• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Muza martire e Gjirokastrës…

by Dorian Koçi
14/08/2017 10:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Dorian Koçi

Musine Kokalari lindi më 10 shkurt të vitit 1917, në Adana, të Turqisë. Në vitin 1921, familja e saj kthehet në Shqipëri dhe vendoset në Gjirokastër, ku Musineja kreu shkollën fillore. Nëntë vjet më vonë, familja Kokalari vendoset në Tiranë.
Në vitin 1937, Musineja mbaroi shkollën e mesme “Nëna Mbretëreshë” dhe më pas shkoi për studime në Universitetin e Romës, në Itali, të cilin e mbaroi shkëlqyeshëm në vitin 1941. Teza e disternacionit të saj ishte “Naim Frashëri”, një studim që vazhdon të mbetet një studim i çmuar në kritikën Naimjane. Musine Kokalari është autorja e parë që nxjerr në pah ndikimin e panteizmit bektashian në veprën e Naim Frashërit, tipar i cili është përmenduar shumë herë më pas në studimet kritike rreth Naimit, por pa e cituar asnjëherë formuluesen e parë të kësaj teze shkencore në kritikën letrare.

Në vitin 1939, ajo botoi librin e saj të parë “Seç më thotë nëna plakë”. Tregimet rrëfenin jetën, doket e zakonet e një qyteti madhështor si Gjirokastra. Ato ishin rrëfime të  një bote që po perëndonte nën transformimet moderniste që po kalonte shoqëria shqiptare, por dhe shumë autentike ku personazhe të tillë si plakat gjirokastrite apo dhe Kako Pino të mbeten në mendje jo vetëm për vërtetësinë e portretizimit të tyre por edhe për leksikun shumë të radhë e të veçantë që përdornin. Vepra e saj është në monument shumë i veçantë leksikologjie, një gurrë ku shumë shkrimtarë të mëvonshëm gjetën frymëzim.

Musine Kokalari ishte një intelektuale që guxonte dhe nuk rrinte duarkryq përballë problemeve të vendit. Edhe pse e diplomuar në Itali, ajo nuk do të pajtohej kurrë me pushtimin italian të Shqipërisë dhe në  vitin 1943, së bashku dhe me disa shokë të tjerë formuan Partinë Socialdemokrate. Aktiviteti i saj politik është një vlerë e shtuar për të majtën shqiptare, pasi tregon se monopolin e rezistencës kundër pushtimit të vendit dhe regjimit fashist, nuk e kishin vetëm komunistët  por edhe rryma të tjera brenda së majtës shqiptare.

Një vit më vonë, me përpjekjen e saj, doli numri i parë i gazetës “Zëri i Lirisë”. Në vitin 1944, botoi librin e saj të dytë “Rreth vatrës”, ndërsa më 12 nëntor të po këtij viti u pushkatuan vëllezërit e saj, Muntaz e Vesim Kokalari. Ata ishin viktima të pushkatimeve pa gjyq të 60 vetave, intelektualë e njerëz të shquar të ellitës shqiptare për të cilët Gogo Nushi në Pleniumin e Beratit 23-27 nëntor, do ta pranonte se ishin pushkatuar pa pasur asnjë faj. Katër ditë më vonë e arrestuan dhe Musinenë, të cilën e mbajtën 17 ditë në burg. Në janar të vitit 1945, u botua libri i tretë i Musine Kokalarit “Sa u tund jeta”. Më 23 janar të vitit 1946, ajo u arrestua për së dyti nga forcat e Mbrojtjes së Popullit e gjyqi e dënoi me 20 vjet heqje lirie. Në vitin 1961, e nxjerrin nga burgu dhe e internuan në Rrëshen, ku dhe doli në pension me gjysmë page. Në vitin 1981, sëmuret nga sëmundja e kancerit, që dy vjet më pas do ta largonte përgjithmonë nga jeta. Ajo ka për të mbetur intelektualja më kurajoze dhe ikonë e opozitës shqiptare antikomuniste. Në gjyq ajo do të shprehej me një guxim të pashoq intelektual e njerëzor se “Unë nuk kam nevojë të jem komuniste të dua vendin tim. E dua vendin tim edhe pse nuk jam komuniste. Unë e dua përparimin e saj. Ju mburremi se keni fituar luftën, dhe tani ju jeni fituesi qe doni të shuani ata që ju i quani kundërshtarë politikë. Unë mendoj ndryshe nga ju, por unë e dua vendin tim. Ju jeni duke më ndëshkuar për idealet e mia!”

*Muza është pseudonimi letrar i përdorur nga Musine Kokalari në shtypin e viteve 30′

Bibliografi:

Musine Kokalari.Vepra 1 dhe 2. Përgatiti për botim Novruz XH. Shehu

Next Post
Këto janë ushqimet më të mira për zemrën

Këto janë ushqimet më të mira për zemrën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Reshjet e dendura të shiut në Tiranë, Veliaj apel qytetarëve: Të evitojmë lëvizje të panevojshme!

“Java nis me reshje, më pas diell dhe ftohtë”, meteorologia: Ja kur temperaturat do të ulen nën zero

November 2, 2026
Rritja e tatimit mbi dividendin, Tatimet do të trajtojnë si shpërndarje fitimi dhe huatë për ortakët

Rritja e tatimit mbi dividendin, Tatimet do të trajtojnë si shpërndarje fitimi dhe huatë për ortakët

November 2, 2026
Trump për luftën me Iranin: Ose do të bëjnë marrëveshje, ose do ta përfundojmë ne

Trump për luftën me Iranin: Ose do të bëjnë marrëveshje, ose do ta përfundojmë ne

November 2, 2026
Shtetet me nxënësit më të zgjuar në botë për vitin 2026, Shqipëria në vend të 47-të, lë pas rajonin

Shtetet me nxënësit më të zgjuar në botë për vitin 2026, Shqipëria në vend të 47-të, lë pas rajonin

November 2, 2026
Franca nxjerr në treg 10 milionë fuçi naftë nga rezervat strategjike, kompanitë ulin çmimet e karburantit

Franca nxjerr në treg 10 milionë fuçi naftë nga rezervat strategjike, kompanitë ulin çmimet e karburantit

November 2, 2026
Protestat/ Rama publikon videon, tjetër thirrje studentëve për dialog

Protestat/ Rama publikon videon, tjetër thirrje studentëve për dialog

November 2, 2026
Reshje shiu dhe dëbore, çfarë na pret në 3 ditët e ardhshme?

Moti i paqëndrueshëm gjatë ditës së sotme, reshje shiu dhe shtrëngata në disa zona të vendit

November 2, 2026
Tragjedi në Florida, 9 viktima nga rrëzimi i avionit privat, detaje tronditëse nga komunikimet e fundit të pilotit

Tragjedi në Florida, 9 viktima nga rrëzimi i avionit privat, detaje tronditëse nga komunikimet e fundit të pilotit

November 2, 2026
Erdogan mbërrin në Korenë e Jugut, pritet të zhvillojë bisedime me presidentin e vendit

Erdogan mbërrin në Korenë e Jugut, pritet të zhvillojë bisedime me presidentin e vendit

November 2, 2026
FBI akuzon Korenë e Veriut për vjedhjen e mbi 6 miliardë dollarëve nga Binance

FBI akuzon Korenë e Veriut për vjedhjen e mbi 6 miliardë dollarëve nga Binance

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In