• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Xhafaj në Londër: Lufta ndaj krimit është prioritet për Shqipërinë

by Java News
09/07/2018 20:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Londër të Mbretërisë së Bashkuar u mbajt një takim i parë i Ministrave të Brendshëm, të vendeve pjesëmarrëse të ‘Procesit të Berlinit’ dhe Bullgarisë (si vendi pritës i Samitit të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, të 17 majit).

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj vlerësoi organizimin e Samitit, si një mundësi për të diskutuar dhe dakordësuar forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit rajonal.

“Shqipëria, e konsideron luftën kundër krimit të organizuar si prioritet thelbësor dhe për këtë është duke ndjekur një qasje gjithëpërfshirëse dhe ndër-institucionale, e mishëruar në një Task Force Speciale, (e ngjashme me modelin Table Mate në Mbretërinë e Bashkuar), e cila bën bashkë të gjitha agjencitë relevante brenda vendit, të ngarkuara me përgjegjësi ligjore në këtë drejtim. E parë në kontekstin e mësipërm, jemi duke thelluar bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë, britanikë, gjermanë, italianë, austriakë dhe agjencitë ligj zbatuese të këtyre vendeve. Jo për shkak se ndodhem këtu në Londër, por bashkëpunimi me autoritetet britanike dhe me NCA është një ndër modelet qe ne duam të ndjekim në organizimin e strukturave tona në këtë fushë”, u shpreh Ministri Xhafaj.

Ministri i Brendshëm evidentoi gjatë fjalës në Samit, rezultatet e Task Forcës Speciale për identifikimin dhe arrestimin e një sërë grupesh kriminale me rrezikshmëri të lartë, përfshi edhe hetimin e aseteve të tyre.

Një tjetër prioritet i Qeverisë dhe Ministrisë së Brendshme është lufta kundër terrorizmit, e këtu sipas Xhafaj, Shqipëria është kontributore e palodhshme në përpjekjet globale për parandalimin dhe luftën kundër terrorizmit.

Ministri i Brendshëm ri-solli në vëmendjen e Ministrave të Brendshëm propozimin për ngritjen e Qendrës Rajonale të Bashkëpunimit Policor, bërë më herët në takimin e Triestes vitin e kaluar.

Ai shtoi se forcimi i sigurisë në Ballkan kërkon padyshim vijimin pa hezitim të procesit të integrimit Evropian, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga Ministria e Brendshme.

“Unë besoj se kjo është në interes të rajonit dhe i shërben më së miri interesave që lidhen me sigurinë e kontinentit evropian. Nuk mund të ketë Evropë të fortë në përballimin e sfidave të sigurisë, krimit të organizuar dhe terrorizmit, pa Ballkanin e përfshirë në proceset integruese”, tha Ministri Xhafaj.

Në fund të punimeve të Samitit të Londrës, palët pjesëmarrëse miratuan një deklaratë, në krye të së cilës ishte angazhimi për përballjen e përbashkët me kërcënime të sigurisë, përfshirë krimin e organizuar, ekstremizmin e dhunshëm, terrorizmin dhe financimin e terrorizmit, korrupsionin, pastrimin e parave, trafikimin e qenieve njerëzore, kontrabandimin e migrantëve, trafikimin e armëve dhe drogave si dhe kërcënimet ndaj sigurisë kibernetike.

Ministrat e Brendshëm pranuan se këto kërcënime janë transnacionale dhe kërkohet thellimi i bashkëpunimit rajonal dhe ngritjen e nivelit të reagimit kolektiv.

Në deklaratë pranohet progresi i bërë në forcimin e kësaj përgjigjeje të përbashkët dhe u sigurua përkrahje e iniciativave për sigurinë dhe migracionin. Palët dakordësuan bashkëpunimin midis institucioneve të zbatimit të ligjit në fushën e shkëmbimit të informacionit.

Ministri Xhafaj pati takime me homologë të vendeve të rajonit gjatë punimeve të Samitit.

Samiti i ardhshëm do të mbahet në vitin 2019, në Varshavë të Polonisë. /b.d

Next Post
Aksident i rëndë në Bulqizë, një i plagosur rëndë drejt Tiranës

Elbasan/ Tentoi të kalonte rrugën, këmbësori përplaset nga makina

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Krimi në familje/ Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, LVV nis mbledhjen e nënshkrimeve për seancë të jashtëzakonshme në Kuvend

October 26, 2026
Rrjedhja e gazit nga bombula e gatimit në një apartament alarmon banorët, zjarrfikësit shmangin tragjedinë! (VIDEO)

Rrjedhja e gazit nga bombula e gatimit në një apartament alarmon banorët, zjarrfikësit shmangin tragjedinë! (VIDEO)

October 26, 2026
Investigimi i Fox News: Si koordinohen protestat nga Parisi në Tiranë, planifikohen ‘valë’ të reja…

“Vandalët paguajnë!”- Masat e reja për dhunën, Macron kërkon gjoba deri në 10 mijë euro edhe për protestuesit që s’i kanë shkaktuar vetë dëmet!

October 26, 2026
Rusia kap dy agjentë ukrainas: Po përgatisnin sulm me dron ndaj mbrojtjes ajrore të Moskës

Rusia kap dy agjentë ukrainas: Po përgatisnin sulm me dron ndaj mbrojtjes ajrore të Moskës

October 26, 2026
Mblidhet grupi parlamentar i PS, i pranishëm edhe Rama! Kryeministri mbërrin në Kryesinë e Kuvendit, ja çfarë pritet të diskutohet (VIDEO)

Mblidhet grupi parlamentar i PS, i pranishëm edhe Rama! Kryeministri mbërrin në Kryesinë e Kuvendit, ja çfarë pritet të diskutohet (VIDEO)

October 26, 2026
Sulme masive me raketa e dronë në Ukrainë, 6 të vrarë dhe 9 të plagosur në dy qytete -

Lufta Rusi-Ukrainë, sulme me dronë dhe raketa nga të dyja palët! Dy të vrarë dhe dhjetëra të plagosur

October 26, 2026
“Investimet janë në rrezik!”- Dhoma Amerikane e Tregtisë, apel për mbrojtjen e pronës: Të garantohet siguria e saj!

Dhuna në protestën e të dielës, Policia shpall në kërkim 20 persona, mes të arrestuarve edhe një shtetas gjerman!

October 26, 2026
“Unë bëj marrëveshje të mira, jo si Obama”/ Trump: Askush nuk e di se çfarë përmban pakti me Irani

Zgjedhjet në Izrael, Trump mbështet fuqishëm mikun e tij Netanyahu: Votoni Bibin, duhet të përfundojmë punën që nisëm!

October 26, 2026
Për t’u sjellë njerëzisht me kafshët shtëpiake

Për t’u sjellë njerëzisht me kafshët shtëpiake

October 26, 2026
Vaksina eksperimentale kundër kancerit provokon përgjigje imune te disa pacientë

Alarmi për kujdes/ Aplikimi i vaksinës antigrip, 6500 doza të shpërndara në qendrat shëndetësore të Gjirokastrës!

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In