• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Mustafa: VV mund të shkaktojë incidente me një vend të NATO-s, Malin e Zi

by Aalison Pearse Stevens
01/07/2016 09:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri i Kosovës ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook rreth demarkacionit, ku argumenton se ky proces është në rregull dhe se duhet të kryhet si obligim, ngaqë rrezikojmë liberalizimin e vizave.Ai ka thënë se askush ende nuk është lajmëruar dhe të tregojë se ka tokë të humbur, transmeton Koha.net.

Mustafa gjithashtu përmend edhe aksionin e Vetëvendosjes, me vendosjen e tabelës mirëseardhëse të Kosovës në vendin ku ata pretendojnë se është kufiri.

“Ndërkaq ekziston , po ashtu, rreziku që Kosova të futet në një cikël ku individët mund të shkaktojnë incidente kufitare me një vend mik, anëtar të NATO-s”, thotë Mustafa.

Më poshtë lexoni të plotë postimin e kryeministrit Mustafa:

Kosova duhet ta bëjë shënimin e kufirit me Malin e Zi. Kundërshtarët e demarkacionit, të cilët herë thonë se Kosova i humbi 12,000 e herë 8,000 hektarë duhet të tregojnë se kush ishte zotëruesi i këtyre hektarëve të humbur.

Sot e kësaj dite, asnjë qytetarë i Rugovës nuk e dëshmoi se një metër katrorë tokë e tij, e cila është administruar deri tani në Kosovë, ka kaluar në Mal të Zi. Asnjë kompani private as publike, asnjë agjension qeveritar dhe as Komuna e Pejës.

Nëse nuk është zvogëluar Komuna e Pejës, dhe zyrtarët e kësaj komune thonë se ajo nuk është zvogëluar por i ka rreth 602.8 km katror, atëherë ku u gjetën këta hektarë të humbur. Kosova nuk ka edhe një komunë ndërmjet Pejës dhe kufirit me Malin e Zi.

Ndërkaq, nëse siç pretendojnë disa gjeograf, është humbur një tokë e cila ka qenë as e Kosovës dhe as e Malit të Zi, atëherë edhe në këtë rast nuk mund të thuhet se është humbur tokë e Kosovë, por shansi për të marrë një tokë. Por po ashtu është një e pavërtetë e madhe se ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi ka pasur tokë të askujt.

Është jo racionale dhe e dëmshme që kufiri të caktohet me kutin e patriotëve dhe tradhtarëve. Me këtë kut ne mund të flasim për kufirin këndej, jo andej në Mal të Zi. Sepse atje në dhjetëditëshin e parë të korrikut do të jetë kufi me një vend të NATO-s.

Qytetarët tanë dhe përfaqësuesit e tyre në Kuvend duhet ta dinë qartë se demarkacioni është një obligim yni para bashkësisë ndërkombëtare, obligim edhe për liberalizim të vizave. Nuk është çmim për liberalizim, sepse askush nuk e ka argumentuar asnjë metër te territorit të Kosovës se po jepet për viza.

Por nëse nuk bëhet demarkacioni Kosova do të humb shansin për të lëvizur pa viza. Ndërkaq ekziston , po ashtu, rreziku që Kosova të futet në një cikël ku individët mund të shkaktojnë incidente kufitare me një vend mik, anëtar të NATO-s, referon Koha.

Procesi i demarkacionit nuk përmbyllet me ratifikimin e tij, në çdo rast kur dikush në Kosovë argumenton se ka bazë ligjore për të kërkuar korrigjim, kjo mund të bëhet , në harmoni edhe me deklarimin e Malit të Zi. (b.an)

Next Post

Maliq/ Sekuestrohen armë dhe municione, prangoset 39-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nahaylo ngre alarmin: Ja si Rusia synon të zgjerojë ndikimin e saj në Ballkan

Nahaylo ngre alarmin: Ja si Rusia synon të zgjerojë ndikimin e saj në Ballkan

July 27, 2026
Rumania dëbon ambasadorin rus, Bukureshti e shpall “person të padëshiruar” pas rrëzimit të dronëve

Rumania dëbon ambasadorin rus, Bukureshti e shpall “person të padëshiruar” pas rrëzimit të dronëve

July 27, 2026
BE gati të ndryshojë rregullat e lojës, në shqyrtim plani për të kufizuar veton pas përplasjeve për sanksionet ndaj Rusisë

BE gati të ndryshojë rregullat e lojës, në shqyrtim plani për të kufizuar veton pas përplasjeve për sanksionet ndaj Rusisë

July 27, 2026
“Mos bëj cubin me administratën”, Manjani kritikon Shehajn: Dokumentet u grabitën me dhunë

“Mos bëj cubin me administratën”, Manjani kritikon Shehajn: Dokumentet u grabitën me dhunë

July 27, 2026
Shënim/ Heshtja cinike e grave të opozitës për aktin e rëndë të Agron Shehajt ndaj një gruaje

Shënim/ Heshtja cinike e grave të opozitës për aktin e rëndë të Agron Shehajt ndaj një gruaje

July 27, 2026
SHBA-Iran, tensionet mbeten të larta! Teherani mbyll derën e bisedimeve, Hormuzi vijon i bllokuar

SHBA-Iran, tensionet mbeten të larta! Teherani mbyll derën e bisedimeve, Hormuzi vijon i bllokuar

July 27, 2026
“Shkelje e Kushtetutës dhe arrogancë”, analisti kritikon miratimin e huasë me SHBA-në

“Shkelje e Kushtetutës dhe arrogancë”, analisti kritikon miratimin e huasë me SHBA-në

July 27, 2026
Gazetari për marrëveshjen me SHBA-në: Opozita po bën teatër, por mazhoranca duhej t’i jepte edhe një javë kohë

Gazetari për marrëveshjen me SHBA-në: Opozita po bën teatër, por mazhoranca duhej t’i jepte edhe një javë kohë

July 27, 2026
Terrori në Paris! Sulmoi me thika tre gra në rrugë, 31-vjeçari: Më urdhëroi Allahu ta bëj!

Terrori në Paris! Sulmoi me thika tre gra në rrugë, 31-vjeçari: Më urdhëroi Allahu ta bëj!

July 27, 2026
“Nuk publikohen shifrat”, alarm në Uashington për stokun e raketave amerikane në përballjen me Iranin

“Nuk publikohen shifrat”, alarm në Uashington për stokun e raketave amerikane në përballjen me Iranin

July 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In