Samantha Markle ka sulmuar motrën e saj Meghan Markle, duke thënë se “Princ Harry duhet të ishte martuar me ish-en e tij, Cressida Bonas”.
Me anë të një postimi në Twitter, Samantha e ka etiketuar Dukeshën e Sussex si “Dukesha e Nonsense” dhe se princeshë Diana do ndihej e turpëruar nëse do ishte gjallë.

Ajo gjithashtu akuzoi Princin Harry se u përul para gruas së tij të re dhe e quajti atë një njeri të dobët.
“Harry është një njeri i dobët që lejoi Dukeshën e ‘Nonsense’ të nëpërkëmbë njerëzit që e rrethojnë, sidomos familjen e saj”, shkruan Samantha.
Meghan dhe gjysmë-motra e saj Samantha nuk kanë folur për vite. Kjo e fundit gjithmonë e ka kritikuar aktoren./a.m.











