• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Motra e Rey Manajt, bukuroshja tifoze dhe kritike e vëllait: Është si Ibra (FOTO)

by A R
01/11/2015 10:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Alvi Manaj, motra e sulmuesit të Interit, Rey, ka rrëfyer në një intervistë me “Panorama Sport” marrëdhëniet me vëllain, suksesin e të cilit po e shijon së tepërmi. Katër vjet më e madhe se 18-vjeçari kuqezi, të cilit i ka vënë emrin, ajo është kritike e fortë e djaloshit të ri, për ta nxitur të përmirësohet vazhdimisht. Alvi është tifoze e Zlatan Ibrahimoviç dhe tipare të suedezi sheh edhe te vëllai i saj, nga loja dhe karakteri, ndonëse thotë me të qeshur se “Rey nuk është aq zevzek sa Ibra”.

motra1

Manaj tani luan tek Interi, një skuadër që do ta ëndërronte çdo 18-vjeçar, por Alvi thotë se nuk i është rritur mendja, përkundrazi: “Mendoj që ai është vërtet shumë i lumtur, edhe pse nuk e shpreh. Nuk është bërë aspak mendjemadh, madje tani ka akoma më shumë dëshirë dhe vullnet për të punuar më fort për të realizuar qëllimet e tij. Është i kënaqur, por sigurisht po punon më shumë për të siguruar më shumë minuta në fushën e lojës, për të treguar se sa vlen, pasi ai akoma nuk ka treguar asgjë”.

motra3

Ajo zbulon edhe se të gjithë familjarisht kanë qenë tifozë të Interit që para se Rey të shkonte atje, por sqaron se nuk ishte tifozllëku shkaku që Manaj vendosi të shkonte në klubin zikaltër.

motra2

Në miqësoret e nëntorit, Manaj do të vishet kuqezi, i thirrur nga De Biasi, me të cilin lojtari pati një incident që u mbyll shpejt. “Mendoj që e gjithë situata që u krijua ishte keqkuptim. Të dyja palët u keqkuptuan për një koment të trajnerit në një emision, e më pas keqinterpretimi që shokët ia përcollën atij, i cili u tregua impulsiv dhe reagoi në atë mënyrë që nuk duhej, pasi ishte në dëm të tij. Por, e gjitha tashmë ka mbetur pas dhe Rei ka një marrëdhënie shumë të mirë me De Biazin. E kemi vlerësuar shumë mirëkuptimin e tij, një trajner dhe njeri më shumë se profesionist. Im vëlla është shumë i lumtur për mbështetjen e tij, e ka kuptuar gabimin dhe shpresoj që të mos përsëriten më në të ardhmen, sepse ai mbetet i dëmtuar. Nuk dua të flas si motra e tij për këtë, mirëpo, në rast se i jepet mundësia, le ta tregojë veten në fushë, të shohin sa vlen. Në këtë mënyrë do të fitojë edhe më shumë respektin e De Biazit dhe të tifozëve. Mundësitë pa meritë mua nuk më pëlqejnë…”.

motra5

Next Post

Arbana tek Ermali, për seksin: E bëjmë shpejt kur fle çuni (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkodër/ Kontrolle me dron, radar e makina inteligjente, pezullohen 9 leje drejtimi, 2 shoferë në pranga

Shkodër/ Kontrolle me dron, radar e makina inteligjente, pezullohen 9 leje drejtimi, 2 shoferë në pranga

September 20, 2026
Berisha mbledh drejtuesit politikë të qarqeve, çfarë u diskutua mes demokratëve

Armiqtë imagjinarë dhe shënjestra e prishur e opozitës

September 20, 2026
Rama: Krijojmë shoqata lokale për mbrojtjen e territoreve turistike. Rrisim partneritetin me komunitetet lokale

Rama: Krijojmë shoqata lokale për mbrojtjen e territoreve turistike. Rrisim partneritetin me komunitetet lokale

September 20, 2026
Çelen Lojërat Aziatike 2026

Çelen Lojërat Aziatike 2026

September 20, 2026
Atentati në Sarandë/ Banorja rrëfen momentet e panikut: Ishim brenda, dëgjuam 6 të shtëna…

Atentati në Sarandë/ Banorja rrëfen momentet e panikut: Ishim brenda, dëgjuam 6 të shtëna…

September 20, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 21 Shtator 2026

September 20, 2026
Atentati në Sarandë, këmbësori që mbeti i plagosur niset drejt Tiranës me helikopter

Atentati në Sarandë, këmbësori që mbeti i plagosur niset drejt Tiranës me helikopter

September 20, 2026
Menaxhimi i fluksit dhe siguria në kufi, Demo dhe Hita në Rinas: 9.2 milionë turistë në 8 muaj

Menaxhimi i fluksit dhe siguria në kufi, Demo dhe Hita në Rinas: 9.2 milionë turistë në 8 muaj

September 20, 2026
Ekzekutimi i Artan Myrtajt, historia e një zinxhiri kriminal që prej 2025-ës! Nga plagosja te tritoli dhe hakmarrjet

Ekzekutimi i Artan Myrtajt, historia e një zinxhiri kriminal që prej 2025-ës! Nga plagosja te tritoli dhe hakmarrjet

September 20, 2026
VIDEO / “Për Enverin yll e dritë…”, ja si e manipuloi Saimir Korreshi rrëfimin e Flora Ngucajt

VIDEO / “Për Enverin yll e dritë…”, ja si e manipuloi Saimir Korreshi rrëfimin e Flora Ngucajt

September 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com