Një person është aksidentuar në Elbasan teksa tentonte të kalonte rrugën.
E.K, 56 vjeç, ishte duke ecur në lagjen “Kala”, teksa u përplas nga një makinë “Opel”.
Drejtuesi i makinës, E.H, është shoqëruar në polici për t’u marrë në pyetje.
Ndërkohë, i aksidentuari u transportua për në spital dhe aktualisht ndodhet nën monitorimin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit./a.m.