

September 30, 2026
Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

September 30, 2026
Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

September 30, 2026
Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

September 30, 2026
Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com