• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Muzika shqiptare është vulgare, turke e përzier me…”/ Elton Deda: Kemi gjetur model të keq, artistët e mirë gjithnjë e më pak

by Java News
27/06/2020 10:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Provokacija” me gazetarin Mustafa Nano ishte i ftuar muzikanti dhe kompozitori i njohur Elton Deda.

Në bisedën e zhvilluar me gazetarin Nano, Elton Deda u shpreh se muzikantët profesionistë dhe të mirë në Shqipëri kanë ardhur duke u pakësuar gjithnjë e më tepër, dhe se gjithnjë e më tepër muzika prodhohet me stil të njëjtë oriental.

Sipas artistit, Shqipëria ka mundësi të prodhojë këngëtarë, dhe artistë të mirë, por se politikat dhe strategjitë nuk janë të duhurat, e si të tilla ato nuk lejojnë të zhvillohen më tej, deri në kapërcim, pse jo, edhe të kufijve.

Për artistin, duhet ndryshuar mentaliteti i muzikës që prodhohet dhe duhet parë drejt civilizimit perëndimor duke prodhuar modele dhe gjëra të reja.

Elton Deda: Ëndrrat tona atë kohë ka qenë që të ishim “Deep Purple” të Shqipërisë apo “Led Zeppelin”, grupe me peshë. Nuk është se jam zhgënjyer, kemi ndjekur linjën tonë nuk kemi bërë shumë kompromis dhe sot e kësaj dite vazhdojmë të marrim frytet e punës tonë. Mendoj që në një moment artisti është edhe ëndërrimtar por bëhet edhe pragmatist. E mira është që idetë në çdo vend i vogël apo i madh, duhet ti thuash.

Mustafa Nano: Ju keni patur një parantezë amerikane, është kohë e humbur apo e fituar?

Elton Deda: Absolutisht kohë e fituar. Çdo eksperiencë mendoj për çdo njeri që del jashtë Shqipërisë, është kohë e fituar është eksperiencë, të sjell me këmbë në tokë.

Mustafa Nano: Në tregjet e mëdha ku ka kompeticion, ai që del në krye është më i zoti, është gjithmonë kështu?

Elton Deda: Në tregun jashtë ka disa parametra dhe të dhëna që nuk të lënë të gabosh plus që varet edhe nga lidhjet dhe mundësitë që ke për të pasur arritje. Unë kam jetuar në New York edhe është një xhungël e vërtetë. Takoja çdo ditë artistë që punonin kamerierë dhe punonin në punë të rëndomta, ditën punonin dhe natën bënin audicione.   

Mustafa Nano: Vitet e fundit kemi patur edhe afirmim të këngëtarëve shqiptarë në botë, siç është Dua Lipa etj…

Elton Deda: Kemi nevojë të jemi në tokën  duhur sepse farën e kemi. Mjafton të tregoj eksperiencën time në “The Voice of  Albania” ku për 3 vjet kam parë çudira. Vajza dhe djem të rinj që këndonin shumë bukur ndaj thashë që e rëndësishme është se në çfarë toke do të mbillet kjo farë, çfarë zone të ujitet, si do kujdesen njerëzit dhe fatkeqësisht në Shqipëri jemi pak ngadalë në këtë pikë. Kjo nuk është ankesë por një realitet që duhet ta pranojmë të gjithë. Është një vend i vogël me mentalitet ballkanik. Këtu ekziston një treg pa lidhje që nuk zhvillohesh dot. Unë e konsideroj këtë pasojë si të ardhur zinxhir gjatë viteve që pas 90’, që nga politika, strategjitë e ndjekura për të ndihmuar artin. Artisti gjithmonë e do një sponsor sepse ka kosto. 

Në momentin që ka një politikë të shëndoshë, e cila krijon një strategji për artin, sigurisht që ka edhe art të mirë, duhet të ketë një strategji të mirë sepse ndryshe do përfundojmë kështu si kemi përfunduar. Ne kemi shumë pak këngë që kanë një poezi të mirë, shumica e atyre që qarkullojnë janë tepër vulgare. Është e frikshme sepse kur flasim për artin, flasim për formën më të lartë të estetikës njerëzore. Tregu i lirë nuk ka nevojë të frenohet, tregu i lirë rregullohet me ndërgjegjësimin edhe të muzikantëve edhe të politikave. Aktivitetet duhet të fillojnë nga morali, në fund të fundit ka shumë moral brenda, arti jep mesazhe përmes tij. Shumica e njerëzve janë të lodhur, të varfër dhe arti jep mesazhe për t’ja pakësuar këto.

Mustafa Nano: Artistë më A të madhe sa mund të jenë në Shqipëri?

Elton Deda: Mendoj që kemi pasur shumë dhe nga viti në vit fillojnë e pakësohen. Pjesa më e madhe e asaj që prodhohet nuk bën. Në çdo klub që shkojnë servilet e njëjta muzikë. Duhet ndryshuar mentaliteti, ka gjëra të reja në këtë botë, ka gjëra shumë të bukura, nuk është vetëm një model. Kemi gjetur model të keq, këngët që dëgjojmë në radio kanë të njëjtin beet, të njëjtin tekst, të njëjtën muzikë, si turke e përzier me otoman dhe kjo nuk është e mirë nëse do shohim civilizimin perëndimor.

g.kosovari

Next Post
Koronavirusi prek mikun e Sandër Lleshajt/ Ministri: S’e besonte, por tani është në vështirësi. Dashtë Zoti që…

Koronavirusi prek mikun e Sandër Lleshajt/ Ministri: S’e besonte, por tani është në vështirësi. Dashtë Zoti që…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulm me thikë në Londër: Katër të plagosur dhe shtatë të arrestuar pas një sherri në Bromley High Street

Sulm me thikë në Londër: Katër të plagosur dhe shtatë të arrestuar pas një sherri në Bromley High Street

September 10, 2026
Nëntë stacione të metrosë së Shën Petersburgut do të shndërrohen në bunkerë

Nëntë stacione të metrosë së Shën Petersburgut do të shndërrohen në bunkerë

September 10, 2026
Tensionet në veri/ Ish-presidenti Thaçi lë qelinë dhe shkon në Kosovë

Thaçi thyen heshtjen për Gjykatën Speciale: E shmangëm Rusinë, sot po paguaj çmimin në lëkurën time!

September 10, 2026
Berisha në SHBA, takimi me shqiptarët në New Jersey: Rama po zbraz Shqipërinë

Berisha flet nga New Jersey: Vendimi ‘non-grata’ ishte lobim korruptiv i Ramës dhe Sorosit

September 10, 2026
“Protestuesit dolën sorra, siç tha Rama”, Basha debat me Çepanin: U rrahën me njëri-tjetrin

“Protestuesit dolën sorra, siç tha Rama”, Basha debat me Çepanin: U rrahën me njëri-tjetrin

September 10, 2026
Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

U kap me armë zjarri dhe jelek antiplumb, arrestohet pronari i një hoteli në Fushë-Krujë

September 10, 2026
Dy anije luftarake moderne në flakë, Ukraina godet flotën ruse në Detin e Zi

Dy anije luftarake moderne në flakë, Ukraina godet flotën ruse në Detin e Zi

September 10, 2026
Akuzat për vilën, vëllai i Tares ndërhyn LIVE: Ka qenë e Iglit, Abazi kërkoi t’ia blinte!

Akuzat për vilën, vëllai i Tares ndërhyn LIVE: Ka qenë e Iglit, Abazi kërkoi t’ia blinte!

September 10, 2026
Doli të blejë një paketë e s’u kthye, 28-vjeçari me motor u mor përpara nga një makinë

Doli të blejë një paketë e s’u kthye, 28-vjeçari me motor u mor përpara nga një makinë

September 10, 2026
Shkodër/Ardi Veliu kritikon ashpër policinë vendore për grupet kriminale e kultivimin e drogës

Trafik armësh? Drejtuesi i KAYO mohon akuzat: Nuk jemi përfshirë! (Çfarë thotë për Ron Yeffet?)

September 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com