• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Enkelejd Alibeaj i qartë për zgjedhjet 2025, tregon planin: Grup i ri parlamentar, parti e re politike, koalicion me të rinjtë

by S T
26/07/2024 21:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përpara se të marrin vendimin për krjimin e një partie të re antiberishiste, Enkelejd Alibeaj dhe deputetët që e mbështesin do të përpiqen të kuptojnë sa mbështetje kanë tek individë të tjerë me ndikim në shoqëri. Nuk është opsion që Enkelekd Alibeaj të jetë pjesë e një partie që Lulzim Basha mund të krijojë pak muaj më vonë. “Unë nuk jam nga ata që shkoj tek partia e njërit apo e tjetrit. Unë bëj aktet e mia. Lulzim Basha, sot e kësaj dite, vazhdon të jetë pjesë e grupit parlamentar të Sali Berishës. Sot nuk është koha të veprojmë me “nëse”. Koha tani nuk kërkon vonesë, paqartësi, letargji.”- u shpreh i vendosur për t’u shkëputur nga Basha Enkelejd Alibeaj.

Ai është i qartë se vendit i duhet një alternativë e re, por rezervohet të flasë me detaje, përsa kohë nuk ka ende një vendim final. Planet janë ambicioze. Krijim i një grupi parlamentar në shtator, krijim i një partie të re, krijim i një fronti opozitar me parti të reja. “Jemi duke e diskutuar, duke e folur me njëri-tjetrin se cila është mënyra më e mirë për të krijuar një grup përfaqësues, pse jo dhe në parlament! Sa mirë do të ishte! Unë jam për këtë. U kam thënë edhe kolegve se mënyra më e mirë për ne, përveç largimit nga grupi, do të ishte një akt pozitiv, krijimi i një grupi parlamentar.”- tha zoti Alibeaj.

Por a e bëjnë dot grupin, i cili kërkon 7 deputetë? “Do të përpiqemi. Kjo varet sesa individë deputetë do të arrijnë të kuptojnë se kjo është më e mira jo për ta, por për shqiptarët.- u shpreh zoti Alibeaj, i cili, si qëllim ka të bashkëpunojë jo vetëm më ata që quhen antiberishistë, por edhe me partitë e reja, në mënyrë që të përfaqësohen bashkë në zgjedhje. Por deri tani, ky është vetëm një qëllim i pakonkretizuar. “Nuk e them dot sot, por hapat e para janë për të krijuar një grup njerëzish me integritet, të pashantazhueshëm, të cilët, nëse konkuldojnë dhe uroj të konkludojnë edhe për krjimin e një formacioni politik, që të prezantohemi në zgjedhje. 2025 është një ndarje e madhe mes të shkuarës dhe të ardhmes. Njerëzve që e duan ndryshimin u duhet dhënë mundësia për të qenë të përfaqësuar politikisht, për të treguar edhe aftësinë që të bëjmë bashkë edhe partitë e reja apo të tjera që mund të krijohen. Do ta mendojmë dhe besoj se do të arrrijmë në një konkluzion të matur si përgjegjësi historike dhe jo për karrierat tona personale.”- tha Enkelejd Alibeaj në emisionin “Pa Censurë”, në RTSH.

Next Post
“Raste të tilla kishte edhe me BDI”, zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut: Veterani i UÇK duhet të lirohet

“Raste të tilla kishte edhe me BDI”, zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut: Veterani i UÇK duhet të lirohet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kosovës i mungon fati, merr vetëm një pikë në ndaj Izraelit. Ja situata në grup

Kosovës i mungon fati, merr vetëm një pikë në ndaj Izraelit. Ja situata në grup

October 1, 2026
“Kamerat nuk kishin memorie”, zbulohet dëshmia e Hilës në Polici: I vendosa për sigurinë e banesës

“Kamerat nuk kishin memorie”, zbulohet dëshmia e Hilës në Polici: I vendosa për sigurinë e banesës

October 1, 2026
“Ekzekutivi dhe legjislativ janë bërë një”- Ish-prokurori Beci: Relativizim i frikshëm i institucioneve, reforma duhet bërë nga e para

“Çudia e madhe po ndodh…”, Beci ‘shuplakë’ Policisë: Duhej ndërhyrje emergjente!

October 1, 2026
Ish-këshilltari i Berishës: Në PD të gjithë luftojnë për pushtet, më e mira është që secili të bëjë partinë e vet

Sejamini: Shefja e SHISH dyshohet se survejoi të afërmit e dy prokurorëve të SPAK që hetuan Agasin

October 1, 2026
“Kamera të fshehta në vilë”, Karamuço për videot intime: Hila nuk është viktimë, do të gjykohet! Regjistrimi dhe publikimi janë vepra penale

“Kamera të fshehta në vilë”, Karamuço për videot intime: Hila nuk është viktimë, do të gjykohet! Regjistrimi dhe publikimi janë vepra penale

October 1, 2026
Organizata “Bello”/ I dënuar me 10 vite burg për trafik droge, media belge: Eldi Dizdari do të ekstradohet nga Dubai në Bruksel!

Trafikoi 50 ton kokainë, Eldi Dizdari ekstradohet nga Dubai drejt Belgjikës

October 1, 2026
Kodi i ri Penal, Manjani: Na duhet një sistem i bazuar në drejtësi reale dhe jo hakmarrje politike apo fjalë boshe

“Ja kush e ka bërë krimin”, Manjani komenton shpërndarjen e videove intime

October 1, 2026
Publikimi i videove intime, kompozitori Hila paraqitet në Policinë e Tiranës, merret në pyetje

Publikimi i videove intime, kompozitori Hila paraqitet në Policinë e Tiranës, merret në pyetje

October 1, 2026
Publikimi i videove intime online, gazetari jep detaje: Janë identifikuar tetë persona, dyshime për…

Publikimi i videove intime online, gazetari jep detaje: Janë identifikuar tetë persona, dyshime për…

October 1, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe për Kodin e ri: Avokati merr fuqi hetimore, prokurorit i del “konkurrent” përballë.

October 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com